Çfarë është roli i mediave në “sajimin” e Kosovës “multietnike”?
Shumë shqiptarë pyesin: A jemi ne ai publiku që ndërmjetëson dhe që imponon temat ditore, sociale, politike e ekonomike, apo janë politikat ato që kryejnë këtë ndërmjetësim? Çfarë është roli i mediave në këtë organizim? Hulumtojnë, ndihmojnë mediat apo janë thjesht shërbëtore të politikës?
Të gjitha këto shqetësime të opinionit nuk janë të pabaza. Sipas rezultateve të arritura nga hulumtuesit e shkencave të komunikimit, ndër tjera, janë edhe katër modele klasike që ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në organizimin, në imponimin dhe në ndërmjetësimin e përmbajtjes politike.
Modeli top – down
Këtu aktorët politikë kanë një rol aktiv. Këta, nëpërmes vendimeve dhe qëndrimeve të tyre, ndikojnë në botën reale. Çdo ndryshim dhe ngjarje në kohë dhe në hapësirë regjistrohet prej tyre. Vendimet që ata marrin, u ofrohen pastaj mediave të cilat katërçipërisht janë të varura nga ky burim informacioni. Shprehjet “standardet para statusit” dhe “decentralizimi” janë tipike për këtë model. Politikat e bashkësisë ndërkombëtare, me ndihmën e politikave vendore, imponuan një “detyrë të re” për shqiptarët, një detyrë që nuk është mirëkryer nga shumë shtete demokratike evropiane. Standardet për Kosovën, të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar, kishin për synim të tejzgjasin diskutimin për “zgjedhjen” e statusit të ardhshëm. Këto “standarde” ideologjike janë duke penguar funksionimin e Kosovës si shtet demokratik. Fjalët “standard” dhe “decentralizim” ka kohë që dominojnë në fjalorin dhe në porosinë e lajmit mediat.
Pasi që kancelaritë, ku u pollën këto “projekte” politike, për gazetarët tanë nuk ishin të depërtueshme, aktorët politikë, fillimisht, për opinionin shpërndanë informata të qëllimta dhe të përzgjedhura. Mediat këtu janë të varura nga aktorët politikë. Gazetarëve u është bërë e ditur paraprakisht se çfarë duhet të raportojnë dhe çfarë jo. Ata lansojnë informacione që gatuhen nga politikat. Lajmet për shprehjen e vërejtjeve dhe të mospëlqimit ndaj “standardeve para statusit”, lajmet mbi kritikat dhe pezmin ndaj decentralizimit në bazë etnike dhe defekteve të ngjashme demokratike, u shfaqën vonë dhe me shumë kujdes në opinionin tonë. Mediat, në këtë model, janë vetëm në rolin e ndërmjetësuesit. Andaj instrumentalizimi i tyre nga aktorët politikë është i përhershëm dhe i mundshëm.
Modeli mediokrat
Këtu mediat janë faktorë vendimtarë. Në këtë grup mediat kanë rol të fuqishëm. Madje, këto konsiderohen edhe si dhunë e katërt në aparatin shtetëror. Këto vendosin si nga lart në drejtimin politik, po ashtu nga poshtë në drejtimin të opinionit. Politika ditore thith informatat e gatuara nga mediat dhe të njëjtat i jep në opinion si vendime të aprovuara e të lansuara nga politika. Shembull: Një shtëpi mediale zbulon se mjeku i famshëm grek, Fotis Andropulos, organizonte trafikun e fëmijëve nga Shqipëria me qëllim të shitjes të organeve të tyre (organet më të kërkuara kanë qenë sytë dhe veshkat) në tregun e zi. Ky alarm publikohet në disa media greke. Mediat tjera i bashkëngjiten kësaj “afere” me po të njëjtin pompozitet. Pas disa ditëve ky skandal është temë e diskutimeve ditore dhe javore, reaksioni i publikut është i madh, prindërit shqetësohen.
Pompoziteti i mediave, i krijuar rreth kësaj teme, bën që skandali kombëtar “të kapërcejë” një shkallë më lart dhe të shndërrohet në skandal ndërkombëtar. Opinioni publik sensibilizohet pa masë. Mediat në këtë grup janë njëkohësisht “kërcënuese” dhe hulumtuese të agjendave politike. Nëse politikanët kanë marrë ndonjë vendim apo jo, kjo është për opinionin krejt pa rëndësi derisa nuk emetohet dhe nuk bëhet i njohur nëpërmjet mediave. Një vendim i tillë, sado i rëndësishëm që të jetë, mbetet praktikisht i vdekur nëse mediat nuk ia japin atij mundësinë të bëhet “i dukshëm” për opinionin. Në këtë mënyrë, modeli mediokret mbisundon politikën apo, siç shprehet Alemann: “Tashti kemi kaluar nga demokracia shikuese në demokracinë televizive”.
Modeli bottom – up
Në këtë grup opinioni publik është faktor vendimtar. Ai përcakton agjendat politike. Mediat, po ashtu, si në modelin top-down, kanë rolin transportues, por ndryshe nga modeli i mësipërm, ato nuk instrumentalizohen nga politika dhe në këtë mënyrë janë në shërbim të opinionit. Shembull domethënës për këtë grup janë dorëheqjet e njëpasnjëshme në ministrinë suedeze, datë 14 dhe 16 tetor 2006. Është folur shumë se disa qeveritarë u kishin ikur obligimeve tatimore. Po ashtu edhe Ministria e financave u kishte dërguar shumë letra anonime mediave të vendit. Korrupsioni ishte temë e bisedimeve në mjedisin suedez. Nga protestat dhe dërgimi i letrave u zgjua interesimi i opinionit. Mediat, tashmë në mënyrë besnike dhe nën “mikroskop”, raportonin opinionin rreth çdo aktiviteti të ministrisë suedeze.
Nga raportimi profesional i mediave rreth fshehjes së tatimit u zgjua interesimi i opinionit. Kështu, pas vetëm një javë qëndrimi në detyrë, ministresha e Tregtisë së Suedisë, Maria Borelius, dha dorëheqjen pas akuzave të bëra në media për mospagimin e taksave. Kjo nuk ishte e tëra. Si rezultat i gjithë kësaj trysnie të madhe të opinionit dhe të bashkëpunimit me njerëzit përgjegjës brenda institucionit të financave për këtë aferë, detyroi edhe ministreshën suedeze të Kulturës, Sesilia Stego Çilo, që të paraqesë dorëheqjen. Edhe këtu shkak ishte fshehja e tatimit. Kjo ishte dorëheqja e dytë me radhë në Qeverinë suedeze, pas asaj të ministreshës së Tregtisë, Mari Borelius. Pra, raportet e publikut me median në këtë model janë parësore.
Modeli biotop
Në këtë model kemi dy aktorë kryesorë: aktorin politik dhe aktorin mediat. Të dy këta aktorë vendosin marrëdhënie të ndërsjella të cilat funksionojnë mrekullisht. Ata vendosin së bashku se çfarë do të jetë “Top-temë” e ditës e çka jo. Pra, mediat dhe politika vendosin së bashku për agjendat politike. Si politika, ashtu edhe mediat janë të varura nga njëra-tjetra. Ato i japin këshilla dhe sugjerime njëra-tjetrës. Cilat tema duhet të jenë në qendër të vëmendjes të opinionit publik dhe cilat duhet të “varrosen”, varen nga “tandemi” – media dhe politika. Publiku në këtë trekëndësh është qind për qind pasiv. Ai është përcjellës i thjeshtë, spektator i lënë jashtë lojës. Shembull domethënës për këtë model mund të marrim imponimin e termit “Kosova multietnike”. A ka pyetur ndokush se cilët ishin ata mekanizma që e përpunuan dhe e instaluan këtë shprehje ideologjike? A është marrë ndonjëherë në konsideratë realiteti historik, shkencor, etnografik, demografik dhe politik i Kosovës? Po mendimi i vetë banorëve të këtij vendi?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin