LAJMI I FUNDIT:

Trendi i mërgimit VS regjistrimi i popullsisë!

Periudha kohore prej vitit 2002 kur dhe u realizua regjistrimi i fundit i popullsisë, dhe periudha nëpër të cilën kalojmë, ka prodhuar një realitet krejt tjetër sa i përket fenomenit të quajtur mërgata shqiptare. Prej atëherë e deri më tani, sa vjen e shtohet numri i familjeve të tëra që vendosin përkohësisht të shpërngulen nga vendlindja për të siguruar një të ardhme më të mirë socio-ekonomike. Kjo përqindje, në krahasim me të kaluarën është qindfishuar. Nëse në periudhën e kaluar kurbeti tek shqiptarët kuptohej si largim nga shtëpia e vetëm kryefamiljarit të tyre për të krijuar një jetë më të mirë për veten dhe familjen, sot kemi një realitet krejt tjetër. Në mërgim shkojnë e gjithë anëtarët e familjes duke lënë pas vetës shtëpi të mbyllur nën dry. Kjo kategori e popullatës, sipas gjitha parametrave përbën diku rreth 30 deri 40 për qind nga numri i tërësishëm i popullatës, gjithmonë duke folur për popullatën shqiptare.

Realiteti i ri i dyndjes së popullatës shqiptare drejt vendeve perëndimore, në masën më të madhe i përshkruhet periudhës së dekadës së fundit. Nëse merret para sysh ky realitet i ri i mërgatës shqiptare, për të bërë një krahasim me të dhënat e fundit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2002 ku shqiptarët rezultuan të jenë zyrtarisht 25,17 për qind nga numri i tërësishëm i popullatës, dilemat se kjo përqindje mund të shënoi ulje drastike me regjistrimin e popullsisë të paralajmëruar për në muajin prill të vitit që vjen, janë reale dhe përbëjnë një bazë solide për ngritje të zërit nga subjektet politike dhe sektorin civil brenda taborit shqiptar, që periudha e mbajtjes së procesit regjistrues të popullsisë të dislokohet në periudhën kur mërgimtarët ndodhen në vendlindje. Vetëm në këtë formë, dëmtimi i përqindjes shqiptare në Maqedoni, mund të jetë më i vogël.

Stina e pranverës mund të jetë më e favorshme për procesin e regjistrimit të popullatës, ashtu siç pohojnë disa ekspertë dhe demografë, të cilët thonë se si e tillë është përvojë në të gjitha shtetet e Botës, por shikuar në aspektin e interesit nacional të shqiptarëve, kjo rregull siç do të quhej botërore, s’do mend se në këtë rast do të duhet të jetë në rend të dytë, të paktën për popullsinë shqiptare. Rregullat e tilla me trend global mund të vlejnë në vende dhe hapësira ku realitet është krejt tjetër, ku numri i popullsisë së mërguar është shumë pak apo zero, kurse në realitetin e Maqedonisë ku vlerësohet se një e pesta e popullatës në nivel republikan është jashtë kufijve të shtetit, aplikimi i përvojave të tilla është gabim dhe si i tillë humb në hapësirë dhe kohë.


Sipas vlerësimeve të disa demografëve, shqiptarët në të vërtetë përbëjnë mbi 34 për qind të popullsisë në Maqedoni. Sipas regjistrimit të fundit popullsisë në vitin 2002, shqiptarët rezultuan të jenë zyrtarisht 25,17 për qind, nëse nuk korrigjohet data e procesit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, që është edhe si kërkesë nga faktori politik shqiptar, me theks të veçantë Demokracia e Re e cila është treguar më e zëshme në këtë drejtim, duke pas para sysh realitetin i ri të dyndjes së popullatës shqiptare drejt vendeve perëndimore, sidomos gjatë dekadës së fundit, shqiptarët me të drejtë shprehin dilemat se kjo shifër mund të rezultoi edhe në kufirin prej 20 për qind, duke mos llogaritur edhe keqpërdorimet e tjera që mund të ndodhin brenda procesit të regjistrimit të popullsisë në terren apo brenda mureve të Entit Statistikor Republikan.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori