Lidership i LDK-së, mos na i shuaj shpresat për ardhmërinë rugoviane!
Në vitin 1981, në demonstratat e atëhershme studentore dhe popullore ishte hallakamë e madhe. Me datën 26 mars të atij viti, pas dalldisjes së serbëve nëpër konvikte studentësh, ku përdorej shkopi, shqelmi, pjesa e fortë e kalashit e mjete të tjera, na erdhi radha edhe neve disa studentëve në grup prej 13 vetash ku ishim strehuar në një dhomë, të na qesin jashtë dhome duke na rrahur si e ma keq. Në atë moment mua më gjeten një thikë në pallton që e kisha vesh dhe më morën për krahësh duke më rrahur, dhe unë si i vogël që isha dhe jam, këmbët nuk më prekshin në tokë, por më fluturonin si veshët e lepurit… Pas shumë rrahjeve në burgun e Prishtinës diku kah ora 2:30 minuta pas mesnatës, në dhomë ku isha i tëri i pshurrur dhe i përgjakur, u fut një njeri me veshje të mirë në civil. Ai më tha kështu: Unë jam Filan Qerkini, nuk e kam ndër mend të të rrah, por po të pyes çka po kërkoni me këto demonstrata? Unë i lodhur dhe i rraskapitur nga rrahjet disi shpejtë thash; paj Republikë bre! Ai shpejtë ma ktheu: Eu ta q… republika nanën po edhe mua ma don me kanë, por…”. Kurrë nuk do i harroj këto fjalë të këtij ish punëtori të sigurimit, i cili duke dalë prapëseprapë ma dha një shuplakë të mirë, që ja kam falë përgjithmonë.
Viti 1989, me rrufe dhe me gëzim të madh formohet partia e parë demokratike në trojet shqiptare dhe gjithandej në Evropën Juglindore, LDK-ja, filluam në fshatin Cerrcë, vendlindja e të madhit të kombit I. Rugova dhe prej atëherë jam aty, jam se e desha e dua dhe duhet ta dua, është fryma, vizioni dhe njerëzia. Qytetarët e Kosovës për herë të parë në mënyrë legale vërejtën se më në fund intelektualizmi dhe gjithë shtresat popullore u orientuan drejtë, dhe se rezultati përfundimtarë nuk do të mungonte, vetëm se duhej durim dhe sakrifica, ashtu edhe ndodhi sot jemi shtet i pranuar nga madhështia demokratike perëndimore në krye me SHBA, mikun e Ibrahim Rugovës dhe mikun e shqiptarëve në tërësi.
Eh LDK-ja, shantazhohej, sulmohej, kërcënohej, por karvani vazhdonte, as nga brenda e as nga jashtë nuk lejohej të thyhej dhe shthurej një ndërtesë e krijuar nga mundi, sakrifica e deri te vrasjet. Në vitin 2006 ndodhi ajo e papritura, ndërroi jetë Burri i Madh i kombit shqiptarë, pak kohë pas kësaj, vëllazëria brenda sikur të shtyrë nga nuset, pra kunatat filluan luftën brenda llojit të vetë, pra të shkatërrojnë vetveten dhe me këtë edhe shtëpinë e njohur dhe të bekuar nga qytetaria e Kosovës, rrodhën gjërat keq e më keq. U nda LDK-ja, të dy thirreshin në emër të Presidentit Rugova, të dytë punoni kundër vizionit dhe veprës së Dr. Rugovës, u humbën tre palë zgjedhje, u tkurr anëtarësia dhe u hidhërua elektorati, me këtë pësoi edhe populli i Kosovës. Kryesia dhe klanet e tyre të gjithë u futën në institucione të ndryshme, siguruan rroga të majme aq sa ua lejonte partneri i tyre, ngase ata merrnin me thasë, e lanë anëtarësinë e lanë strukturën organizative dhe u ndanë nga elektorati, shkurt e shqip e tradhtuan votuesin dhe simpatizantin e LDK-së e më së shumti fanatikët e LDK-së, të cilët kishin bërë çdo gjë që në kohët më të vështira të mbijetonte LDK-ja.
Nejse, të shkuara, por jo të harruara, që prej zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, anëtarësia dhe simpatizuesit e LDK-së kërkuan me ngulm largimin e LDK-së nga koalicioni, kishte raste dhe shkaqe të shumta të bëhej ky largim, kërkohej përgjegjësia nga ata që kontribuuan jo në fitore por në humbje të bastioneve të LDK-së, kërkohej mbajtje e KP-së dhe zgjedhjeve ripërtëritëse brenda LDK-së, nuk ndodhi asnjëra. Disa figura të forta të LDK-së u larguan ose u përndjeken nga LDK-ja. Zanzibari tani më kishte arritur suksese edhe më të mëdha, i mbante pushtetarët e LDK-së në ankth duke u thwnw se “ne kur të duam ju qesim jashtë qeverisë”, e këta silleshin si ajo anekdota popullore me lepurin, breshkanin e shqiponjën…
Më në fund kryetari i ynë, e njëherësh ish Presidenti kur u gjet në udhëkryq, ku ishte futur në ngjyrën e kuqe të semaforit, i këshilluar dhe i garantuar nga partneri i koalicionit, pësoi ndeshje dhe u shpallë fajtor. Duhej të largohej nga pozita e të parit të vendit që ashtu e kështu ishte një pozitë dekori, i hidhëruar se e kishte tradhtuar miku – armik politik, tha “mjaftë më, unë s’mundem më kështu” dhe u tërhoq me sejmenët e vetë, edhe pse në fytyrat e atyre ministrave shihej qartazi një dëshpërim i madh që lëshonin zyrat në ndërtesën e madhe të qeverisë së koalicionit për shtetin?
Momentumi ishte i papërshtatshëm, ose ndoshta i zgjedhur me vetëdije. LDK-ja ishte futur në proces zgjedhor dhe interesimi jo vetëm i anëtarëve dhe simpatizantëve, por edhe i mijëra qytetarëve ishte i madh se më në fund në LDK do të ketë ndryshime dhe freskime kualitative me një regjenerim të bazuar dhe të kërkuar nga qytetaria kosovare. Por pse mu në kohën më të pafavorshme kur ricikloheshin edhe zgjedhjet nacionale të bëhej ky hap i tillë, koha do ta tregoj të vërtetën. Pa marr parasysh se zgjedhjet kishin filluar dhe shihej se shumë figura të njohura dhe shumë të rinj ofroheshin të jenë bartës, zgjedhës dhe të zgjedhur nëpër forume partiake, konform statusit dhe programit, ndodhi e pritura e papritur, klanet brenda Kryesisë dhe lidershipit vazhduan dhe po vazhdojnë me të njëjtën mënyrë, stopimin e ardhjes kualitative dhe të domosdoshme në dhe për LDK-në. Tandemi Sejdiu- Manaj me kompani (interesant Eqremi me vica ka humbur diku) me shpejtësi po duan ta greminojnë të tërën LDK-në, po duan të varrosin shpresat e qindra mijëra shqiptarëve për një LDK që do e udhëheq Kosovën drejtë ardhmërisë dhe mirëqenies.
Nuk po anoj nga dikush tjetër në këtë shkrim, jam për të rinjtë, por po kërkoj që të jetë konkurrencë demokratike dhe duruese për udhëheqjen e re të LDK-së, të jem i qartë, në këtë garë medoemos duhej dhe duhet të jenë dr. Isa Mustafa dhe i biri i Presidentit Rugova, Ukë Rugova, njeri i ri dhe karizmatik, i ditur dhe i urtë si babai i vetë, njeri që është rritur dhe edukuar me mund në një familje qytetare dhe kombëtare, njeri i ardhmërisë dhe i dashur e i kërkuar nga qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës. Sejdiu dhe Bukoshi duhet të rrinë mbrapa, të këshillojnë për hir të ardhmërisë së LDK-së, janë të harxhuar dhe të lodhur, të plakur dhe të shpenzuar, pra mund të jenë në KP, pse jo.
Ka shumë net që nuk ngopem me gjumë, pas gjithë obligimeve dhe problemeve familjare, por kjo gjendje në LDK po ma prish përditshmërinë dhe jam i sigurt se ka të tillë me qindra e mijëra. Andaj dr. Fatmir Sejdiu bëje hapin e duhur dhe të pritur nga shumë LDKista, dhe lësho rrugë, është njerëzore e sidomos intelektuale, nëse jo për asgjë, i ke humbur tre palë zgjedhje. Morali intelektual dhe politik në demokraci nuk e hanë një gjellë të tillë, tërhiqu or Zotëri se edhe ato merita që i ke do të ruhen më tutje, por po nuk u tërhoqe, qe besa nuk i dihet, ia humbë vetvetes të mirat tuaja. Në fillim kam shkruar për një rast timin para 30 vitesh, nuk po e lidhi aspektin politikë, por atë njerëzor. Ne e dimë Zotëri Fatmir Sejdiu se ju e doni shumë LDK-në, por kohërat janë tjera, rinia dhe gjeneratat e reja duan ndryshime dhe zhvillime demokratike në përputhje me situatën dhe realitetin. Pra ka qindra e mijëra të rinj që e duan këtë, sepse janë rritur me LDK-në dhe me emrin e Dr. Ibrahim Rugovës, janë të pashantazhuar, janë të çiltër mu si vizioni rugovian.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin