LAJMI I FUNDIT:

Hetimi ndërkombëtar përgjigja më e mirë ndaj Dik Martit

Çdo shtet i sapoformuar në fillim të zhvillimit të tij ka vështirësitë e veta, si për ndihmë, por edhe të kundërtën e tij. Mbështetja dhe përkrahja ndërkombëtare për Kosovën këtë fazë të vështirë do të ishte shumë e dobishme, por ja që kjo nuk arrihet gjithmonë. Në të kundërtën e mbështetjes është edhe i ashtuquajturi Raporti i senatorit zviceran Dik Marti, i cili më herët e kishte paraqitur në Këshillin e Evropës dhe më vonë pritet të miratohet në këtë institucion mjaftë të rëndësishëm evropian.

Ky raport ka të bëjë me akuza të rënda për udhëheqësin e tanishëm të Ekzekutivit të Kosovës Hashim Thaçin dhe një pjesë të udhëheqësve të UÇK-së gjatë viteve të luftës në Kosovë, për trafikim të organeve njerëzore, trafikim droge, armësh, krimit të organizuar dhe dukuri tjera jo të lejuara në bazë të konventave ndërkombëtare.

Tashmë është e qartë se ky Raport është hartuar nga shërbimet e huaja antishqiptare që veprojnë në Kosovë, nga Beogradi, por edhe nga Moska. Krejt kjo ka për qëllim barazimin e viktimës me xhelatin, kontestimin e vlerave të luftës së popullit shqiptarë të Kosovës, por edhe kontestimin e pavarësisë së saj.


Po ashtu, qëllim esencial i këtij Raporti është largimi i këtyre njerëzve nga pushteti aktual dhe nga skena politike e Kosovës dhe dhënia e grushtit të fundit konceptit të SHBA-ve ndaj Kosovës. Nëse merret parasysh historia e këtij njeriu, i cili në shtetin e tij në Zvicër njihet si ngarendas i forcave radikale dhe është kundër të huajve, atëherë mund të kuptohet shumë lehtë konceptet e tij raciste ndaj të huajve, në këtë rast, sidomos ndaj shqiptarëve, por edhe maniofobinë ndaj politikës amerikane në Evropë. Kjo nuk duhet të na habit, sepse kjo botë është e konstruktuar jo vetëm nga njerëzit human dhe inteligjentë, por edhe të marrët dhe injorantët.

Në këtë kontekst të injorantët marrin detyra të tilla dhe nuk duhet të çuditemi, por për habi është paksa politika shqiptare e cila në këtë lojë u gjend në zgrip të madh dhe ishte pothuajse plotësisht e papërgatitur për t’iu kundërvë këtyre trillimeve, edhe pse në këtë raport nuk kërkohet përgjegjësi kolektive ndaj shqiptarëve. Politika në Tiranë dhe Prishtinë ishte shumë e dobët karshi propagandës së madhe që iu dha këtij raporti në botë dhe kishte arritur efekte të mëdha. Kjo, padyshim ka ndikuar negativisht, sidomos ndaj Kosovës, e cila ka shumë nevojë për mbështetje të mëtutjeshme ndërkombëtare.

Tirana dhe Prishtina do të duhej të konsolidojnë këtë segment dhe në sesionin e ardhshëm të miratimit të këtij raporti më 25 janar 2011 në KiE duhet të mobilizojnë të gjitha kapacitet e tyre politike e diplomatike që kjo të hedhet poshtë, por edhe ndaj KiE-së të jenë konstruktiv dhe transparent për të lejuar hetim korrekt dhe të drejtë ndërkombëtar në mënyrë që të përmbyllen këto trillime, të cilat siç theksuam më lartë janë bërë për interesa të caktuara politike.

Duhet kujtuar faktet se jo rastësisht kohë më parë në Kroaci u ngritën akuza për korrupsion ndaj ish-kryeministrit të këtij vendi Ivo Sanader, njëherësh kryetar i HDZ-së, krahut radikal politik dhe është arrestuar për këtë qëllim dhe jo rastësisht me urgjencë u largua nga detyra e tij ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe ndaj tij tashmë janë ngritur akuza për korrupsion. Ky është një projekt i Bashkësisë Evropiane, e cila në emër të pajtimit të popujve të Ballkanit, pas katrahurës së luftërave duan të largojnë nga skena politika të gjithë aktorët që kishin gishte në krizën e tij (shkatërrimin e Jugosllavisë), sidomos këta që ishin aktiv në politikë pas viteve 1999.

Në emër të këtij projekti shpifin dhe trillojnë raporte të ndryshme, ndërsa sipas tyre ky projekt më së lehti është i zbatueshëm në Kosovë, si për shkak të manipulimeve të ndryshme politike, por edhe punës së papenguar të shërbimeve të ndryshme sekrete të huaja. Brukseli duke parë faktin e skenës së brendshme politike si mjaftë të çorganizuar, e cila për momentin nuk është në nivel të detyrës së tyre kombëtare, por për synim kanë vetëm interesat individuale dhe grupore dhe kjo është perceptuar mirë nga këto qarqe antikosovare dhe tashmë lansojnë projekte me efekte negative sidomos për Kosovën.

Pas këtij raporti nuk do të duhet të kishte kurrfarë negociata me Beogradin, sidomos pa sqarimin dhe hetimin e tij, sepse kjo do të ishte në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ndërsa, dalja ngas kjo situatë do të ishte lejimi i një hetimi ndërkombëtar dhe vendor ndaj këtyre akuzave dhe zbardhja e tyre, në formë që të mbyllen të gjitha dyshimet politike ndaj këtyre dukurive. Ky do të ishte grushti përfundimtar ndaj të gjithë kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës, por edhe kundër kundërshtarëve të inkuadrimit të Shqipërisë në BE.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori