Për gjenocid, kush duhet të kërkojë dëmshpërblim?
Greqia Fashiste këto ditë kërkon dëmshpërblim nga Gjermania, ndërsa Shqipëria mbyll sy e vesh për gjenocidin që e ka ushtruar Greqia që nga vitet 1913 e deri më 1945 ndaj popullit të pafajshëm çam. Për këtë politika shqiptare, në përgjithësi, është një politikë pothuaj paksa e çuditshme ,e cila vuan nga politikëbërsitë e saj. Sepse kësaj elite të çuditshme i mungon vizion i qartë kombëtar dhe shtetëror, madje sikur ka hequr dorë nga e drejta që i takon, sikur ka humbur interesin kombëtar e njerëzor, sikur kombi shqiptar është lindur i rastësishëm nëpër kaçuba mali.
Ky injorim i këtyre politikëbërsëve shqiptarë, që po bëhet kohëve të fundit në trojet shqiptare, është një tmerr. Në vend se të merremi me ata që po merren me neve dhe po na vjedhin historinë, e po na i copëtojnë trojet, po na degradojnë si popull përmes miqve të tyre, siç është rasti më i freskët i Dik Martit, apo i shumë Dik Martave të tjerë. Kjo po ndodh thjesht për fajin e politikës ditore, e cila po shkel mbi gjakun dhe ndërgjegjen kombëtare, ndërsa të tjerët gjejnë këtë hapësirë për të na fyer si popull, sepse në Shqipëri, Kosovë dhe tek shqiptarët që administrohen nën juridiksionin e Maqedonisë ka hyrë thika në mes tyre, jo që kjo bëhet për interes kombëtar, por thjesht për interes karrige e përfitimi personal. Këtë të ligë nuk e meriton kombi ynë, e aq më pak nga ju, or politikëbërës të tij.
Duke vështruar situatën e tanishme të mjerë kudo në trojet shqiptare, pa dashje më nxiti të shkruaj një reagim, që kishte të bëjë me fushatën e qeverisë Greke, më 15 janar 2011, e cila kishte vendosur të përkrahë një grup qytetarësh që kishin ngritur një padi kundër Gjermanisë, për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ku, kinse, gjatë kësaj lufte forcat naziste kishin kryer masakra mbi grekët. Shih për këtë, kjo qeveri greke, e cila udhëhiqet me mentalitetin e vjetër, mentalitetin fashist, sot kërkon me ngulm që dëmshpërblim për masakrën e kryer nga forcat naziste t’i paguajë sot populli, Gjermania.
Sikur këtë dëmshpërblim ta kishte kërkuar qeveria shqiptare nga Greqia fashiste, do të ishte një kërkesë e drejtë dhe e pamohueshme që i takon rikthimin e trojeve dhe pagimin i dëmshpërblimin për krahinën e Çamërisë, e cila pushtohet në mënyrë gjenocidale, më 23 shkurt 1913, nga Greqia fashiste, ku edhe fëmija i palindur kishte përjetuar në barkun e nënës thikat e xhelatëve të fashizmit grek.
Kjo qeveri, jo që nuk e merr përsipër këtë gjenocid të ushtruar mbi popullatën e pafajshme Çame, njëkohësisht të kërkojë falje, por përkundrazi pretendimet e saja të kalbura e fashiste kanë krijuar rrethana të pista dhe të mundimshme, e pothuaj edhe me përkrahjen e qeverisë shqiptare, të fshijë nga memoria dhe kujtesa historike gjenocidin e bërë.
Realiteti çam nuk është vullnet i një politike, as një përpjekje e një qeverie fashiste, por është një pjesë që ka mbetur në mendjen e popullit dhe në shpirtin e tij çlirimi dhe rikthimi në bashkimin me Shqipërinë. Meqë këtë pjesë të lavdishme e të dhimbshme e ka udhëhequr dikur mbreti i parë, Therporti, me origjinë Pellazge, që Pelasgo-Ilirët ishin banorët e hershëm të Çamërisë. Po ashtu trimëria e Pirros, që mendohet se është i afërm i Aleksandërit, na bën të mburremi me heroin e shquar të Çamërisë.
Nuk mund të fshihej nga memoria tërë një histori e lavdishme e Çamëve dhe t’i lihet Greqisë fashiste pa e përmendur fare, kur dihet se po më 1449 Çamëria pushtohet nga perandoria osmane, po ashtu luftërat e zhvilluara në mes çamëve dhe osmanëve, më 1611-1803, ndërsa më 1750 sipas historiografisë kemi një regjion që përbëhet nga banorët Sulit që përfshijnë diku prej 60 fshatrave. Çamëria ishte dhe mbeti njëra ndër ato pjesët e Janinës, nga katër vilajetet Shqiptare.
Sikur sot këtë pjesë të ndjeshme politika ditore për interesat e saj personale e ka lënë në mëshirën e kohës, por edhe përpjekjet e tyre shkojnë aq larg që të shlyhet nga memoria, kinse se tashmë ne po hyjmë në Evropë dhe kjo pjesë nuk na duhet.
Po a nuk është e udhës ne, si shqiptar me dy qeveri, të kërkojmë nga Evropa që të vihet drejtësia në vend, të gjykohen kriminelët dhe qeveritë që ende i ushqejnë këto forca me ndjenjat e tyre fashiste?
Zotërinj pushtetarë të Shqipërisë, Kosovës dhe të partive shqiptare nën Juridiksionin maqedonas athua ju mungon vetëdija, apo keni frikë që edhe ju nuk ngrehni një padi kundër Greqisë fashiste, Serbisë dhe Maqedonisë. Mos harroni se po në vitin 1936 në Çamëri kanë jetuar mbi 30.000 mijë shqiptarë, ndërsa më 1944 filloi gjenocidi më i egër, ku brenda 24 orësh mbi 1400 Çamë u masakruan. Po në mars të këtij vit, si në fshatrat Gumenicë, Filat, Pragë etj, u masakruan mbi 1200 shqiptarë. Po në këtë vit u masakruan shumë, ku në mesin e tyre ishin edhe diku mbi 96 fëmijë që përjetuan masakrën, ndërsa 745 gra ishin dhunuar, e mbi 76 femra e 32 fëmijë u rrëmbyen nga këta kriminel. Po ashtu edhe mbi 5800 shtëpi u shkatërruan në tërësi.
Kjo dhunë e shfrenuar e kanibalëve grekë mbi popullin Çamë, të nderuar zotërinj të politikës shqiptare, nuk u ndal me aq. Kjo vazhdoi me politikën e spastrimit dhe të rikonolizimit me popullatë greke dhe largimin e popullatës shqiptare, kjo ndodhi edhe me Toplicën, Hotin, Plavën dhe me shqiptarët e Maqedonisë, si edhe me vilajetin e Kosovës.
Derisa një qeveri fashiste shfrytëzon rastin për ta sulmuar një shtet demokratik, siç është Gjermania, gjë që kjo është distancuar nga e kaluara dhe njëherë ka dënuar luftën naziste dhe politikën e Hitlerit. Kjo e dyta, Greqia fashiste, sikur është engjëll dhe nuk do të dëgjojë fare për gjenocidin që e ka bërë mbi popullatën e pafajshme.
Për këtë të nderuar politikanë të dështuar të politikës shqiptare, mendoni mirë dhe bashkoni zërin kundër Greqisë, Serbisë dhe Maqedonisë, por shfrytëzoni rastin në këto ditë kur Greqia kërkon dëmshpërblim nga Gjermania që edhe ju ta bëni një gjë të tillë kundër Greqisë!
Kjo kërkesë, jo vetëm që është legjitime dhe e moralshme, por është mbi të gjitha, një kërkesë e domosdoshme dhe mu për këtë ajo qeveri që heq dorë nga kjo e drejtë historike e njerëzore, do të jetë e mallkuar dhe e dënuar nga populli dhe historia.
Po ashtu, si për çudi, Akademitë dhe Universitetet tona sikur janë bërë institucion i varur nga politika ditore dhe harrojnë detyrën e shenjtë që kanë për këtë popull dhe historinë e saj. Merren pas gjurmëve dhe nuk merren me problemin, për të mos thënë se kukurisin si qyqe. Është e vërtetë se, si individë shkruajnë dhe i shajnë gjurmët, ndërsa në thelb nuk merren me problemin, siç ishte injorimi më i madh që i bëhet kombit ton nga Qeveri maqedonase me Enciklopedinë e shkruar kundër shqiptarëve, madje edhe rasti i fundit i Dik Martit.
Për këtë në vend se të merret Akademia dhe brenda një nate të mbledh miliona fakte të dokumentuara, këta zotërinj të Akademisë, apo të Universiteteve shajnë nga çajtoret, apo nga rrethi familjar, apo dikush me ndonjë shkrim dhe intervistë. Të gjitha këto janë një papërgjegjësi e njerëzve që i drejtojnë këto institucione, madje janë bërë si babëzit, e kjo popullit po i rëndon në kurriz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare