Zëri i popullit, zëri i Zotit…!
Ndeja si zakonisht në lokalin tim të preferuar të lagjes duke pirë kafenë e mëngjesit dhe me kureshtje duke shfletuar gazetat ditore. Atmosferën e heshtjes së nemitur të qetësisë së atij mëngjesi, e prishi reagimi me zë i myshteriut tjetër që po ashtu sikur unë, kishte porositur kafenë dhe me një gazetë ditore të hapur pranë, tymoste me afsh cigaren e ndezur.
“Truke! Truke të tyre janë këto, o mik”! – mu drejtua nga tavolina përball ku ishte ulur. Edhe pese nuk njiheshim më parë me njëri-tjetrin, pranova të bashkëbisedoj me të.
Për çka e ke fjalën, o dashamirë?! – ju drejtova me buzëqeshje – “E kam fjalën për punën e asaj prishje të koalicionit: PDK-LDK! Më beso, o mik! E tëra kjo është vetëm një lojë qëllimisht e kurdisur nga ta! Dihet se zgjedhjet po afrohen. Meqë, ata po e dinë mirë se, përmes dallavereve të tyre të bëra sa ishin në pushtet, bukur shumë e kanë hup besimin në popull, andaj, në mënyrë që ta mbajnë aktualitetin, tashti qëllimisht trillojnë këso far taktika. Nuk është aspak çudi se, në këtë punë, me këshilla ju ndihmojnë edhe miqtë (e tyre) ndërkombëtarë. Sepse, ende ju nevojitet kjo garnitura e dëgjueshme servile politike. Sepse, këta ende kanë se çfarë të bëjnë në dëm të Kosovës dhe për favorin e përmbushjes së planeve të tyre gjeostrategjike.
“O, nuk janë këta hiç të mençur për këso punë, sa po të duken ty, o mik!” – e kundërshtova me ironi?
“E ke gabim, jaran”! – ishte reagimi i tij i shpejtë”. Kur vjen në pyetje ruajtja e interesave personale dhe të privilegjeve politike, ATA, dinë të tregohen aq të urtë dhe solidar në mes veti, saqë, gjatë trillimit dhe thurjes së këso far metodave perfide të veprimit, imagjinata e bujshme e tyre, ju tejkalon talentin e çdo romansieri nobelist letrar”.
Pasi që, ndërkohë, veç filloi të mbushet lokali me klientë tjerë, nuk e vazhduam bisedën më tutje, dhe, këtë konverzacion spontan në mes nesh, e përfunduam me kaq. Edhe pse, në at moment, këto fjalë të bashkëbiseduesit të panjohur, unë i kisha marrë si reagim i mllefit të akumuluar të popullit të stërngopur me probleme të shumta sociale-politike të cilat çdo ditë po e ngulfasin, pranoj se, jashtë arsyes së shëndoshë, dhe diku në thellësinë e bindjeve të mija intime, këtë ide nuk e përjashtova tërësisht si të pamundshme. Vërtet, edhe pse ai zë u tregua përmes një individ, në këso raste kurrë nuk duhet nënçmuar atë shprehje të intuitës kolektivi e cila gjithmonë, saktësisht e parandien tymin para zjarrit që më vonë mund të shkrep
“Hajt të shkoj gjurmëve të këtij dyshimi”!– i thash vetes. Gjatë ditëve në vijim, qëllimisht vëmendjen time e përqendrova, jo aq në arsyetimet boshe të palëve për shkakun e prishjes së këtij koalicioni, por më tepër u përqendrova në interpretimin e spontanitetit psikologjik të mënyrës së paraqitjes së tyre në publikë. Pas disa përsiatjeve, vërejta se, në ballafaqimet e ndërsjella të shpeshtuara këto ditë të fundit nëpër medie tona vizuale, ATA në to, më tepër tregohen të qetë se sa të tensionuar dhe vërtetë idhnar ndaj njëri tjetrit. Përveç disa sulmeve jo aq principiele me “plumba qorr” pro dhe kundër njëri-tjetrit, që në dukje, sado pak duhet të reflektoj para nesh se ka konflikt në mes tyre, përgjithësisht ata tregohen të qetë, stabil, mu sikur e tëra kjo çfarë ka ndodhur me prishjen e kësaj martese trevjeçare, nuk është edhe aq punë e madhe dhe serioze. Sa më shumë i dëgjoj, më duket sikur lexoj mes rreshtave të çdo fjalimi të thënë nga ta, atë porosi : “Hajt se, me hesap, edhe këtë karrem tonin, e gëlltiti ky populli”!
Për të qenë i gatuar sa më shijshëm i gjithë ky specialitet, asaj si mëlmesë dhe sedativ efektiv opinionbërës, me qëndrimet e veta “neutrale”, gjithnjë i shtohen “analistë të kurdisur politik”. Disa nga ta, prej porositësit fitimprurës, veç janë licencuar si mallra të dëshmuara shërbyese kualitative vendore, dhe, tanimë, emrat e tyre, me sukses janë radhitur në listat e prioriteteve për shpërndarje me shumicë gjatë fushatës zgjedhore që po na afrohet.
Në këtë lojë mundësisht të kurdisur si të qëllimshme, nuk duhet të jetë motivi i vetëm, sikur thoshte miku im popullor nga lokali i lagjes se, “përmes dallavereve të tyre të bëra sa ishin në pushtet, bukur shumë e kanë hup besimin në popull, andaj, në mënyrë që ta mbajnë aktualitetin, tashti qëllimisht trillojnë këso far taktika”, por, aty ka edhe diçka tjetër dhe më serioze: Privatizimi i PTK –së dhe bisedimet me Serbinë; dy disfavore politike që mund t’i komprometojnë para zgjedhjeve, me këtë punë po shtyhen?!
Në fund, kapaku edhe më bindës për pasurimin e këtij dyshimi ekstrem, ishte deklarata e z. Hajredin Kuçit se, “nëse do të paraqitet nevoja dhe e kërkojnë interesat e shtetit, pas zgjedhjeve të ardhshme (ku pretendojnë se patjetër do të jenë fitues), PDK-ja sërish mund të hyj në koalicion me LDK-në”. Merrni me mënd çfarë arsye e fortë për t’i besuar: “nëse e kërkojnë interesat e shtetit”?!!
Krejt në fund, dikujt nga lexuesit, e tëra kjo mund t’i duken si përrallë apo dokrra, por,ky është “Zëri i popullit, zëri i Zotit”, sikur thoshte Homeri… zëri i atij, të cilit, tashti ATA, nuk munden më t’ia këndojnë këngën, gjersa me kohë kurrë nuk ia kanë dëgjua as gjëmën…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin