Gazetaria dhe fjala e lirë
Gazeta e parë në botë doli në Romën e vjetër, në vitin 59 para Krishtit. Gazeta quhej “Acta diurna” (Ndodhitë e ditës). Kjo gazetë doli pas kërkesës së Jul Cesarit. “Acta diurna” doli si gazetë e përditshme dhe kjo botohej çdo paradite. Gazeta në fjalë u botua në epokën më të ndritur të Romakëve. Gazeta ishte e shkruar me dorë, dhe shkruhej nga tridhjetë skllevër që dinin shkrim-leximin. Këta skllevër shkruanin sipas diktatit nga lartë. Fillimisht gazeta filloj të publikohej në Romë, e më pas edhe në tërë mbretërinë Romake. “Acta diurna” arriti të shitet në qytetet e Evropës, Afrikës veriore dhe në qytetet e lindjes së mesme. Gazeta filloj të shkruhej në shumë kopje e tirazh. Përpos kësaj, romakët u interesuan që gazeta të lexohej në mes të qendrave të qyteteve e të turmave njerëzore me qëllim që lajmi të depërton edhe tek ata që nuk dinin shkrim-leximin.
Mirëpo gazetarinë në një masë të madhe e përshpejtoi dhe e ndihmoi shtypshkronja e zbuluar nga Johannes Guttenberg, rreth vitit 1450, në Mainz të Gjermanisë. Ky zbulim mundësoi shtypjen dhe shpërndarjen e shpejtë dhe jo të shtrenjtë të informatës dhe të fjalës. Zbulimi i shtypshkronjës u shpërnda shpejt në tërë botën. Kështu, në vitin 1609 dolën për herë të parë gazetat e shtypura. Ato përmbanin lajme private si dhe lajme shtetërore. Si rrjedhim i këtij zbulimi, në fund të shekulli XVII kishte më se 60-70 gazeta “gjermanofolëse”, me një tirazh prej 300-400 ekzemplarësh dhe një numër lexuesish prej 20.000 deri në 25.000. Në këtë kohë vetëm në Gjermani kishte më shumë gazeta sesa në tërë Evropën e atëhershme.
Ngadalë e sigurt te lexuesit filloi të lindë tendenca për mendimin politik. Kështu liria e shtypit fitoi peshë më të madhe në rëndësinë e saj. Kërkesat për lirinë e shtypit që nga shekulli XVIII u bënë më të fuqishme dhe, diku-diku kjo tentohej të mbrohej edhe me ligj. Për shembull, në SHBA liria e shtypit mbrohet që nga viti 1776 në të ashtuquajturën “Bill of Rights” të Virgjinias. Në Francë kjo mbrohet që nga viti 1789, ndërsa në Angli akoma më herët, që nga viti 1695.
Publicistët dhe objektiviteti
Duke u bazuar në keqtrajtimin e lirisë së shtypit dhe në instrumentalizimin e mundshëm të mediave nga publicistët, shtrohet pyetja: A janë publicistët të pandikuar e objektivë dhe se a janë publicistët gazetarë? Një shenjë dalluese e publicistëve të sotëm është se ata “kokë e këmbë” janë partiakçinj. Publicisti “ynë” është një avokat i një interesi të ngushtë ideologjik dhe ekonomik. Ai është një aktivist i maskuar partiak, i cili me pasion dhe me shumë dëshirë përfaqëson dhe “laton” një mendim dhe një interes. Mund të themi se për shumë publicistë vendi dhe funksioni i tyre është, ndër të tjera, edhe në aktivitetet dhe organet politike. Ky fakt bën që besimi, profesionalizmi dhe paanshmëria e lajmit dhe e informacionit medial të zbehet, të humbasë e ndoshta edhe të mos dalë fare në sipërfaqe të opinionit publik.
Qëndrimi i gazetarëve dhe i gazetareve do të duhej të ishte qëndrim i pastër, indiferent, faktik dhe objektiv. Gazetari dhe gazetarja jonë do të duhej të provonin që të raportojnë dhe të “alarmojnë” shumanshmërisht, ta respektojnë interesin e opinionit dhe mundësisht të mbledhin sa më shumë të reja rreth një informacioni a ndodhie në hapësirën dhe në kohën në të cilën veprojnë.
Është fakt i vështirë që publicistët dhe gazetarët shqiptar të mbajnë qëndrim prerazi. Gazetari, megjithatë, gjatë seleksionimit të lajmeve anon “pavetëdijshëm” për dhe kundër një partie politike, individi, organizate apo institucioni, ndërsa publicisti këtë e realizon në mënyrë të vetëdijshme. Kështu mund të përfundojmë se gazetari “ynë” është gjithashtu publicist dhe publicisti gjithashtu gazetar.
Gazetarët duhet të kenë parasysh që çdo njeri duhet të gjejë në media informim të kënaqshëm mbi ndodhitë politike, ekonomike dhe kulturore. Gazetarët llogarisin, prezantojnë dhe komentojnë informacionin. Ata, nëpërmjet mediave, “prodhojnë një opinion”, i cili është më sesa jetik për proceset demokratike të një rendi shoqëroro-politik. Andaj, pavarësia, kujdesi dhe respekti ndaj konsumatorit, guximi intelektual, si dhe respektimi i parimeve të gazetarisë, është fondamenti bazë që kjo gazetari të jetë objektive.
Është fakt se në mesin e gazetarucëve dhe të gazetaruceve ka shumë hajna, rrenacakë dhe “kokëderra”, si në çdo fushë dhe profesion tjetër. Por kujdes! Këta gazetaruc partiak mund të vrasin e të shkatërrojnë popuj të tërë.
Dihet se gazetaria e sotme, me të mirat dhe me të ligat, është prodhim i marrëdhënieve midis pronarëve, gazetarëve, qeverisë dhe shoqërisë. Të katër këta aktorë kanë problemet e tyre, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndikojnë në prodhimet mediale të cilat ne i kemi sot në treg. Mungesa e emancipimit është e pranishme te të katër këta aktorë. Por, aktori kryesor dhe vendimtar është rrethi shoqëror si konsumator i prodhimeve mediale. Po nuk ndryshoi rrethi shoqëror, po nuk ndryshoi populli, nuk ka shpresë për ndryshime as në fushën e medias. Arsimimi dhe edukimi për mediat në popull dhe presioni i tyre mbi to do të sjellë shpresa të reja edhe për ne; për popullin shqiptar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin