Angazhimi i BE-së, dhe gabimet e diplomacisë shqiptare
Dita e Fitër Bajramit, një festë e madhe për besimtarët myslimanë, duket të ketë marrë një domethënie të konsiderueshme për shqiptarët. Sipas disa të dhënave, vërtetësia e të cilave mund të jetë e diskutueshme, populli shqiptar është popull me shumicë myslimane nga besimi fetar duke e kthyer këtë festë në festë popullore. Në këtë ditë të shenjtë, ku besimtarët i luten për mbarësi dhe paqe pasi kanë agjëruar për një muaj, populli shqiptar do duhet të përballet edhe me një ngjarje tjetër dimensionet e së cilës janë po ashtu me vlerë për gjithë shqiptarfolësit kudo që ndodhen pavarësisht nga besimi fetar, përkatësia politike apo sociale. Asambleja e Kombeve të Bashkuara votoi një projekt rezolutë të inicuar nga Beogradi, edhe pse të ndryshuar pas presionit të bërë nga Bashkimi Evropian.
Fillimisht diplomacia zyrtare e Tiranës dhe ajo e Prishtinës ishin shumë optimiste se versioni i parë i projektrezolutës nuk do kalonte për votim në këtë takim të rëndësishëm të OKB-së duke pasur parasysh se vendet e fuqishme perëndimore kishin përkrahur pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit më të ri në botë, Kosovës. Por zhvillimet e fundit diplomatike duket të jenë jashtë unisonit të mendimit të Prishtinës dhe Tiranës.
Euforia me të cilën përfaqësuesit e diplomacive respektive iu drejtuan popullit duket të kenë qenë një eufori e zakonshme shqiptare, ose një pasarelë për të justifikuar dështimin. Diplomacia e Prishtinës, me gjithë aftësinë dhe përkushtimin personal të ministrit Hyseni, duket të jetë e papërgatitur për një punë kolegjiale, e papërgatitur për fushata informuese dhe bindëse duke sjellë kësisoj edhe vendimin e 22 vendeve evropiane që iu bashkëngjitën 5 vendet kundërshtuese të pavarësisë në prezantimin e një rezolute që megjithëse nuk konsiderohet e njëjtë në tërësi me rezolutën fillestare serbe përfaqëson një ‘fitore” të Beogradit. Realiteti nuk mbaron këtu.
Arritja e Serbisë duket të jetë influencuar nga gjeopolitika ndërkombëtare, kriza ekonomike botërore dhe rrjedhimisht edhe nga problematika ndërmjet vetë vendeve anëtare të BE-së. Ky akord politik që u mundësua nga kanalet diplomatike të Brukselit duket të jetë më tepër një rrugë shpëtimi për imazhin e vetë BE-së sesa një zgjidhje e problemit thelbësor pas një iniciative të tillë diplomatike. Sikurse një martesë, bashkim, e cila nuk ndërtohet mbi baza të shëndosha të dashurisë ndërmjet vetë çiftit edhe ekzistenca e një bashkimi kuazi federal ndërmjet vendeve të BE-së duket se ka arritur në fazën e konflikteve. Kriza ekonomike, e ashpërsuar edhe nga ndërhyrjet financiare me kosto politike dhe sociale, për shpëtimin e ekonomisë greke kanë ashpërsuar klimën e korridoreve evropiane. Kjo padyshim se ka vënë pikëpyetje në lidhje me aftësinë e qëndrimeve në unison për sa i përket organeve të vetë bashkimit.
Çështja e Kosovës dhe qëndrimi ndaj vendimit të GJND-së nuk i ka shpëtuar një realiteti të tillë. Duke pasur 5 vende anëtare që kundërshtojnë hapur respektimin e këtij vendimi, lobimi i moskalimit të një rezolute serbe në Asamblenë e OKB-së është konsideruar si një tjetër çarje në përpjekjen evropiane për një bashkim të ngjashëm me atë të shteteve përbërëse të SHBA-së. Për të mbajtur gjallë klinikisht një organizëm të tillë, sot BE paraqitet “e bashkuar “ jo rreth idealeve të cilat ato vetë i trumbetojnë dhe që kanë të bëjnë me respektimin e institucioneve ligjore, por rreth marrëveshjeve artificiale që lënë problemin aty ku edhe ishte më parë.
Projekt-rezoluta që u paraqit përpara Asamblesë lë hapësirë për interpretime sipas interesave të të dy palëve që janë tashmë të përfshira sikurse edhe grupimeve që qëndrojnë pas secilit pretendim. Një vazhdimësi e tillë mjafton për të vënë një “paqe” provizore ndërmjet vetë anëtarëve të BE-së në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës dhe ligjshmërisë së saj. Zgjidhja e problemit nuk vjen me iniciativa të fryra artificialisht për të ruajtur shtyllat e “çatisë”, që po mbahet me kunja, por ajo vjen pas dhënies së te drejtës dhe respektimit të vendimit të një organi të pranuar për sugjerime legjitimiteti.
Nga ana tjetër, diplomacia e Prishtinës dhe Tiranës, por sidomos e para, duhet që të ngrihet nga gjumi i vetëkënaqësisë dhe të vërë në jetë strategji të mirëpërcaktuara për të rritur numrin e njohjeve të shtetit të Kosovës nga anëtarët e tjerë të KS-së. Diplomacia e Kosovës dhe drejtuesit e saj, duhet të rrinë larg pasarelave dhe të afrojnë rreth vetes ata që janë të gatshëm të ndihmojnë kauzën e drejtë të popullit të Kosovës, me vetëdije të plotë se Kosova e meriton pavarësinë. Mbështetja mund të vijë edhe pa nevojën e kontratave miliona euro të cilat premtojnë lobing por në fakt marrin paratë e taksapaguesve të Kosovës për të pasuruar llogaritë e tyre; lobing mund të bëjnë edhe figura me influencë në qarqet ndërkombëtare por që nuk i janë ofruar me kontratë qeverisë së Kosovës, sepse ata e ndiejnë nevojën e njohjes së Kosovës në shpirt dhe jo në llogaritë bankare.
(Autori është magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare diplomuar nga Norwich University, USA)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin