(Pa)kënaqësia zgjedhore
Ndonëse kemi më shumë se njëzet vite eksperiencë me pluralizmin politik, nga rrjedhat e ngjarjeve të fundit, sikur vërehet se ende nuk e kemi kuptuar një fakt. Ky fakt është se pluralizmi i shëndoshë nuk duron mosrespekt të vërdiktit të qytetarit.
Po në kontekst të pluralizmit ekziston edhe ana tjetër e medaljes. Në këtë eksperiencë njëzet vjeçare, kemi pas zgjedhje të kohëpaskohshme dhe kurrë njëherë nuk kam vërejt që të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në garën zgjedhore, që pas saj të jenë ndarë të gjitha të kënaqura. Normalisht, kënaqësia apo pakënaqësia pas zgjedhjeve është fenomen i cili ndodhë gjithandej nëpër botë. Mirëpo, në boten e civilizuar e demokratike spektri politik i angazhuar në jetën politike të shtetit para se gjithash respekton faktin që vendi duhet të ec përpara. Nga kjo gjë vije edhe përparimi i shtetit.
Participimi i shqiptarëve në spektrin politik përmes subjekteve politike të tyre, patjetër që dëshmon angazhimin e tyre në jetën demokratike, e posaçërisht në avancimin e pozitës e të statusit të shqiptarëve në çdo vend ku ata jetojnë aktualisht. Është ky një fakt i pamohueshëm, mirëpo përderisa ky participim në jetën politike nuk bëhet në mënyrën e duhur, e para së gjithash duke respektuar demokracinë e mirëfilltë, asgjë nuk do të shkojë si duhet.
Ripërsëritja e zgjedhjeve në Kosovë dhe atë me disa episode, më pas mosnjohja e zgjedhjeve në Shqipëri nga njëra palë e angazhuar në jetën politike të vendit, eskalimi i dhunës në Tiranë e të gjitha këto kanë vetëm një emërues të përbashkët. Drejtuesit e subjekteve politike të të gjithë spektrit politik shqiptarë duan ta kenë ata bajrakun. Që duan ta kenë ata bajrakun, nuk ka të keqe asgjë këtu, por civilizimi dhe demokracia e shekullit tonë i ka disa rregulla të cilat janë parakusht për të marrë bajrakun, secili drejtues i subjekteve politike. Edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri por edhe në hapësirat tjera ku shqiptarët jetojnë, si në Shkup, Ulqin, Preshevë e të tjera vende, zgjedhjet e lira e demokratike janë fundament i cili e pastron jetën politike të vendit.
Për gjendjen aktuale në jetën politike të hapësirës shqiptare, janë votuesit dhe subjektet politike shqiptare që kanë vendosur të jetë kështu. Si në Kosovë, në Shqipëri e hapësirat tjera ku shqiptaret jetojnë, shumica ka vendosur që të drejtohen nga këto garnitura qeveritare. Të tentosh të marrësh pushtetin me dhunë nga se e vlerëson se nuk qenka pushtet i duhur, ky për të cilin e ka dhënë besimin populli është marrëzi.
Sot, qoftë në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Shkup e Ulqin tek një numër i konsiderueshëm i spektrit politik aktiv apo joaktiv, ekziston një mendim që në një moment të caktuar do të intervenoi bashkësia ndërkombëtare për të na i rregulluar punët. Një mendim të tillë e konsiderojë hiç më pak se naivitet. Bashkësia ndërkombëtare do të na ndihmojë po që se ne do t’i ndihmojmë vetës tonë.
Për mua nuk paraqet problem formimi i qeverisë së Kosovës me vonesë, nga se nuk është vetëm vendi ynë pa qeveri. Rekordin e vonesave për formimin e qeverisë në Evropë, nuk e ka Republika e Kosovës, por Belgjika e Holanda e në rajonin tonë Bosnje dhe Hercegovina. Kjo më le të kuptojë që mosformimi i menjëhershëm i qeverisë nuk e ulë as nuk e ngrit imazhin, mirëpo puna e bërë nga ajo qeveri e formuar mund të ndikojë në imazhin e vendit tonë. Shqiptarët ku do që janë kanë shumë më shumë obligime tjera se sa kënaqësia apo pakënaqësia pas zgjedhjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3