Parafushata si Paranormal Activity I dhe II
Edukata familjare dhe shoqërore, janë shtyllat kryesore të ngritjes intelektuale dhe formimit intelektual të një njeriu, dhe se pa qenë baza e këtyre të dyjave, edukimi shkencor është po aq i mangët sa që e pamundëson zhvillimin intelektual të një njeriu, dhe e vë në dyshim stabilitetin e tij, njëherësh e dobëson në masë të madhe karakterin e tij.
Paranormal Activity I
Të gjithë ata që e shohin titullin në këtë shkrim, do të mund të mendonin se shkrimi ka të bëjë me filmin e frikshëm me titull "Paranormal Activity". Në fakt ka diçka nga kjo, frika, dhe fatkeqësisht nuk kemi të bëjmë me një film, sepse po të ishte kështu nuk do të ishim të brengosur, ngase tek e fundit do të ishte thjesht një film, qoftë ai horor apo edhe triler.
E hidhura e gjithë kësaj teme ka të bëjë me një realitet i cili mbase një ditë do të mund t’i nënshtrohet një skenari dhe të marrë trajtën e një filmi, por për momentin atë po e përjetojmë si realitet dhe se sa do të vazhdoj ky realitet, nuk mund ta dimë, e vetmja që mund te themi është që të përfundoj sa me shpejtë të jetë e mundur, dhe të mos ketë pasoja për askënd. Njëkohësisht do të lutesha që të mos mbahen shënime, që ky skenar në të ardhmen e largët të mos bëhet film, sepse do të ishte vërtet i tmerrshëm, dhe më e keqja do të ishte një mësim shumë i keq për gjeneratat e ardhshme.
Ajo që më shtyu të reflektoj mbi këtë temë, është (para) fushata e partive politike në prag të zgjedhjeve parlamentare, e cila në fakt është mjaft shqetësuese për qytetarët. Nuk e di nëse politikanët e kanë vërejtur një gjë të tillë, mirëpo kahjen që kanë marrë debatet para-zgjedhore në fazën para-fushatë janë po thuajse jo normale dhe mjaft shqetësuese. Ne si qytetarë e kuptojmë që në të gjitha vendet e botës fushatat para-zgjedhore zhvillohen në frymë kritike dhe mundohen që kundërshtarit politik t’i kundërvihen duke parë se ku ai ka qenë më i dobët në implementimin e premtimeve, dhe në të njëjtën kohë duke bërë gara se cili subjekt politik e ka programin më të mirë, duke bërë kështu që të ketë herë pas here edhe tonalitet të lartë, por kjo gjithmonë në frymën demokratike dhe pa inate personale dhe gjithmonë me profesionalizëm. Siç duket këto tonalitete të larta janë keqkuptuar nga politikanët tanë sa që ato i shndërrojnë në zënka personale dhe “qërim hesapesh” nëpërmjet një fjalori mjaft denigrues dhe jo profesional.
Ndoshta kjo është një nga të “vjedhurat” ne qarqet politike jo profesionale dhe pa etikë politike. Shembuj të këtillë kemi mjaft dhe nuk dua t’i përmend qofshin edhe nga fqinjët tanë, por dua të theksoj që praktika të këtilla nuk i kontribuojnë as shtetit tonë të ri e as vet politikanëve, sepse kjo formë e revansheve politike, apo kritikave politike, mund të u sjellë vetëm dëme. Por, gjithashtu është edhe brengosëse për vet faktin që ato ndodhin në një vend që ka pak vite që ka dalë nga lufta dhe gjendja e sigurisë vazhdon të mbetet e pa qëndrueshme, për kundër deklarimeve se gjendja është përmirësuar.
Në Kosovë po tentohet që përmes shantazheve, përgojimeve dhe marifetllëqeve të tjera të arrihet një "fitore" ndaj njërit apo tjetrit kundërshtar politik. Në këtë mënyrë po hyhet në rangun e atyre shteteve që politikanët për qëllim kanë “eliminimin” e kundërshtarëve politik duke përdorur një mjet të gabuar, moralin. Thënia se politika e keqe nuk luftohet me moral të mirë, por me politikë të mirë, bie në kundërshtim të plotë me subjektet politike në Kosovë, të cilat fatkeqësisht kanë zgjedhur moralin që të luftojnë njëra-tjetrën. Mbase nuk do të ishte edhe aq kërcënuese sikur morali të mbetet si mjet i vetëm për luftimin e kundërshtarit politik, sepse kjo do të lihej në ndërgjegjen e subjekteve politike. Shqetësuese ishte dhe vazhdon të mbetet fakti që pas “mjetit” moral, të fillohej me ndonjë luftë vëlla-vrasje, larg qoftë. Kjo do të ishte fatale për vendin tonë, saqë do të mund të vihej në pikëpyetje edhe e ardhmja e jonë si shtet sovran dhe i pavarur. Ky është njëri ndër shqetësimet kryesorë të qytetarëve, se siç thashë edhe më herët, kjo e çon shtetin në kahje krejtësisht të tjera, sepse tek e fundit po të ishte fjala vetëm për politikanët, QAFEN E THEFSHIN!
Paranormal Activity II
Një tjetër shqetësim i qytetarëve sot është edhe politika e re, apo politikanët e rinj, që siç duket kanë filluar vazhdimin e një jete politike “jo-normale”, duke i pasuar boss-at e tyre, siç thotë populli “me zhele veshë”. Një fakt të këtillë mund ta hasësh sot me lehtësi, mjafton të hapësh televizionin dhe të shohësh se si këta djem e vasha të rinj, në vend që të sillnin ndryshime në skenën politike Kosovare, si nga ana e punës, ashtu edhe nga ajo e debateve, dhe “konfrontimeve” me kundërshtarët e tyre politik. Një rast i freskët ishte në emisionin e quajtur RUBIKON që udhëhiqet nga z.A. Kelmendi, dhe ku edhe njëherë u pa që politika e sotme, përveç se ka sjellë fytyra të reja, në esencë nuk ka ndryshuar aq shumë. Niveli i atij debati ndonjëherë ishte nën zero dhe të jepte përshtypjen se po flisnin politikanët e vjetër. Ky fakt, është edhe më shqetësues se ai i pari ku folëm më herët, që kishte të bënte me politikanët e vjetër, sepse këta janë djem e vajza që do të duhej të ishin shembull i brezave të rinj dhe e ardhmja e shtetit tonë.
Po këta fatkeqësisht deri tani kanë qenë vetëm përfaqësues të interesave te tyre partiake; zhvillues, kultivues dhe pasues të politikave të dobëta dhe një shembull shumë i keq për politikanët që do të vijnë. Me një fjalë shpresë e kotë. Kjo më forcon bindjen në thënien e vjetër se: “Shkolla nuk të bën njeri”. Ndoshta kjo nuk do t’i pëlqejë dikujt, sepse përkundër këtij fakti, disa njerëz vazhdojnë të thirren në atë se jemi vend në tranzicion, dhe se politika jonë është ende ne fazat e saja zhvillimore dhe se akoma nuk ka arritur nivelin e duhur për të qenë e denjë të krahasohet me vendet e zhvilluara, ku politika ka përparuar shumë. Unë them që kjo nuk qëndron, për vet faktin që sot po përballemi me një korrupsion të nivelit shumë të lartë, dhe mjaft profesional, saqë mund jo vetëm të krahasohemi, por edhe t’i mundim ata, dhe se si është e mundur që për kësi lloj gjërash kemi eksperiencë të paparë, ndërsa për udhëheqjen e shtetit na mungon ajo?!. Mbase dikush pajtohet me këtë, e dikush duke u munduar t’i ikë kësaj, tenton të gjejë justifikime të ndryshme, por e vërteta është kjo, e deshëm ne ose jo. Po ashtu dikush mund të thotë se të gjithë nuk jemi të njëjtë, dhe se kjo nuk mund të përgjithësohet, por qe unë vazhdoj t’i mbetem besnik fjalës së urtë popullore “Kujt t’i djegë, le ta mbajë” .
(Autori është student i Shkencave Politike “Universita di Perugia” Terni – Itali)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-41-780x439.jpg)
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-60-780x439.jpg)
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
![Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/Kosova-U21-780x439.jpg)
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin