Trokitjet e lehta dhe dridhmat e mëdha
Kush janë ndërmjetësuesit?
Cili është objekti i negocimit?
Kush janë autorët e agjendës së bisedimeve?
Të dhashë përgjigje në pyetjen e parë nuk duket të ketë diçka të panjohur dhe kjo të ndihmon në të shpjeguarit edhe në pyetjen e tretë, e cila e deshifron në plotëni profilin e figurës, e cila tani për tani mund të duket e hijezuar, dhe nxjerrë para opinionit pyetje tjera hipotetike nganjëherë të panevojshme për t’i dhënë debatit rreth bisedimeve të ardhshme konotacione dhe ngjyrime të ndryshme politike, tensionuese për skenën politike dhe dëshpëruese për qytetarin.
Shtetet si Kosova, që procesin e shtetësisë e kanë nisur me ndihmën e faktorit të jashtëm, si palë e involvuar në proces, e cila zë fill nga negociatat e lidhura me një rezolutë dhe të finalizuara me dokumentin e Ahtisaarit, si duket ende nuk e ka rrumbullakësuar këtë stad të zhvillimeve politike.
Trokitjet e lehta në portën e Prishtinës dhe Beogradit kanë filluar të shoqërohen me dridhma te opinioni dhe opozita, se a duhet të bisedohet, dhe çfarë do të bisedohet, dhe a ka ndonjë rrezik që objekt i bisedimeve të rrëshqas nga niveli teknik për ta atakuar statusin dhe territorin. Më pak ka pasur zëra që në këtë agjendë të bëhet ndonjë përpjekje tani që, Serbisë t’i imponohet tërheqja e strukturave paralele nga veriu i vendit, dhe institucioneve vendore t’i bëhet e mundur shtrirja e sovranitetit të plotë.
Kush janë ndërmjetësuesit?
Do të jenë përfaqësues nga Brukseli me apo pa Uashingtonin dhe a do të kornizohen bisedimet brenda kufijve të BE-së, janë gjëra që nuk mund të spekulohet.
Meqenëse, njohja e shtetit të pavarur nuk erdhi si rezultat i ndonjë vendimi unik brenda OKB-së dhe Brukselit, mund të ndodh që në mes të këtyre dy qendrave të vendimarrjes, topi të hudhet aty ku rregullat e lojës rreth bisedimeve të nxirren në terrene më të përshtatshme, ku kompromiset janë më të arritshme, dhe kjo sa i përketë ndërmjtësuesve dhe objektit të agjendës për bisedimet e ardhshme.
A do të kemi në këtë agjendë tejkalim të “vijave të kuqe” të cilat Prishtina i konsideron se nuk mund të përfshihet në bisedime të tilla, dhe cilat do të ishte lënda e brenda këtyre kornizave të lejueshme, pak a shumë detajet e bisedimeve përflitet se nuk mund të jenë më shumë se të natyrës teknike, por mbetet të shihet, nëse vërtetë do të mbesin në këtë nivel të tillë.
Mentaliteti i njëtrajtshëm i politikanëve nga Beogradi i shfaqur në vazhdimësi, beson se statusi aktual i Kosovës është projekt i gabueshëm dhe refuzues, ndërsa vetëm negociatat e ardhshme mund të afrojnë “zgjidhje politike” të pranueshme për të dy palët.
A do të pajtohen palët për ta bërë vetë të njohur objektin e bisedimeve të ardhshme apo do t’i mbetet faktorëve relevantë ta përcaktojnë atë, kjo nuk do të duhej t’i lihej në dorë fatit dhe kohës dhe kujtdo qoftë tjetër, por paraprakisht qëndrimi i Prishtinës ka nevojë të qartësohet më shumë, se ku e ka pikënisjen një rrugëtim i tillë, dhe si mund t’i duket fundi.
Politikanët serbë do të jenë të shtrënguar që sa më shumë të ushtrojnë ndikimin e tyre te një pjesë e faktorit ndërkombëtar, që niveli i bisedimeve të mos zbresë brenda dyerve dhe pragut të Prishtinës zyrtare.
Pse nuk mund të ketë bisedime pa Uashingtonin?
Roli i SHBA-ve në procesin e konsolidimit të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës është dimensional dhe zë fill me:
– sensibilizimi koherent për çështjen e pazgjidhur të Kosovës;
– pjesëmarrja në misionin e çlirimit
– garantimi i marrëveshjeve të paqes
– si një nga investitorët dhe donatorët në rimëkëmbjen e ekonomisë së shkatërruar të Kosovës;
– roli në transformimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë
– si faktori kryesor lobues në njohjen e pavarësisë së Kosovës
Sado që Kosova i përket truallit evropian dhe synimet e saja janë të bëhet pjesë BE-së dhe institucioneve të tjera relevante, mungesa e Uashingtonit në këto bisedime do të mund ta zbehte seriozitetin dhe besueshmërinë për sukses. Prishtina zyrtare do të duhej ta konceptonte çdo variant se si t’i përgjigjet agjendës eventuale dhe të reflektoj më shumë unitet politik, sens diplomatik dhe më pak zhurmë politike vendore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin