LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e dytë e Fatmir Sejdiut

– Prishja e koalicionit me PDK-në e largon LDK-në nga rreziku i përçarjes.
– Qeveria teknike me kryeministër Agim Çekun dhe me nga tre ministra të 5 partive parlamentare tani është zgjidhja më e mirë për situatën e krijuar.

Prishja e koalicionit me PDK-në është fitorja e dytë e Fatmir Sejdiut. Me situatën e krijuar ai dëshmoi se butësia e tij prej lideri ka pasur një kufi dhe se kur e tepron me zullum ndaj të butit ai di të jetë shumë eksploziv. Vendimi i tij shumë energjik riktheu unitetin e LDK të rrezikuar nga përçarja mes atyre që shijonin kolltukun e pushtetit me sedër të lënduar dhe atyre që kishin edhe sedrën e lënduar, por nuk i gëzonin kolltukët e pushtetit.
Investimi i Hashim Thaçit në përçarjen e LDK-së shkoi kot. Pas këtij vendimi, LDK më nuk rrezikon përçarjen. Në garën për strukturat e LDK-së mund të ketë të pakënaqur (ata që nuk i arrijnë synimet e veta nw hierarkinë e LDK-së) që nga nivelet më të ulwta e deri të ato më të larta, por kjo më nuk përbën baze ideologjike për përçarje. Pakënaqësitë do të mbesin individuale dhe kjo nuk përbënë rrezik për partinë.

Në anën tjetër ftesa që Fatmir Sejdiu bënë për rikthim anëtarësisë së larguar të LDK-së tregon se ai ka nxjerre mësim nga gabimi trashanik kur garonte me Nexhat Dacin. Kur Daci i shtriu dorën e urimit të fitores në vend se t’i ofronte pozicionin e nënkryetarit dhe përkrahësve të tij pjesëmarrje adekuate në strukturë me çka do të ruante unitetin e partisë dhe me dalje eventuale nga LDK, Daci do të mbetej i vetmuar, Sejdiu hapi rrugë që ¼ e partisë të shkonte tek Daci dhe ¼ tjetër tek Pacolli. Kësisoj ky gabim i tij trashanik e përgjysmoi LDK-në. Por me veprimin e fundit, Fatmir Sejdiu dëshmoi se ka nxjerrë mësim nga ky pësim dhe veprimet e tij janë krejtësisht integruese sa që rivali i tij kryesor, Hashim Thaçi, duket krejtësisht i tronditur. Integrimi me ORA-n është shumë domethënës për LDK-në. ORA vërtetë ishte parti e vogël dhe integrimi me të nuk paraqet ndonjë rritje numerike domethënëse për LDK-në, por aktivistët e ORA-s janë pjesa më elite e shoqërisë kosovare, kështu që shkrirja e saj në LDK është më e rëndësishme për LDK-në se sa bashkimi me një forcë tjetër shumëfish më të madhe.


Trembja me zgjedhje të jashtëzakonshme duket se është një trembje e arushës me shoshë, pasi që, derisa LDK është në gjysmë të procesit zgjedhor, PDK akoma nuk e ka nisur atë fare. Pjesëmarrja në zgjedhje e PDK-së pa përmbushur obligimin ligjor do të mund të haste në reagim të protektorëve të Kosovës që përkujdesen për ligjshmërinë në Kosovë. Nëse Presidenti u deshtë të largohej nga detyra për shkak të obligimit ligjor përse atëherë Partisë së Kryeministrit do t’i lejohej shkelja e ligjit. E gjithë kjo situatë e krijuar nga Fatmir Sejdiu e ka vënë në teren të rrëshqitshëm rivalin e tij kryesor Hashim Thaçin. Nga pozita ofensive tani Thaçi mbetet në defensivë ose më saktësisht në pozicion që të ndërmarrë hapa politikë të pastudiuar paraprakisht në nervozë e sipër.

Duke lënë lojërat politike anash, interesi i vendit është që në këtë situatë të kemi një qeveri teknike të përbërë nga tre ministra nga secila parti parlamentare dhe një kryeministër konsensual nga një parti jashtëparlamentare. Po them jashtëparlamentare ngase të qenit kryeministër i një qeverie teknike nga një parti e vogël nuk do të mund të përfitojë avantazhe të mëdha sikur ta zëmë të ketë një kryeministër nga PDK, LDK apo AAK ku besoj konsensusi do të ishte i pamundur. Një figurë të tillë Kosova tashmë e ka të sprovuar. Ky është Agim Çeku, kryetari i PSDK-së. Qeverisja e tij nuk ishte një tregim suksesi, por ai tregua si një figurë konsensuale në një situatë konfliktoze si kjo. Dhe një gjë që është treguar si zgjidhje e situatës mund të vihet në funksion sërish. Emërimi i Agim Çekut kryeministër i Qeverisë teknike do t’ia shtonte gjasat që PSDK të rriste përqindjen në zgjedhjet e ardhshme, por kjo nuk do të përbente rrezik për asnjë nga partitë pretendente për pushtetin e ardhshëm. Së këndejmi, Agim Çeku është një mundësi ideale për të qenë kryeministër konsensual i Qeverisë teknike.

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Kalo në kategori