Fushëbeteja të reja alternative të diplomacisë kosovare
Në pamundësi për të hyrë shpejtë në OKB dhe Bashkimin Evropian, diplomacia kosovare duhet të analizojë mundësi të tjera alternative për ta bërë Kosovën një fakt të kryer e të mirëqenë në arenën ndërkombëtare dhe për të pasur së paku njohje të drejtpërdrejtë nga sa më shumë shtete, duke mundësuar qarkullimin sa më të lehtë e të gjerë të tregtisë kosovare dhe qytetarëve. Ministria e Jashtme e Kosovës nuk duhet të merret vetëm me njohjet nga vende të tjera të OKB-së, por duhet ta bëjë para komunitetit ndërkombëtar gjithnjë e më të qartë që realiteti i pavarësisë është i pakthyeshëm, sepse tashmë ky shtet ka tepër marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe apo shumëpalëshe dhe është ndërlidhur në shumë marrëdhënie e anëtarësime.
Një mundësi që ia vlen të shqyrtohet është aplikimi i Kosovës për t’u bërë vendi i 55-të anëtar i Komonuelthit të Kombeve. Objektivat e kësaj organizate shkojnë përshtat me Kushtetutën e Kosovës, pasi theksojnë paqen, lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe nuk është e thënë që shteti të jetë ish-koloni britanike, pasi tanimë ka dy anëtarë Mozambiku (ish-domeni portugez i anëtarësuar në 1995-n) dhe Ruanda (ish-belge e anëtarësuar në 2009-n) që s’kanë qenë koloni britanike.
Prej mbledhjes së krerëve të vendeve të Komunuelthit në Kampala në vitin 2007, është hapur akoma më shumë mundësia që të anëtarësohen vende që s’kanë lidhje historike me Britaninë. Aktualisht kanë aplikuar për anëtarësi Algjeria dhe Madagaskari, që kanë qenë koloni franceze dhe kanë shprehur interes Gjeorgjia dhe Eritrea. Anëtarësimi në Komonuelth do t’i jepte mundësi të afrohej më shumë me një pjesë të botës që nuk e ka njohur ende Kosovën dhe të kompensojë pjesërisht mungesën e anëtarësisë në OKB, derisa kjo e fundit të bëhet realitet.
Pengesa numër dy e Kosovës në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare është mosnjohja prej pesë shteteve anëtare të BE-së dhe fakti që mungon ndonjë marrëdhënie kontraktuale e mirëfilltë me këtë organizatë për të siguruar anëtarësimin e Kosovës. Madje Qipro ka deklaruar se nuk do ta njohë Kosovën, edhe po qe se e njeh Serbia, gjë që të lë të kuptohet se anëtarësimi në këtë organizatë është shumë i largët. Një mënyrë për ta kompensuar sadopak pamundësinë aktuale për anëtarësim në BE mund të ishte negocimi për anëtarësim në Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Anëtarët e kësaj organizate kanë një marrëveshje me BE-në prej vitit 1994 për krijimin e Zonës Ekonomike Evropiane, që iu mundëson të shijojnë tregun e përbashkët evropian dhe qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve, pa qenë anëtarë të BE-së. Pra nëpërmjet anëtarësimit në EFTA (ku gjithë anëtarët e njohin zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur) mund të sigurohen pjesa më e madhe e përfitimeve që do vinin prej anëtarësisë në BE.
Gjithashtu është e domosdoshme që Kosova, përveç FMN-së dhe Bankës Botërore, të sigurojë anëtarësinë e Kosovës në të tjera organizata ndërshtetërore, si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit dhe Gjysmëhënës së Kuqe apo Agjencia Evropiane e Hapësirës. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjithnjë e më shumë hapësirë e autoritet kanë marrë aktorët joshtetërorë dhe nëse fitohet respekti apo njohja prej këtyre aktorëve, rrjedhimisht konsolidohet edhe imazhi i Kosovës si aktor në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kur flitet për aktorët joshtetërorë, të parët që të bien ndër mendje janë kompanitë e mëdha botërore, si dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare. Për të afruar apo hyrë në marrëdhënie me kompani të mëdha, duhet që të bëhen politika fiskale sa më agresive (p.sh të hiqen taksat e korporatave) si dhe të kihet parasysh mirë reputacioni apo fuqia ndërkombëtare e kompanive që licencohen, marrin tenderë apo bëjnë privatizime (ndërkohë që realiteti tregon të kundërtën, siç është rasti me kompaninë e dyshimtë të hekur-nikelit).
Nga ana tjetër, qeveria e Kosovës dhe aktorë të tjerë të biznesit e shoqërisë civile, që janë të interesuar për procesin e shtet-formimit, duhet të afrojnë apo hapin degë lokale të sa më shumë organizatave ndërkombëtare, që kanë reputacion global si “Amnesty International”, “CARE International”, “Save the Children”, “Médecins Sans Frontières” etj. Në këtë linjë duhet sponsorizuar edhe formimi i degëve dhe mundësimi i anëtarësimit edhe në shoqata ndërkombëtare profesionale si Unioni Evropian Farmaceutik (EPU) apo Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil (ECAC); federatat sportive të sporteve si ajo e Futbollit, Çiklistëve; organizatat rinore si AIESEC apo AEGEE e kështu me radhë.
Kosova mund të certifikohet më shumë si subjekt juridik në nivel ndërkombëtar, nëse firmos dhe ratifikon traktate ndërkombëtare, siç është ai i Otavës, kundër minave apo ai i Kiotos kundër ndotjes. Në rastin e protokollit të Kiotos si firmëtar listohen edhe territore joshtetërore të papërfillshme, si ishujt Kuk dhe Niue e po kështu Palestina përmendet si firmëtare në një numër të madh traktatesh ndërkombëtare, duke i dhënë vetes një rol më të zëshëm ndërkombëtarisht. Prandaj ekzistojnë hapësira të shumta për të mundësuar konsolidimin e pozicionit të shtetit të Kosovës në nivel ndërkombëtar, edhe atëherë kur hasen barriera në procesin e njohjes nga të tjera shtete dhe anëtarësimit në OKB e BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama