Vota ka fuqi, kujdes ajo vret
Sigurisht që para 12 dhjetorit, në ditën e parë, pritet të fillon zyrtarisht fushata paraelektorale. Që në fillim të krizës politike dhe institucionale, partitë politike në vend kanë filluar të mobilizohen dhe të organizohen për ditët që i presin. Fatkeqësisht, vetëm kur të vjen koha për zgjedhje, partitë politike, fillojnë t’i vizitojnë degët dhe nëndegët e tyre. Në kohë të zgjedhjeve, prapë fillojnë me avazin e tyre si çdo here, fillojnë e merren me qytetarin dhe qytetaren, duke e pyetur për hallet dhe problemet që kanë. Lindë pyetja, ku ishte qytetari dhe qytetarja pak më parë, para kohës së zgjedhjeve? I/e lënë në harresë, sigurisht. Vetëm ne kohë të fushatës, për t’ia marrë votën interesohen për qytetarin.
Fatkeqësisht qytetari në Republikën e Kosovës shfrytëzohet vetëm si një instrument për të mbledhur vota, dhe klasa politike, për te vazhduar prapë me të vjetrën, duke mos u kujdesur më pas për qytetarin dhe qytetaren e Republikës së Kosovës. Në zonat rurale dhe urbane, ku partitë politike vijnë dhe e kërkojnë votën gjatë fushatës, kurrë një herë nuk kanë marrë guximin të vijnë për një vizitë rasti, thjeshtë për dëshirë dhe respekt për elektoratin.
Partitë politike nuk duhet ta respektojnë elektoratin vetëm për një muaj, aq sa është fushata parazgjedhore, partitë politike dhe një politikan i mire, i drejtë, elektoratin e tij, sadopak të vogël, duhet ta respektoj në vazhdimësi, sepse falë elektoratit gëzon privilegjin dhe pozitën që e posedon.
Elektorati është pasuria më e madhe që kanë partitë politike, andaj pasuria duhet te ruhet dhe të mos keq-përdoret, por ajo duhet të trajtohet në mënyrën më të ndershme të mundshme, të shfrytëzohet për të mirën e gjithë bashkësisë. Qytetarit dhe qytetares së Republikës së Kosovës duhet t’i respektohet vota, sepse vota është e patjetërsueshme, ajo është e shenjtë, dhe duhet të respektohet si e tillë. Vendimet e popullit janë vendime që askush nuk mundet t’i mohoj.
Klasa politike, qoftë në pozitë apo opozitë, duhet ta kanë ndërmend se pushteti ekziston t’ju shërbejë qytetarëve të Republikës së Kosovës, e jo qytetarët t’i shërbejnë pushtetarëve. Me qytetarin dhe qytetaren e Republikës së Kosovës duhet të bashkëpunohet në vazhdimësi për ta qeverisur vendin, sepse interesat e tyre janë mbi të gjitha, e jo interesant personale të klasës politike.
Jetojmë në demokraci, dhe dihet se në demokraci nuk ka mandat të përhershëm, qytetari dhe qytetarja e Republikës së Kosovës e ka mandatin e përhershëm, për të vendosur për një mandat të shkurt për klasën politike. Në qoftë se kjo klasë politike, në mandat nuk i përmbush kërkesat thelbësore të qytetarit dhe qytetares, është e drejta e tyre, me plot arsye, që këtë klasë politike që udhëheq me institucionet e vendit, t’ia marrë mandatin, dhe prapë ka të drejtë të vendos dhe t’i japë mandatin dikujt tjetër, me shpresë se do të dinë, duan të punojnë dhe të merren me interesin dhe të mirën e përgjithshme të popullit, të Republikës së Kosovës.
Kujdes parti politike dhe politikan.! VOTA është e shenjtë, RESPEKOJENI! Populli një ditë nuk do të jetë ky që është, koha është faktori që e ndryshon njeriun. Sot jeni e nesër nuk jeni. Qeveritë janë si uji, e populli si zalli, uji tretet e zalli mbetet!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin