Po bien muret
Dikur të vetëm, të izoluar pa përkrahje, me plotë intriga e shpifje për ne (shqiptarët), por sot ne po thyejmë mure që dikur ishin ndërtuar me shumë precizitet nga fqinjët dhe ishin eksportuar me shumë besnikëri në kancelaritë e sallonet diplomatike të Evropës “Plakë”! Pas gjithë këtyre sfidave, vështirësive e proceseve të stërngarkuara, shqiptarët arritën që të bëjnë hapa konkret drejtë Bashkimit Evropian, vendeve me traditë demokratike e me kultura të hershme civilizuese. Evropa nuk po bënë gjë tjetër vetëm se po e ndërron vetën, për me tepër ajo e ka pasur një borxh moral ndaj shqiptarëve, për ndikimin e historisë se tyre në proceset e hershme mesjetare për Evropën në tërësi. Evropa bile në këtë pikë është vonuar, është dashur të “lajë” borxhin edhe me herët!
Votimi në Parlamentin e Bashkimit Evropian ishte i një rëndësie historike për Shqipërinë, ku shumica dërmuese e deputetëve me plotë të drejtë votuan për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, për këtë një meritë të veçantë e ka Qeveria Shqiptare, pasi puna e saj ishte kruciale për rezultatin e votimit të arritur në Parlamentin e Bashkimit Evropian. Ky liberalizim i vizave nuk është (nuk do të jetë) dhuratë për Shqipërinë! Nga ky liberalizim i vizave do të përfitojnë të gjithë, e në veçanti qytetarët e thjeshte, e për studentët të zonave me të thella e të këndeve me të ngushta të Shqipërisë, mjafton që më nuk do të këtë radhë të gjata për viza para ambasadave. Nuk do të ketë lodhje, strese, shpenzime të shumta materiale e “shëtitje” të panevojshme e shumë të mundimshme nëpër administratë për dokumente të shumta dhe të llojeve nga me të ndryshmet. Vetëm ai që ka aplikuar për vizë në këto ambasada e di se çfarë ka hequr e për me tepër ka raste të shumta që edhe pas atij mundimi nuk kanë arritur të marrin vizat!
Edhe në mbledhjen Këshillit të Evropës, të Ministrave të Brendshëm dhe të Ministrave të Drejtësisë (me 8 dhe 9 Nentor’10) nuk pritet të këtë ndonjë befasi, ata vetëm sa do ta mbështesin votimin e Parlamentit të BE-së për të dhënë verdiktin përfundimtar për liberalizimin e shumë merituar të vizave për shqiptarët.
I vetmi vend që tani po mbetët jashtë Zonës Shengen është Kosova, e cila se shpejti do të merr Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian, për të parë se deri ku ka shkuar me plotësimin e standardeve për liberalizimin e vizave. Ne duhet të kuptojmë një gjë se të fitosh liberalizimin e vizave, të integrohesh në BE, do të thotë në mënyrë të drejtpërdrejt të përmirësosh jetën qytetarëve, të rrisësh mirëqenien e tyre, kualitetin e jetës, të luftosh në vepër korrupsionin, krimin e organizuar dhe dukurit e tjera shëmtuese e negative për vendin. Këto janë pikat kyçe që duhen rregulluar nëse Kosova dëshiron që sa me shpejtë të integrohet në familjen Evropiane, për ndryshe procesi do të zvarritet apo do të jetë me i gjatë se sa mendojmë. Duke i luftuar të gjitha këto dukuri që përmendem me lartë në mënyrë konkrete e jo për “hava”, me deklarata shumë të thata e monotone, ne do të mund të arrinim që të integrohemi edhe me herët në këtë familje!
Kosova do të këtë lehtësira në këtë proces pasi që tashti vetëm 2 milionë shqiptarë kanë mbetur jashtë Shengenit. Nuk është interes i askujt as i BE-së që Kosova në një mënyrë të mbetët jashtë këtij procesi. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë ketë! Kosova ka një fat me të rënd në këtë proces për atë se 5 vende të BE-së ende nuk e kanë njohur atë si shtet, ky problem është politikë dhe ndoshta pikërisht për këtë rruga për në BE përveç se do të jetë e pa asfaltuar ajo do të jetë edhe me e gjatë për këtë shtet të ri. Njëherësh, kjo është sfida e ardhshme e BE-së dhe na mbetët të shohim se si do të rrjedh procesi. Për me tepër Qeverisë së Kosovës i mbetët që të jetë me aktive dhe të punoj më shumë për këtë proces jetik për qytetarët e vendit. Vetëm angazhimi i saj (Qeverisë) arsyeton liberalizimin e vizave, integrimin në përgjithësi dhe me këtë do të rrëzohen muret në Evropë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin