LAJMI I FUNDIT:

Politika

“Unë quaj “politikë” atë lloj standardi që përcakton qëllimet që duhet të arrihen nga shoqëria, përgjithësisht përmirësimi i ndonjë tipari ekonomik, politik apo social i shoqërisë. Ndryshe nga parimet që janë standarde që parashtrojnë të drejta, politikat përshkruajnë qëllime”, vlerësonte gjyqtari dhe teoricieni amerikan Ronald Dvorkin. Ndryshe nga Dvorkini, që vlerësonte se politikat kryesisht kanë të bëjnë me qëllimet e përgjithshme, në zhvillimin e kulturës politike nëpër disa vende të brishta të botës, konkretisht në vendet e Ballkanit e gjetiu, politika kryesisht funksionon si pasojë e egocentrizmit të çështjes, duke u marrë më shumë me tendencat materiale të interesave personale, se sa për të stimuluar të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Politikat ballkanike, konsideroj se janë krijuar pa një motiv e ambicie të veçantë, pra, qëllimi i të cilit ka qenë orientimi i interesit drejt çështjes, kjo e fundit është politikë meskine e zhveshur nga të gjitha nevojat e përgjithshme.

Politikat ballkanike nuk kanë një sistem apo një metodë efikase të krijimit shumëvjeçar, por janë formë e ideologjive të zbrazura, pa pasur ndonjë ide konkrete dhe të planifikuar më herët në bazë të metodave dhe sistemeve të ndryshme shkencore. Politikë ditore, e pa kualifikuar mirë. Kjo vërehet shkoqur në shtetet e tranzicionit ku ligji si organ që rregullon marrëdhënie të caktuara shoqërore nuk gjen zbatim të tërësishëm në jetën e përditshme. Domethënë, politikat e tilla të çështjes më shumë kanë tendencë të pasurojnë interesin vetjak të disa individëve, se sa interesin e përgjithshëm të shtetit apo dhe të shoqërisë. Këtu, ligjet nuk zbatohen praktikisht nga autoritetet shtetërore, sepse njerëzit që drejtojnë shtetin nuk kanë asnjë përvojë shkencore a politike për t’i shqyrtuar gjësendet sipas arsyes kritike, si dhe nuk kanë kualifikimtë nevojshëm për t’i hartuar e harmonizuar fenomenet e përgjithshme që tangojnë shoqërinë e kësaj kohe, tashmë të globalizuar.

Politika nuk është gjësend që mund të përdoret, por është instrument ideologjik që shfrytëzohet për të hartuar çështjen ose fenomenet. Varësisht nga ambiciet dhe kualifikimi përkatës që do të kenë drejtuesit, ashtu dhe do funksionojë shteti. Mirëpo, drejtuesit legjitimohen nga qytetarët, e kështu qytetarët nëpërmjet të zgjedhurve të tyre vlerësohen varësisht nga pikëpamjet e tyre politike. Kjo në kuptimin tjetër do të thotë që një pjesë e politikës zhvillohet nga qytetarët duke i zgjedhur drejtuesit e tyre me anë të votës së lirë. Prandaj, politika është instrument ideologjik i hartuar nga një grup i caktuar njerëzish që janë të aftë të ndryshojnë interesin e përgjithshëm të çdokujt. Mungesa e kualifikimit dhe ideve çon deri te mungesa e qeverisjes së mirë. Kjo formë e politikës është jashtë çdo parimi të së drejtës, sepse realisht nuk rregullon jetesën e shoqërisë, por më shumë ka efekt tendencioz të çështjes dhe interesit vetjak.


Ky lloj kualifikimi politik errëson individualitetin shoqëror duke e futur nëpër procese të ngadalësuara integruese, dhe stimulon të keqen e organizuar që është përgjegjës vetë shteti. Klasa shoqërore në një shtet kërkon kualifikim dhe parim, ndryshe problemet do të jenë aktuale dhe imediate. Dvorkini thotë se: “Unë quaj “parim” një standard, i cili duhet të merret në konsideratë jo se do të sjellë situatën e dëshiruar politike, ekonomike apo sociale, por sepse është kërkesë e drejtësisë apo e ndershmërisë, apo e ndonjë dimensioni tjetër të moralit”. Parimi është bazë esenciale e trajtimit të politikave shtetërore për të siguruar të drejtën që i përket çdo individi apo një grupi të caktuar shoqëror. Mund ta konsiderojmë edhe si argument moral, e cila i jep politikës pjesën e të drejtës për t’u reflektuar pozitivisht në shoqëri, ekonomi, politikë e gjetiu. Trajtimi i politikës sipas parimeve mund të japë rezultate efikase në udhëheqjen e shtetit drejt progresit politik. Parimi në politikë bazohet nga argumentet, ngaqë sjell ndryshimin më të mirë të shtetit në vartësinë e interesit të shoqërisë.

Shoqëria politike e kualifikuar sipas parimeve morale është instrumenti i nevojshëm dhe kriteriumi esencial, që shteti të ecë kah vullneti për pushtet efikas e moral. Vlerësoj se parimi është argument etik dhe më shumë politikë morale e ndërgjegjshme që askujt nuk i lejon të shkelë mbi ligjin dhe të trajtohet si i ligjshëm, por askush të mos përfitojë nga veprimet e veta të jashtëligjshme. Prandaj, parimi duhet kuptuar si një vullnet i mirë që nuk lejon diskriminim e çfarëdo klase, i cili njëherësh nuk të lejon të kualifikohesh mbi tolerancën e tjetrit. Secili përbën bazën e procesit të vet natyror, dhe askush nuk ka të drejtë të priviligjohet. Ligji dhe e drejta në politikë duhen kuptuar në radhë të parë si parim. Ligji duhet zbatuar, – duhet të merret si parim që synon apo orienton kah e mira e përgjithshme. Parimi në esencë rregullon marrëdhëniet e të drejtave të individëve, ndërsa politikat janë të krijuara për arsye dhe qëllime universale të cilat shërbejnë për të mirën e çdokujt.

Politikat duhet të hartohen brenda koncepteve të së drejtës që përcaktojnë qëllime dhe ide kapitale, ngase, në politikë qëllimi dhe ideja shtyjnë institucionet të rrjedhin normalisht duke krijuar efikasitet dhe progres të duhur në të mirën e përgjithshme. Prej këtu varet dhe vetë ekzistenca e shtetit dhe e shoqërisë. E drejta është tërësi normash që aplikon shteti për të mirën e nevojshme. Të drejtat janë shprehje e vullnetit të çdo individi, me kusht që secili të zbatojë ligjet e shtetit brenda shtetit të së drejtës. Aty ku nuk zbatohet ligji është e pranishme dhuna. Ndërsa dhuna sjell revoltën dhe pakënaqësinë. Në një shtet ku ligji miratohet, dhe i njëjti nuk zbatohet as nga qytetarët e as nga shteti duke e praktikuar përmes organeve të veçanta shtetërore, atëherë sigurisht se do të ketë paraqitje të një vakumi politik brenda shtetit, i cili do të jetë një mundësi më shumë drejt qeverisjes abstrakte.

Kur më herët theksuam se mungon ideja konkrete, qëllimi thelbësor, dhe vullneti i organizuar, fjalën e kisha konkretisht për Maqedoninë. Kjo e fundit ka kontest me emrin kushtetues me shtetin e Greqisë, dhe për disa vjet me radhë ende Maqedonia nuk ka ide konkrete, qëllim thelbësor dhe vullnet të organizuar që ta zgjidhë kontestin e emrit kushtetues me Greqinë. Vërtet është një problem i vështirë, gati djeg thelbësisht, por nuk guxon të pushojë së ekzistuari problemi në fjalë. Pushteti aktual bashkë me opozitën duhet të hartojnë një strategji politike të unifikuar për ta zgjidhur përfundimisht kontestin e emrit. Zgjidhja mund të vijë sipas një tolerance diplomatike duke bërë kompromis të pajtueshëm për të mirën e të dyja shteteve, e cila tolerancë do të garantonte emrin kushtetues në thelb, ose fundja nëse nuk ka zgjidhje në interes të përgjithshëm, atëherë duhet pushteti aktual të dorëzohet. Ose të tolerohet rasti me kontestin e emrit kushtetues që të zgjidhet me mjete diplomatike, ose shteti të izolohet, ky është fati, të cilin askush nuk do ta dëshironte. Greqia është e vendosur në pozicionet e saj, duket se asgjë nuk do të tolerojë, sepse ajo as humb e as vonohet në udhëtimet e saja politike. Ndryshe shteti po vonohet në ambiciet e nevojshme, si dhe po vonon edhe globalizimin në kohë të shoqërisë.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori