Mos u besoni, të njëjtit janë!
Ende pa i mbushur tre vjet jetë, qeveria e Hashim Thaçit kërkoi që t’i merret mandati qeverisës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës! Ky veprim dëshmoj, se nuk ishin vetëm qytetarët, por edhe vet ata që menaxhonin koalicionin, që nuk po mund ta duronin më gjatë këtë qeverisje apo veten e tyre! Kjo për faktin se ish-koalicioni qeverisës kishte humbur arsyen “madhore” për të cilën kishte fituar zgjedhjet e vitit 2007 dhe mbi bazën e të cilave ishte formua: zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës, rritja e pensioneve, përmirësimi i gjendjes në shëndetësi dhe arsim, luftimi i krimit dhe korrupsionit përmes zbatimit të pavarur të ligjit ndaj të gjithëve në Kosovë, integrimi i veriut të Mitrovicës dhe shtrirja e autoritetit të institucioneve në gjithë territorin e vendit, si dhe përgatitja e vendin për proceset e ardhshme integruese euro-atlantike.
Siç na kujtohet, kjo qeveri filloi mandatin e saj me premtime të mëdha, se do t’i përmbush të gjitha objektivat e lartpërmendura brenda një mandati katër vjeçar dhe për këtë u nxitua që të marr disa vendime “arbitrare” në fillim të mandatit të saj, çka jepte shpresë se gjerat do të mund të ndryshonin pozitivisht. Por, pas disa muajve në pushtet, menaxherët e saj ndryshuan mendjen dhe anuluan të gjitha vendimet që kishin marr, me arsyetimin se kështu thoshte ligji! Në fakti ligji për këtë qeveri ka qenë më shumë mekanizëm për t’i sanksionuar dhe mposhtur kundërshtarët politik kur i është dashur, sesa që ka qenë bazë mbi të cilin është dashur të bazohet e gjithë punë e saj!
Se ligji për ish qeverinë dhe zyrtarët e saj ka qenë dhe është vetëm një letër e bardhë me shkronja të zeza, u pa edhe në mbledhjen e fundit të qeverisë, kur ajo mori vendim për emërtimin e Aeroportit dhe Autostradës me emrat e dy figurave kryesore politike dhe ushtarake të historisë moderne të Kosovës, Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe ish Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Kjo u bë në kundërshtim me ligjin i cili thotë se qeveria nuk ka të fuqi ekzekutive në kohë kur është në largim, por vetëm fuqi zbatuese, pavarësisht se ne e dëshirojmë një gjë të tillë! Megjithatë, këto vendime të qeverisë së shkarkuar duhet vlerësuar nisje e fushatës elektorale nga ana e PDK-së dhe jo si qëllime “patriotike” të tyre.
Pranimi i dështimit!
Hashim Thaçi “mund të krenohet” me të kaluarën e tij patriotike, mund të krenohet edhe me fatin e tij personal, që e ka nxjerr gjithnjë “fitues” politik në momentet me të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar deri më tani Kosova, por ai assesi nuk do të mund të krenohet me punën e tij si kryeministër dhe qeverisë që ka udhëhequr! Mbase këtë e vërejti edhe vet z. Thaçi, kur kërkoi nga deputwt e tij që ta rrezojnë nga pushteti, edhe pse kishte mundësi të tjera për tu larguar nga karrigia e kryeministrit. Këtë nuk e bëri, sepse ai e dinte se dorëheqja nga posti i kryeministrit do të mund të thoshte humbje të së drejtës për të kërkuar një mandat të ri si kryeministër i Kosovës.
Ish kryeministrin Hashim Thaçi nuk e mbajtën në pushtet as dy shtyllat kryesore me të cilat ishte krenuar gjithnjë, milionat e harxhuar nëpër rrugët e Kosovës nga Ministria e Transportit, e të cilat rrugë nuk po arrijnë as sot të përfundohen, e as projekti prej 80 milionë eurove i Ministrisë së Arsimit për pajisjen e shkollave me internet, e i cili projekt duket se as nuk ka filluar, ndërsa parat janë dhënë. Për këtë mënyrë të bërjes së punëve dhe dhënies së parave reagoi sërish BE-ja në Raportin e fundit të Progresit, kur tha se infrastruktura e transportit mbetet e pazhvilluar në Kosovë dhe Kosova ka hyrë në një program të ndërtimit të rrugëve, i cili nuk reflekton planifikimin e nivelit të qarkullimit, ndërsa shuma e investimit shter mjetet për investime në modele të tjera transporti si hekurudhat.
Kritikë ndaj punës së qeverisë u shpreh edhe nga ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kur u deklarua, pas dorëheqjes së tij, se rrëzimi i qeverisë së Kosovës do të duhej të bëhej vetëm për shkak të mos-punës së saj dhe për asnjë arsye tjetër. Por, z. Sejdiu harron se edhe ai me partinë e tij ka qenë pjesë e kësaj keqqeverisje tre vjeçare dhe se tendenca për tu shfajësuar, duke akuzuar të tjerët, nuk i ndihmon fare! Pas këtij deklarimi të ish partnerit, u shpreh edhe vetë kryeministri teknik i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit qeveria e tij do të duhej të rrezohej për shkak të paaftësisë së saj për të punuar pas largimit të ministrave nga radhët e partisë së Fatmir Sejdiut, LDK. Kjo retorik me akuza dhe kundër-akuza mes ish partnerëve tregon se ish koalicioni qeverisës nuk kishte vizion më të madh, sesa të ruaj status-quon në vend, ndërsa që dobësia kryesore e tij ishte baza bindëse dhe afatgjate e ligjshmërisë, të paktën deri në përfundimin e rregullt të mandatit, dhe se kundërshtia e brendshme e këtij koalicioni, ishte më e madhe, sesa gjasat që ky koalicion të rrëzohet nga opozita!
Eksperti i politikës ndërkombëtare, Profesori Françis Fukuyama shkruan se “regjimeve të ligjshme u falen gabimet afatshkurtra, madje edhe nëse ato janë serioze, meqenëse dështimi mund të shlyhet me shkarkim të kryeministrit apo të qeverisë”, dhe kjo është qasja që ka ndjekur Hashim Thaçi dhe zyrtarët e tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët shpresojnë se e gjitha çfarë kanë bërë për tre vjet qeverisjeje do tu falet nga qytetarët e Kosovës dhe se ata do të marrin edhe një mandat të ri qeverisës! Këtë shpresë ka edhe ish partneri i saj në koalicionin qeverisë, LDK-ja, e cila shpreson se qytetarët do t’ia lenë të gjitha fajet për dështim PDK-së, duke e falur nga përgjegjësia ministrat e saj!
Vet-akuzuesit!
Dhe kjo lojë apo retorikë politike mes ish partnerëve qeveritar ka filluar ende pa filluar fushata elektorale. Ish ministrat e kësaj qeverie, nga PDK-ja dhe LDK-ja kanë filluar të akuzojnë njëri-tjetrin për dështim në sektorët që kanë udhëhequr dhe përmbajtja e akuzave që ata po drejtojnë është po ajo që për tre vjet, shumë njerëz në Kosovë dhe jashtë saj, e kanë thënë në shkrimet dhe deklarimet e tyre publike dhe private, duke filluar nga keqqeverisja, korrupsioni, krimi i organizuar, keq-privatizimi, njohjet, liria e medias, integriteti territorial i vendit, zhvillimi ekonomik, punësimi e shumë fusha të tjera. Mbase kjo gjuhë akuzuese mes ish partnerëve qeveritar do të ashpërsohet edhe më shumë gjatë ditëve të fushatës, duke e shfaqur fytyrën e tyre të vërtet dhe duke na prezantuar qartë gjithë dështimet dhe keq-menaxhimet e bëra!
Fushata 10 ditore elektorale do të jetë edhe koha më e artë për qytetarët e Kosovës që të mësojnë të vërtetën e të kaluarës së ish partive qeverisëse dhe të mendojnë mirë se si do të votojnë në këto zgjedhje! Ne vetëm sa kemi filluar të kuptojmë se privatizimi ka qenë proces i korruptuar dhe i bazuar në interesat e disa individëve dhe këtë na dëshmojë vetë goja e ish të parit të Kosovës, Fatmir Sejdiu kur deklaroi se LDK-ja është që ky proces të kryhet mirë dhe me kujdes, derisa fliste për privatizimin e PTK-së! Ndërsa kryeministri në largim, Hashim Thaçi pranoi më gjysmë zëri se gjatë qeverisjes së tij kanë ndodhur dështime, derisa po fliste në kongresin e partisë së tij. Por, ai tha po ashtu se, kush është kundër privatizimit të PTK-së, është kundër Kosovës, çka rrit dyshimet se prapa këtij procesi qëndrojnë interesa të tjera, dhe jo ato të qytetarëve të Kosovës, ngase nuk ka arsye tjetër që të insistohet me aq ngulm në shitjen e një prej kontribuuesve kryesor në mbushjen e Buxhetit të vendit!
Megjithatë, akuza më të drejtpërdrejtë dhe më të renda kanë drejtuar në adresë të njëri tjetrit ish ministrat e qeverisë së Kosovës. Ish Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi akuzoi ish ministrin e Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni për bllokimin e 15 njohjeve të shtetit të Kosovës, çka vërtetoi deklarimet e bëra më herët nga njerëz jashtë qeverisë, se ky proces ka dështuar dhe se as pas tre vjetëve pavarësi nuk u arrit numri prej 100 njohjeve të premtuara. Më gjithë këtë, nëse z. Hyseni ka qenë pengesë për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën, atëherë pse z. Rexhepi nuk e ngiti këtë çështje më parë dhe të largohet Skënder Hyseni nga pozita e Ministrit të Jashtëm. Por, nuk vonoi shumë dhe ish Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni iu kundërpërgjigj Bajram Rexhepit, duke akuzuar institucionet e vendit, pjesë e të cilave ka qenë, se korrupsioni dhe krimi po ia “gërryen palcën kurrizore Kosovës”, me luftimin e të cilave dukuri do të duhej të merrej ministria që udhëheq z. Rexhepi. Por, nëse vërtet është kështu siç thotë z. Hyseni, atëherë pse ai qëndroi tre vjet në një qeveri korruptive dhe të kriminalizuar?
Keq e më keq!
Në anën tjetër, organizatat ndërkombëtare kanë publikuar raportet e tyre për Kosovën, të çilat flasin për punën e bërë nga institucionet e vendit brenda një viti. Organizata që merret me vlerësimin e shkallës së korrupsionit në të gjitha vendet e botës, “Transparency International” shkruan se Kosova në vitin 2010 zënë vendin e 110 për korrupsion në ranglistën prej 178 shtetesh, më 2.8 pikë! Edhe Banka Botërore thotë se Kosova nuk ka bërë asnjë reformë ekonomike gjatë vitit 2010 për lehtësimin e kushteve që të fillohet një biznes. Sipas raportit të saj, “Doing Business 2011”, Kosova radhitet në vendin e 119, prej 183 shteteve sa janë përfshirë në këtë raport, duke na e kaluar për të mirë edhe Kazakistani, e të gjitha vendet e Rajonit. Edhe Organizata e Reporterëve pa Kufi, e cila merret më lirin e medias, shkruan se gazetarët vazhdimisht kërcënohen dhe shantazhohen nga politika dhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës.
Dhe për tu dhënë vulën gjithë këtyre dështimeve dhe për t’i vërtetuar dyshimet e ngritura për punën e dobët të qeverisë në largim, na erdhi Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian për Kosovën, i cili ka përmbledh në disa dhjetëra faqe punën një vjeçare të qeverisë dhe institucioneve të vendit tonë. BE-ja përmes këtij Raporti shprehet e shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, shpëlarjes së parave në Kosovë, madje kësaj radhe edhe për sasinë e drogës, për çka këto ditë i shqetësuar është deklaruar edhe “EUROPOL”. Po ashtu Raporti si pika të zeza në Kosovë përmend edhe politizimin e gjyqësorit dhe administratës publike si dhe mungesën e lirisë së medieve. Në këtë kontekst nuk është çudi që Bashkimi Evropian nuk merret thuaja se fare me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, sepse kanë parë se jemi larg përmbushjes së kritereve kryesore që kërkon ky proces dhe kjo ka bërë që sot qytetari i Kosovës të jetë më i izoluari, jo vetëm në Evropë!
Krahasimi i pamerituar me të mëdhenjtë!
Nuk besoj se në një situatë të tillë ndonjëherë do t¨i kishin sjellë qytetarët e tyre, ish Presidenti amerikan George Washington, ish Kancelari gjerman Helmut Kohl, ose ish Presidenti francez Charles de Gaulle apo edhe ish Kryeministri shqiptar Ismail Qemali, me të cilët u provua të krahasohet kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, nga një ish profesor i imi, i cili më befasoj me këto fjalë në superlativ ndaj z. Thaçi, për faktin se pak vite më herët po ky politikan vetëm sa nuk kishte publikuar emrin e një partie politike, me qëllimin e vetëm që t’i largonte nga pushteti po këta njerëz që sot i lavdëron, me arsyetimin se janë duke e dëmtuar vendin. Ky krahasim i ish profesorit tim më shumë ngjanë në një nënçmimi të figurave të mëdha të politikës kombëtare e ndërkombëtare, sesa në vlerësim të historisë që ata kanë krijuar.
Sa për t’ia rikujtuar ish profesorit tim, George Washington ka venë bazat e shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të kohës moderne, SHBA-së, ndërsa Kosova e sotme e qeverisur nga Hashim Thaçi qëndron shumë keq! Thuajse të njëjtën gjë ka bërë edhe Charles de Gaulle në Francë, të cilin e kishte kërkuar populli që të vihet në ballë të tij, ndërsa Hashim Thaçin, jo vetëm populli, por edhe anëtarët e partisë së tij po kërkojnë që ta largojnë nga qeverisja. Helmut Kohl ka bërë histori duke bashkuar vendin e tij, Gjermaninë, ndërsa Kosova e sotme jo që nuk është bashkuar me Shqipërinë, por rrezikon të ndahet edhe njëherë në veri! Kurse Ismail Qemali ka shpallur pavarësinë e shtetit të parë shqiptar me simbolet që ishte luftuar, derisa Hashim Thaçi ka shpallur Kosovën shtet të pavarur pa simbolet që ka luftuar dhe në të cilat ishte betuar!
Për çfarë t’u besojmë?
Dhe kur i shohim të gjitha këto fakte, ne duhet shpresuar dhe besuar se qytetari i Kosovës do të di të vendos drejtë për të ardhmen e tij! Kosova me zgjedhjet e 12 Dhjetorit do ta definojë rrugën e vet politike në 10 vjetët e ardhshme. Më këtë nuk po mbështes deklarimin e një zyrtar të një partie të re politike në vend, por se është e vërtet, nëse marrim si të sigurt synimin e shteteve të Ballkanit Perëndimorë apo zotimin e vetë Bashkimit Evropian dhe NATO-së që deri në vitin 2020 ky rajon të jetë pjesë e këtij Unioni dhe kësaj Aleance. Qytetarët mund t’i rikujtojnë deklarimet e bëra tre vjet më parë nga partitë politike dhe t’i krahasojnë ato me realitetin e sotëm, për të qenë të saktë në vlerësim! Megjithatë, duhet pranuar faktin se edhe në këto zgjedhje, 90 % e spektrit politik është i njëjti, dhe se do të dëgjohen po ashtu 90 % të premtimeve që janë bërë tre vjet më parë.
Kështu që edhe në këto zgjedhje do të kemi përmbajtjen e njëjtë të fushatës me shumë pompozitet dhe harxhim parash, çka edhe Raporti i Progresit i BE-së thotë se financimi i partive politike nuk është në përputhje të plotë me standardet e BE-së. Po ashtu do të shohim një lidership të njëjtë me premtime të njëjta, që na benë me të drejtë dyshues në të ardhmen që ata ofrojnë dhe mosbesues në perspektivën që na pret! E vetmja pyetje që duhet shtruar kësaj klase politike është, nëse gjatë dhjetë viteve të kaluara nuk ndryshuat realitetin në Kosovë, pse duhet besuar se mund ta ndryshoni atë në katër vjetët e ardhshme? Çfarë ka ndryshuar tek ata, që do të na bënte neve, qytetarëve të Kosovës, shpresues në atë që premtojnë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin