LAJMI I FUNDIT:

Rritet FSK-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës shënoi dyvjetorin e themelimit, ndërsa për herë të parë pjesëtarët e saj ishin rreshtuar të armatosur me armë të reja sipas standardeve të NATO-s, për nder të ditëlindjes. Edhe pse ende nuk i ka arritur kapacitetet e duhura të funksionalizimit, kjo forcë ka shënuar progres të dukshëm në shumë drejtime.

Në janar të 2009-ës, nisi veprimtarinë e saj një forcë e re e krijuar në bazat e një “ushtrie” demokratike dhe profesionale. Një forcë e hapur dhe e barabartë për të gjithë të interesuarit që dëshironin të bëhen pjesëtarë të këtij institucioni. Pa dyshim ishte ndjenjë e mirë të shohësh uniformën ushtarake të Kosovës të angazhuar në gjithë territorin e Kosovës duke shërbyer me plot përgjegjësi. Dyvjetori, FSK-në e gjen të pavarur dhe krejtësisht apolitike, e gjen multietnike dhe demokratike.

FSK e monitoruar nga KFOR-i, padyshim që është duke bërë përparim në profesionalizimin në raste të fatkeqësive natyrore dhe detyrave të tjera sfiduese. Gjatë vitit që lamë pas, Njësiti për Kërkim-Shpëtim i FSK-së udhëtoi për në Shkodër të Shqipërisë për të shpëtuar jetë njerëzish nga përmbytjet e ujit. Këta pjesëtarë, vërtet kanë arritur dy objektiva në këtë mision: ata shpëtuan jetën e shumë njerëzve që duhej të evakuoheshin. Por, ata gjithashtu kanë vepruar si ambasadorë të vërtetë të Kosovës, duke treguar angazhimin, disiplinën dhe profesionalizmin.


Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha vendet fqinje, përveç me Serbinë. Ndërkaq, janë në draftim e sipër edhe marrëveshje të tjera me vendet e BE-së dhe të rajonit. Nuk duhet harruar asnjëherë ndihma e shumë shteteve të huaja dhënë FSK-së me qëllim të forcimit.

21 janari tashmë quhet edhe “Dita e Hapur”, tradicionalisht e shpallur si ditë në të cilën të gjithë qytetarët e Kosovës kanë mundësi të vizitojnë repartet e FSK-së në të gjitha kazermat e Kosovës për t’u njohur me punën dhe aktivitetin e kësaj force. FSK aktualisht ka 2 147 pjesëtarë aktivë, ndërsa është në fazën e rekrutimit të pjesës rezervë.

Pavarësisht përparimeve që janë bërë në këtë drejtim, FSK ka disa mangësi. E para është mungesa e ligjit për pensionimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe mosrealizimi i tërësishëm i buxhetit.

Struktura udhëheqëse e FSK-së duhet të punojë me përkushtim së bashku me të gjithë oficerët, dhe të gjithë partnerët vendorë e ndërkombëtarë që brenda afateve të përcaktuara të arrihen Kapacitetet e Plota Operacionale, si një forcë operacionale, e bashkuar, e vetëqëndrueshme, fleksibile dhe profesionale, e cila do të jetë e aftë t’i realizojë detyrat e saj brenda dhe jashtë vendit.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori