Pa makina
Sot është Dita Botërore Pa Makina. Kësaj here edhe në vendin tonë disa organizata joqeveritare kanë menduar që ta implementojnë një fushatë dyorëshe për të shënuar simbolikisht ketë ditë, e që më se shumti i duhet kryeqendrës së Kosovës. Sipas disa statistikave policore, brenda ditës, në kryeqytetin e Kosovës hyjnë e dalin rreth 100 mijë automjete civile e zyrtare. Ora 7 e 30 minuta shënon paralizimin e trafikut në të gjitha hyrje-daljet e Prishtinës. Të duhet më tepër se një orë të presësh në kolonë në hyrje të qytetit, për të arritur deri në qendër! Për shumë kë në botë kjo nuk do të ishte e besueshme, mirëpo te ne ky realitet tanimë nuk përbën as lajm të zakonshëm. Pa dyshim jemi njerëz që përballojmë çdo vështirësi dhe nuk e kemi problem të presim me orë të tëra nëpër kolona makinash. Kohën sa qëndrojmë të bllokuar në trafik e shfrytëzojmë duke pirë duhan, duke kënduar e duke qeshur! Në këtë drejtim nuk kemi pikë faji, sepse ka kaluar një dekadë pas luftës dhe tashmë jemi pajtuar me realitetin e trazuar.
Zoti na ruajt! një aksident i rëndë trafiku po të ndodhë në hyrje të Prishtinës, njerëzit e lënduar mund të vdesin derisa autoambulanca t’i dërgojë në Emergjencë. Po ashtu njerëzit mund të vriten e të digjen derisa policia apo zjarrfikësit të arrijnë në vendin e ngjarjes. Komunikacioni rrugor në “metropolin” tonë të dashur është totalisht në gjendje të rëndë. Atij urgjentisht i duhet një infuzion. Policia rrugore e ka hartuar një plan operativ më qëllim të përmirësimit të situatës, mirëpo punimet në rrugë dhe numri i madh i automjeteve në qarkullim ua pamundëson atyre arritjen e dëshirës. Le të shpresojmë që me zgjerimin dhe arnimin e rrugëve të kryeqendrës ky kaos do të largohet njëherë e përgjithmonë dhe ne do të mund t’i kthehemi një jete normale, siç e bëjnë shumë popujt të botës.
Merreni me mend këto mijëra automjete që e shkelin Prishtinën brenda ditës sa karburantin e djegin dhe çfarë ndotje e ambientit krijohet në qytetin tonë të zhurmshëm. Nga kjo gjendje të gjithë jemi të rrezikuar dhe herët a vonë do ta pësojmë. Shumë qytetarë të Prishtinës, por edhe të qyteteve të tjera, pa përjashtim, edhe pse punën e kanë në derë të shtëpisë, të njëjtit nuk mund të mos e marrin me vete edhe veturën. A nuk do të ishte më mirë për shëndetin e tyre që të ecin ato pak metra dhe të mos shpenzojnë para në karburante? Ka edhe alternativa të tjera që mund t’i përdorim nëse nuk dëshirojmë të ecim këmbë. Pse të mos shkojmë me biçikletë deri në punë apo gjetiu, ose pse nuk i shfrytëzojmë autobusët e trafikut urban?
Është shumë e vërtetë që sot nëse dikush të sheh hipur në biçikletë, menjëherë vijnë reagimet e shoqërisë apo rrethit duke thënë: “Filani ‘kish rrëshqit prej arrës’”. Këtë mentalitet mund ta largojmë nëse lexojmë veç pak se si zhvillohet trafiku rrugor në qytetet evropiane. Derisa në vendet e moderuara, kryeministri, presidenti dhe zyrtarë të tjerë shteti shkojnë në punë me biçikleta e shumë herë edhe këmbë, pse kjo nuk ndodh edhe në vendin tonë të varfër, të paktën për njerëzit e rëndomtë.
E nisëm me Ditën Botërore Pa Makina dhe krejt në fund po e përfundojmë me një thirrje për të gjithë: “Të përdorim sa më pak makina dhe në vend të tyre të gjejnë forma alternative të qarkullimit!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-5-780x439.png)
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-12-780x439.png)
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
![Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aurora-tila-780x439.jpeg)
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin