LAJMI I FUNDIT:

Mercenarët e egos së kasapëve

“Ky është krim, krim kundër njerëzimit” – William Woker (Thëne e ish shefit të OSEB-së me 16 Janar 1999 në Reçak të Shtimes, Kosovë)

Populli shqiptar i Kosovës ende nuk është shëruar nga plagët e luftës dhe gjenocidit serbë të bërë para më shumë se një dekade. Nuk ka pothuaj asnjë ditë të kalendarit që nuk është e shënuar me dhunë, maltretime, abuzime, vrasje e masakrime nga ana paramilitarëve, por edhe të civilëve serb në njerëzit e pafajshëm shqiptar të Kosovës.

Të gjitha këto me kërkesë të ndërkombëtareve dhe për hir të ardhmërisë shqiptarët e Kosovës vendosën t’i lënë anash, por provokimet ndërkombëtare të mercenarëve serb si ai me raportin e Dick Martit, deklaratat hipokritëve të liderëve serb dhe kulmi; abuzimi i imazhit të Kosovës nga disa medie ndërkombëtare i detyrojnë qytetarët shqiptar të Kosovës të rishqyrtojnë edhe një herë këtë aspekt të revanshit dhe dënimit të gjakësorit.


I ashtuquajturi ‘raport i eurodeputetit Dick Marti në Këshillin e Europës, i njohur tashmë si në material me plot shpifje, por i zbrazur nga faktet është goditje e radhës dhe masakër mediatike për popullin e Kosovës në veçanti, por edhe shqiptarinë si komb në përgjithësi.

Jehona e tij në mediet ndërkombëtare si një ‘zbulim i ri’ është edhe një çështje për debat. Me tepër kjo duket si sponsorim i një ideje politike se sa një qasje apo analizë e mirëfilltë mediatike përkitazi me raportin. Përndryshe kjo vë në pikëpyetje kredibilitetin dhe paanësinë e këtyre medieve. Ndoshta në këto medie ndërkombëtare është ndërruar stafi dhe gazetarët e rinj të tyre nuk njohin ngjarjet në mënyrë kronologjike se si kanë rrjedhur në Ballkan.

Por atyre do tu mjaftonte të hulumtonin në arkivat e medieve të tyre për ngjarjet bile të dekadës së fundit. Do të ishte mirë të i shihnin ato materiale të masakrimeve dhe gjenocidin e serbëve të bërë mbi popullin shqiptar të Kosovës, për ta parë se kush është viktima e kush është xhelati. Në fund të fundit janë këto medie që Presidentin e Serbisë e quajtën ‘Kasapi i Ballkanit’. Që kur kasapët u bën qengja. Edhe sa duhet të dëmtohet populli kosovarë që të kënaqet egoja e kasapëve. Thjeshtë jo më.

Me 15 janar të vitit 2011 bëhen 12 vjet nga masakra e bërë mbi shqiptarët e fshatit Reçak të Shtimes në Kosovë. Masakrimi i 45 qytetarëve shqiptar në mënyrën më çnjerëzore tronditi gjithë botën. Këtë e shohim edhe nga fjalët e ish shefit të OSBE-së, William Wallker, i cili pati thënë: “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit … kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…”.

Më shumë e trishtueshme ishte për ne shqiptarët e Kosovës. Ne u trishtuam, ndjemë dhembje dhe kurrë nuk e harruam dhe as që do ta harrojmë. Ne nuk jemi të kënaqur nga puna e Tribunalit të Hagës dhe organizmave ndërkombëtar në raport me dënimin meritor mbi ata që masakruan njerëzit e pafajshëm në Reçak, por edhe në vendet tjera të Kosovës. Vetëm duke i dënuar kasapët, vrasësit, dhunuesit nga ana e serbëve, atëherë mund të flitet për mirëkuptim.

Në Këshillin e Europës, në vend se të diskutohet raporti shpifës i Dik Martit, aty duhet të bëhen raporte tjera për të dënuar të gjitha ata që kanë kryer krime në Kosovës, sepse vetëm dënimi i dy-tre figurave drejtuese të atëhershme, nuk është kryer puna. Me tepër, konkretisht për masakrën e Reçakut dhe për secilën masakër veç e veç duam që të ketë rezolutë dhe gjykim të veçantë dhe secili kriminel të marrë dënimin meritor e të mos mendojnë kasapët se gjithmonë do të gjejnë mercenarë që tua mbulojnë veprimet e tyre e të i ri masakrojnë viktimat.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori