Letër e hapur publike për LDK-në
12 Dhjetori i vitit 2010 si për mua dhe familjen time ashtu edhe për qytetaret e tjerë ishte ditë feste, bile-bile bashkëshortja ime e kishte dalluar dreken e asaj dite, pastaj ishin blere dhurata për fëmije…Kosova kishte feste. Po mbaheshin zgjedhjet parlamentare për here të pare pas shpalljes së Pavarësisë dhe të organizuara nga institucionet e Kosovës. Vendi është në liri, dhe zgjedhjet janë të lira e demokratike. Zgjedhjet u mbajtën, fituan ata që populli deshi të fitonin. Por kjo nuk është tema qe unë dua të shkruaj me këtë rast!
Mua si qytetar i Skenderajt, pastaj familjen time, dhe besoj shumicën e qytetarëve të Skenderajt e të Drenicës në tërësi, më irritoi dhe më fyeu shumë paraqitja e disa zyrtarëve të LDK-së në prononcimet e tyre për media duke shfryer tërë vrerin mbi qytetaret e Drenicës. Ata (zyrtaret e LDK-së) vazhdimisht i quanin qytetaret liridashës e shtet-ndërtues të Skenderajt dhe të Drenicës në përgjithësi, si keqpërdorues të votës (me vjen turp të shprehem si ata) duke shkuar aq larg sa që vendlindjen time e diferencojnë, dhe e krahasojnë me vend komunist e njeri nga zyrtaret e kësaj Partie nuk hezitoj të na krahasoj me Korenë komuniste! Duke mos e zgjatur, ua përkujtoj atyre zyrtareve që pikërisht Skenderaj dhe Drenica ka dhënë një kontribut të madh që ata zyrtare të votojnë lirshëm e besa-besa edhe të ecin lirshëm nëpër rrugët e Kosovës. Ua përkujtoj atyre që në Skenderaj e në Drenice ka kulturë të lartë, ka burrëri e kur ka qenë nevoja edhe trimëri. Ky vend ka lind heronj kur iu deshën Kosovës më së shumti, e tash në liri nga gjiri vet nxori edhe kryeministër! Çfarë të keqe ka këtu?
Sa për ilustrim, Skenderaj është komuna më e qetë në Kosovë, këtë nuk e them unë, por e thonë raportet e institucioneve që merren me sigurinë në vend. As pushtuesi nuk ka mundur ta ndal vullnetin tonë për liri, e tash, zyrtaret e LDK-së, në liri, donë që vullnetin e bindjen tonë politike e demokratike të na e imponojnë. Apo ndoshta ata donë qe Skenderaj e Drenica fare të mos dalin ne zgjedhje! Nuk dua të besoj që ata kanë këso dëshira perverse.
Kosova e ka Shpallur Pavarësinë që në vitin 2008, dhe qytetaret janë të lire të shprehin bindjen e tyre politike ashtu si ata duan. Skenderaj dhe Drenica e shprehen bindjen e tyre. Dhe nuk na frikësoi askush ashtu si po proklamon dhe dezinformon LDK-ja. Mirëpo për të kënaqur egon e këtyre zyrtareve, edhe po të mbahen për çdo jave zgjedhje çdo herë do ta kenë rezultatin e njëjtë humbës, ndoshta edhe më bindës. Skenderaj nuk u ka asnjë faj për humbjen tyre të radhës!
Athua, me kë do ta krahasojnë këta zyrtare një ditë Prishtinën kur politikisht ta kenë humbur? Duke u nisur nga faktet për fyerjet publike që përmenda më lartë ndaj qytetarëve të Skenderajt e Drenicës, kërkoj që Lidhja Demokratike e Kosovës të kërkoj falje publike mua dhe tërë qytetarëve të Skenderajt e të Drenicës, edhe atyre që kanë bindje të njëjtë politike me LDK-në, që po ashtu i kane fyer në të njëjtën masë, e që për ta janë vetëm numra e asgjë më shumë. Do të pres shtatë ditë që LDK-ja të këndellet e të kërkoj falje, e nëse nuk e bënë këtë do të ngre padi në njërën nga gjykatat e Kosovës.
Qytetaret e Kosovës i uroj për zgjedhjet!
Gjithsesi Kosova ka fituar.
(Autori është Prof. i Gjuhës Angleze në Skenderaj)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin