LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i kodit të jetës

Gati në çdo gjysmë shekulli marrë në përmasa planetare, bota është futur në një rrokullisje të gjërave për ta ndryshuar kodin e “fiksuar “ të jetës. Nuk ka dyshim se lëvizjet kanë nisur aty ku ka pasur më shumë energji që të projektohet e ardhmja, e cila nganjëherë ka shënuar zhvendosje nga konturat e sistemeve për iks vende, të cilat janë gjetur të pafuqishme dhe të papërgatitura për ta pozicionuar vetveten, por sidoqoftë kanë vepruar forca të reja refuzive për ta mohuar një cikël të zhvillimeve shoqërore me mungesë të elementit demokracisë.

Në këto paralele meridianësh në ato hapësira ku frymojnë civilizime jo sa thuhet të strukturuara në planin global, kanë shpërthyer fenomene të ndryshme, të cilat disa shoqëri i kanë futur në një proces tendosjesh të përcjella me kriza të brendshme politike, ekonomike, ndërsa shumë nga strukturat që marrin legjitimitet për udhëheqje, përpëliten me siklet në këtë vorbull të zhvillimeve, me mungesë të koncepteve të qëndrueshme dhe jo sa duhet të deshifruara, dhe diku-diku ka momente që vazhdojnë të “digjen” në ferrin dantesk të mosbesimit dhe injorancës së pakuptimtë.

E keqja më e madhe është mungesa e elitave të konsolidura politike dhe kulturore për t’i dhënë vizion të pashëm shoqërisë, shtetit për ecje të sigurt më tutje. Kjo ka bërë të kemi hiperinflacion pyetjesh për vetveten, por assesi të gjinden përgjigjet adekuate, të cilat energjitë kolektive i mobilizojnë në projekte serioze ku finalizimi i tyre mund të mbyllet si i suksesshëm


Shoqëritë e mëdha, promotore të ndryshimeve për një gjysmë shekulli, kanë telashe për t’i identifikuar dhe për ta matur forcën brenda shoqërive të tjera pa kohezion, që aspirojnë të hyjnë në trajektoren e shpejtësisë së shtuar, dhe në një diskrepancë të tillë shpesh paraqiten pengesa për avancime të vlerave duke u kthyer në një bumerang të dyanshëm, por që këtë e përjetojnë më shumë të dobëtit me mungesë kondicioni për të garuar në këtë maratonë të gjatë.

Të zënë në projekte jo mirë të zbërthyera deri në detale, shoqëritë më pak të konsoliduara zihen përbrenda në përplasje, të cilat bëhen përjashtuese për komunitete të ndryshme, të cilat ende janë peng i mentalitetit të së kaluarës, me mungesë të perceptuarit për kohën. Kjo gjendje do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë, ndoshta me nevojën për ridefinim të manifestimit të ndikimit që e kanë “promotorët” në pjesë ku shtrihen shoqëritë me ngecje të theksuar në procesin e ndërthurjes në projektet makro-globale.

Synimet e përputhshme të shoqërive të vogla me shoqëritë promotore, shpërputhjet e tyre në planin e mundësive, paraqesin një vakum të madh për ndërlidhje të spirancave nga ana e njërit breg tek tjetri, duke i kufizuar anët e pafuqishme jo rrallë me hapësirat e tyre të ngushta nacionale dhe me kapërcime tepër të vonuara deri te puqja e pikave të përbashkëta integruese.

Deri këtu si duket ka ende distancë në partneritet dhe komunikim, që nuk do të mund të kalohet as me shpejtësinë e shoqërive promotore as me ngathtësinë e shoqërive ende të pakonsolidura nga brenda, në këtë mezofazë duhet të kuptohet mirë gjuha me të cilën komunikojnë të dobëtit dhe të pabarabartit për ta “fiksuar” kodin e ri të jetës në nivel global.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori