LAJMI I FUNDIT:

“Intoleranca” politike, para dhe pas-zgjedhore

Pas përfundimit të listave për deputet të Kuvendit e Kosovës dhe pas një gare maratonike 24 orësh në relacionin“kafe bar – zyra të partisë” për prurjet e ashtuquajtura si përforcime të sigurta që kaluan me mjaftë “bujë mediatike”, me pretendime nga partitë politike se riorganizimet e tyre me kuadro të “reja e të vjetra” do t’ju sjellin suksesin final, për shumë subjekte politike mund të konsiderohet si “mbijetesa në kohë”, sikurse buzëqeshjet parazgjedhore jo gjithnjë mund të zgjasin deri në fund të finales. Tani kemi hyrë në një garë të vërtetë për marrjen e pushtetit dhe si i tillë me ose pa “moralin politik” do të mundohen me çdo kusht të fitohet kjo “betejë politike”.

I gjithë angazhimi i subjekteve politike veç e veç apo me koalicione parazgjedhore nuk duket të kenë instaluar rregullat e demokracisë. Sapo filloni një fushatë në Rahovec dhe menjëherë u shfaqën modelet e vjetra të etiketimeve dhe fyerjeve në adresa të liderëve të politik, madje edhe nga një “lider partie” që më parë nuk ishim mësuar ta njohim gjuhën e arrogancës dhe të injorancës, ndonëse pozicioni aktual edhe mund ta ketë trimëruar edhe për këtë model të “intolerancës politike”.

Edhe sa kohë do të ndodhë që subjektet politike të vazhdojnë me “intolerancën politike parazgjedhore”?


Zakonisht në dekadën e fundit jemi mësuar të shohim e dëgjojmë fushata dhe gara politike “gjoksesh e kaubojsh” se sa gara të ndershme si rezultat i programeve të zbatueshme e jo populiste të cilat fatkeqësisht tani e sa kohë kanë rënduar tmerrësisht votuesin kosovarë. Kultura politike duhet të manifestohet si rezultat i krijimit të “vetëdijes politike”, ndonëse ajo akoma nuk është e konsoliduar në subjektet tona politike. Mungesa e tolerancës si rezultat i jo-edukimit dhe kulturës së duhur mund ta argumentohet me të shikuar një “program debati politik” dhe aty menjëherë mund të shihet se si pseudo-politikanët e rinj e sidomos të vjetër të “ngritin gjakrat”, sikurse politika dhe politikërja është “testament i tyre” që nuk duhet dëgjuar mendimin ndryshe, duele këto ku moderatori nuk ka vend më në emision televiziv.

Situata e tanishme politike e krijuar si rezultat i një mori faktorëve, përfundimisht duhet të sjellë ndryshime optimale në qasje dhe argumente politike, në kulturën e komunikimit dhe në përgjithësi në fushatën parazgjedhore e cila fillimisht nuk reflekton optimizëm. Kjo situatë aspak e pranueshme për publikun e gjerë, e aq më pak për elektoratin që ka vendosur të votoj me 12 dhjetor mund t’ia pezullojë vendimin që ai të mos votoj fare, pavarësisht alternativave politike. Ideja e një politike programore dhe reale, e zbatueshme dhe konsistente karakterizohet me krijimin e vullnetit të shumicës së votuesve për dalje në zgjedhje dhe jo sabotimit të tyre tani e sa vite me radhë. Performanca subjekteve politike që pretendojnë se janë të gatshme të qeverisin vendin nuk duhet të sillen si në të kaluarën me gjuhën e“intolerancës”, por me gjuhën e orientimit programor dhe argumentit politik të krijimit të vlerave demokratike. Të fitosh votat e 12 dhjetorit nuk do të thotë të përfitosh, por të zbatosh vullnetin qytetarë.

Për papërgjegjësinë ndaj votuesit duhej gjetur kufirin midis “besimit politik”, “intolerancës” dhe “shantazhit politik”, i cili jo rrallë herë ka zhgënjyer votuesin e sidomos anketimet e fundit me qytetarë kanë rezultuar me habinë e “urrejtjes politike” ndërpartiake, gjë që po vazhdon trendi i irritimit të qytetarëve tanë nga “intoleranca” , “mos kultura politike” e subjekteve të caktuara. Në këtë periudhë elektorale, intoleranca vije si rezultat i “iracionaliteit politik”, botëkuptimit të vetkënaqësisë dhe ego-pushtetit të tipit “ne dhe askush tjetër” me logjikën e përjashtimit të disa subjekteve politike se ne do ta kemi primatin dhe askush tjetër nuk konsiderohet “maturi dhe pjekuri politike”.

Askush nuk e kishte besuar faktin se një ditë do të ishin bashkë PDK dhe LDK, madje as ata vetë, por ja që ndodhi si ndodhi, andaj paraprakisht në politikë nuk mund dhe nuk ekziston përkufizimi “JO” e aq më keq “intoleranca politike” dhe mohimi i bashkë-rrugëtimit politik nga jo-vetëdija e lartë politike. “Intoleranca politike” para dhe pas-zgjedhore me gjasë do t’i përfshijë edhe këto zgjedhje të 12 dhjetorit të cilat në fakt do të duhej të ishin “model i demokracisë” që do të nënkuptonte ushtrimin e të drejtës për votë, garantimin e votës së lirë dhe pranimin e saj.

(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet master në UEJL-së, në Shkencat Politike)

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori