LAJMI I FUNDIT:

Kuq, blu apo racizëm

Ketë të diele (19 shtator) suedezet do të votojnë për përbërjen e re të parlamentit (që këtu quhet Riksdagen) prej kah do ta dal edhe qeveria e re. Këto zgjedhje si kurrë më parë janë përcjellur me debate të mëdha dhe shpeshherë të ashpra ndërmjet partive të ndryshme. Suedia njihet për kulturën dhe ambientin politik për të cilën revista e njohur amerikane ”Newsweek” para disa javësh e ka listuar në vendin e parë në botë sa i përket ambientit politik.

Këto zgjedhje konsiderohen historike nga analistët e këtushëm për dy arsye: e para nëse fiton partia në pushtet Partia Moderate (së bashku me aleatët e saj që janë në Qeveri) atëherë do të jetë hera e parë që kjo parti e fiton një mandat të dytë në Suedi që prej pas Luftës së Dytë Botërore dhe arsye e dytë nëse fiton Partia Social – Demokrate (partia më e madhe në opozitë) atëherë përherë të parë në historinë e saj, Suedia do ta ketë një kryeministër femër.

Sipas sondazheve të fundit (opinion polls) koalicioni i partive të djathta të udhëhequr nga partia e Kryeministrit Fredrik Reinfeldt, Partia Moderate kryeson me 48.4 % të votave ndërsa koalicioni i të majtëve të udhëhequr nga Partia e Social – Demokratëve e Mona Sahlin është e dyta me 44.9 % të votave. Por një numër i madh i votuesve suedez ende nuk kanë vendosur se për cilën parti apo koalicion do të votojnë. “Të pavendosurit” gjithmonë mund ta ndërrojnë rezultatin e zgjedhjeve.


Partitë e djathta që tashmë në suedisht quhen me emrin “Alliansen” e përbëjnë Partia Moderate, Partia e Qendrës, Partia Kristian-Demokrate dhe Partia Popullore Liberale te cilat parti edhe kanë udhëhequr Suedinë në këto 4 vitet e fundit. Ndërsa të majtët janë bashkuar me të ashtuquajturin “Koalicioni kuq – gjelbër” të cilin e përbëjnë: Partia Social Demokrate, Partia e Majtë dhe Partia e të Gjelbërve.

Kapitalizëm apo mirëqenie sociale?

Në debatet e shumta televizive që kanë pasur dy oponentët kryesor politik në Suedi Reinfeldt – Sahlin tema kryesore ka qenë ekonomia dhe kahja ka duhet të shkojë ajo. Në njërën anë ishte “djathtisti” Kryeministri Reinfeldt i cili thoshte se duhet të kemi më shumë punë, rroga më të larta dhe më pak tatim dhe më pak para për çështje sociale dhe në anën tjetër ishte “majtistja” kryesocialdemokratja e Mona Sahlin e cila thoshte që më shumë punë për të rinj, më shumë edukim, më shume tatim në të ardhura, cigare, derivate dhe alkool dhe përkujdesje më të madhe për kategoritë sociale siç janë të papunët, të varfëritë etj.

Tema për çështje ekonomike ka dominuar në ketë fushatë për shkak të krizës financiare nëpër të cilën ka kaluar Suedia siç ka ndodhur me shumicën e vendeve të BE-së. Duke qenë se suedezet kanë filluar të mendojnë më shumë si kapitalistë (kur kemi parasysh që në qeveri kemi parti të djathta/kapitaliste) për analistët ky është një fakt interesant që shoqëria suedeze ngadalë po lëviz nga djathtizmi. Shoqëria suedeze në fakt është e njohur si një shoqëri të themi “semi – socialiste” duke e pasur parasysh faktin që Partia Social Demokrate ka qeverisura Suedinë gati gjithë përudhen e pas Luftës së Dytë Botërore. Kohë kjo kur edhe ekonomia suedeze pësoj një rritje të madhe duke krijuar kështu një shtet të mirëqenies sociale ku të mirat publike shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë. Suedia deri tani ka qenë lider në botë për barazi. Aktualisht ekonomia suedeze është ringjallur por shqetësuese mbetet përqindja e madhe e të papunëve sidomos tek të rinjtë dhe tek emigrantët. Aktualisht papunësia në Suedi është 8 %.

“Keep Sweden Swedish”

Fushatën elektorale e ka “prishur” gara elektorale e partisë së re, “Demokratët Suedez” (Sverigedemokraterna) e cila konsiderohet parti ekstreme e djathtë. Jimmie Åkesson, kryetari i kësaj partie në shumë debate që ka pasur ka argumentuar me politikanë të partive tjera për një Suedi të pastër vetëm me suedez. Në një shkrim të botuar në njërën nga gazetat më të mëdha suedeze “Aftonblandet” ai thotë që emigrantet mysliman që dita ditës po shtohen kërcënimi ma i madh i Suedisë sot, dhe ai me gjithë fuqinë që posedon do të mundohet ta ndërprejë ketë trend të shtimit të myslimanëve në Suedi. Ai në artikullin e tij thotë se për 20 vitet e ardhshme feja islame do të jetë feja e dytë më e madhe në Suedi, prandaj duhet të ndalohet “islamizimi i Suedisë”. Programi i kësaj partie ngjan shumë në programin e partive ekstreme të djathta në Danimarkë dhe Francë.

Sipas sondazheve “Demokratët Suedez” priten që të marrin mbi 4 % të votove që do të thotë se mund të hyjë në Riksdagen – në Parlamentin e Suedise. Pragu zgjedhor në Suedi është 4 %. Të gjitha partitë parlamentare të cilat garojnë në këto zgjedhje kanë deklaruar se nëse “Demokratët Suedez” hynë në Riksdagen nuk do të kenë kurrfarë lloj bashkëpunimi me ta. Në një prononcim për media Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt ju ka drejtuar votueseve suedez me fjalët: “Nëse e doni Suedinë, mos votoni për Demokratët Suedez”.

Suedia është një prej shteteve evropiane që ka pasur procedura më të lehta dhe më humane sa i përket emigrimit nga “vatrat e luftës”. Kjo ka bërë që shumë emigrantë sidomos ata me përkatësi myslimane të zgjedhin Suedinë si një vend ku do ta vazhdojnë jetën. Sot, mendohet se emri Ahmet është emri i dytë më i shpeshtë i fëmijëve që lindin në Suedi.

Shqiptarët parapëlqejnë ngjyrën e kuqe!

Tradicionalisht shqiptarët që jetojnë në Suedi kanë votuar ose i kanë përkrahur qeveritë që kanë dal nga Partia Social Demokrate dhe aleatët e saj. Kryeministri i kaluar Göran Persson ka qenë shumë i popullarizuar tek komuniteti shqiptar që jeton në Suedi. Arsyeja e kësaj përkrahje si duket vjen nga fakti se socialdemokratet kanë një politikë më të lehtë të jetesës dhe me më shumë përfitime sociale që ju përshtatet komunitetit shqiptar në Suedi.

Por shqiptarët në mesin e shumë kandidatëve dhe partive për zgjedhjet parlamentare të 19 shtatorit kanë edhe 6 kandidatet shqiptarë të cilët po luftojnë për të qenë anëtar të Parlamentit të Suedisë nga parti te ndryshme. Për shqiptarët në Suedi do të jetë historike nëse do të kenë se paku një shqiptar në Parlamentin e këtij shteti. Kjo do të ndërrojë edhe imazhin “negativ” të shqiptarëve në sytë e suedezeve.

Në trend

Më shumë

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori