LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi, shqiptarët sërish lëmsh!

Caktimi i periudhës për realizimin e regjistrimit të popullatës vendase në Maqedoni, kaloi në një debat të gjerë publik. Kësaj radhe ky debat po zhvillohet në taborin shqiptar gjersa tek blloku maqedonas as që u ngrit pluhur në këtë temë. Edhe forma e regjistrimit edhe periudha kohore e realizimit të regjistrimit nuk u kontestua nga asnjë subjekt politik maqedonas. Vërejtjet erdhën kryesisht nga subjektet opozitare shqiptare dhe sektori civil ndërkohë që në mbrojtje të modelit aktual regjistrues doli partia shqiptare në pushtet. Kjo heshtje nga blloku i partive politike maqedonase është më se e arsyeshme mbase në asnjë moment regjistrimi i ri i popullatës nuk cenohet “sovranitetin” e pjesës maqedonase të popullatës. Edhe shqetësimi i ngritur nga subjektet politike shqiptare që aktualisht ndodhen në rolin opozitarë, në shikim të parë duket i arsyeshëm pasi që në çdo cikël të kaluar të regjistrimit të popullatës, numri i shqiptarëve ka qenë objekt manipulimi.

Si në çdo rast tjetër, edhe këtë herë një veçori që karakterizon veprimin e partive politike shqiptare është ndasia mes tyre. Në asnjërën nga subjektet politike se gjen dot një pikë të përbashkët mes njëra tjetrës sa i përket regjistrimit të popullatës të caktuar për Prillin që vjen. Çdo njëra ka vështrimin e vet rreth ligjit për regjistrimin e popullsisë. Për partinë shqiptare në pushtet, BDI gjithçka shkon në rregull, kërkesa e saj për ngritjen e një komisioni të veçantë i cili do të jetë bartës i procesit të regjistrimit është e mjaftueshme ashtu sikurse vëzhgimi i procesit nga ndërkombëtarët për të pasur një proces të besueshëm. Sa do pak përafrim të pozitave janë vërejtur tek partitë parlamentare të opozitës.

Në reagimin që doli fillimisht nga Demokracia e Re aludohej në mungesën e transparencës gjatë përgatitjeve për procesin e regjistrimit, por edhe mungesës së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në Entin për Shtetëror për Statistika dhe komisionet përkatëse të formuara, organe këto që do të jenë bartëse të procesit të regjistrimit dhe publikimit të rezultateve nga i njëjti. Nga ana tjetër, PDSH ka kërcënuar se do t’i bëjë thirrje elektoratit për bojkotim të procesit të regjistrimit të popullsisë nëse nuk plotësohen kërkesat e sajë që aludojnë në vendimmarrjen me konsensus në udhëheqjen e Entit republikan të statistikave si dhe përqindja në këtë institucion t’i kalojë nivelet aktuale të përfaqësimit. Madje paralajmëroi se me komision paralel do të mbikëqyrë procesin e regjistrimit të popullsisë.


Mendimin e tyre e dhanë edhe ekspertët dhe përfaqësuesit e sektorit civil. Këto të fundit më tepër mbrojtën pozicionet e partive që në fakt fshihen pas tyre. Për demografët ishte e arsyeshme që BDI të kërkonte Komision të Posaçëm për regjistrimin e Popullsisë. Sipas ekspertëve regjistrimi i popullsisë është proces shumë i rëndësishëm andaj partitë politike shqiptare domosdoshmërish duhet të bashkëpunojnë dhe t’i lënë anësh inatet dhe tentimet për të përfituar poenë politikë. Unifikim kërkuan edhe nga partia shqiptare në pushtet edhe pse me veprimet e veta në asnjë moment nuk vepruan në këtë drejtim.

Nëse regjistrimi i popullsisë është proces shumë i rëndësishëm dhe subjektet politike shqiptare vërtetë janë aq të shqetësuara saqë shprehen në opinion, përse asnjëra nga ato deri tash nuk ndërmerr ndonjë hap në drejtim të unifikimit të qëndrimeve pa vendosur kushte dhe pa qëndrime të prera që një subjekt do të vendoste subjektet tjera para aktit të kryer. Përse subjektet politike shqiptare në Maqedoni nuk arrin t’i lënë mënjanë inatet politike dhe të demonstrojnë unitet rreth çështjes së regjistrimit të popullsisë. Pse unifikimi i partive politike shqiptare për çështje aq vitale e në interes të përgjithshëm nacional duket mision i pamundur. Për më keq, ky realitet i hidhur tek shqiptarët është dëshmuar edhe me dhjetëra e qindra raste edhe në të kaluarën. Dhe kostoja e kryelartësisë së politikanëve çdo here ka shkuar në llogari të popullatës.

Nëse vërtet partitë politike shqiptare trumbetojnë për interesa nacionale, përse atëherë në emër të këtyre interesave shqiptarët nuk mund të shohin bashkë liderët politik, të paktën të atyre parlamentare në momente të tilla delikate ku mund të vijë në shprehje cenimi i interesave nacionale. Çka ka më të rëndësishme se interesat nacionale, këtë sot shqiptarët duan ta dinë? Çdo veprim tjetër që përçan dhe nuk sjell unifikim të faktorit politik shqiptar lejon të kuptohet se gjithë ky “shqetësim” që shfaqet në publik nga protagonistë të politikës shqiptare, në fakt, në rend të parë ka për qëllim çdo interes tjetër përveçse interesit nacional…

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori