Reintegrimi i veriut të Kosovës nëpërmjet zhvillimit
Mbizotërimi i mentalitetit të forcës dhe sigurisë lidhur me veriun ka bërë që sot të shpërfillet dhe anashkalohet rëndësia e zhvillimit ekonomik për reintegrimin. Është e vërtetë që shumë serbë të veriut që kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me Prishtinën janë kërcënuar nga paramilitarë të drejtuar nga Beogradi. Mirëpo përtej pasigurisë, instrumenti kryesor për kontroll i Beogradit është punësimi dhe ofrimi i shërbimeve publike cilësore. Mbi 7000 serbë në veri të Kosovës s’kanë alternativë tjetër por jetojnë vetëm falë rrogave të Serbisë dhe për rrjedhojë mbijetesa e tyre ekonomike i bën njëherazi të varur politikisht prej vullnetit të Beogradit.
Opinioni publik duhet ta drejtojë presionin jo vetëm ndaj ndërkombëtarëve që rrinë duarkryq buzë Ibrit, por edhe ndaj qeverisë, sepse çështja e integrimit është mbi të gjitha një çështje e qeverisjes së mirë. Anashkalimi i rëndësisë së zhvillimit ekonomik dhe përqendrimi i vëmendjes tek dimensioni i sigurisë, shërben si një alibi për të mbuluar paaftësinë e qeverisjes në Kosovë. Vështirë se mund të shndërrohen në besnikë të Prishtinës zyrtare, serbët e veriut, kur edhe vetë shumica shqiptare është thellësisht e zhgënjyer me elitën politike gjë që e tregon me pjesëmarrjen tejet të ulët në votime. Po ashtu si mund të pritet që serbët e veriut të lidhen gjithnjë e më shumë me Prishtinën, kur vetë kosovarët janë të indinjuar me shërbimet publike që marrin nga qeveria e shkojnë me qindra çdo muaj nëpër spitalet e Beogradit.
Problemi i veriut nuk zgjidhet sikurse është bërë deri tani, duke garuar mes Prishtinës dhe Beogradit se kush po jep rrogat më të majme (shpesh ka njerëz që marrin rroga nga të dy palët) por duke e bërë popullsinë në veri të pashantazhueshme ekonomikisht duke i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zonës. Luajaliteti i qytetarit të veriut nuk duhet blerë me para të thata në dorë si me pasë qenë mercenarë, por fitohet duke e merituar. Situata aktuale e bën më të vështirë pajtimin dhe reintegrimin në të ardhmen se nga njëra anë serbët e veriut që shtien në dorë këto rroga pa shumë mundim bëhen gjithnjë e më cinik e pragmatist lidhur me pozicionimin e tyre kurse nga ana tjetër shumica e popullsisë kultivon xhelozi e mllef për këtë privilegj. Pra mënyra më e mirë është që qytetarët e veriut të çlirohen nga kushtëzimi ekonomik i rrogave që vijnë nga Prishtina apo Beogradi dhe të kenë një jetë ekonomike dinjitoze të tyren.
Kur flitet për varësi ekonomike, kuptohet që fillimisht qeveria e Kosovës duhet të zgjidhë sa më shpejtë problemin e qytetarëve të zhvendosur brenda territorit (IDP) sepse këta janë në situatën më të keqe dhe për rrjedhojë bien më lehtës pre e instrumentalizimeve politike dhe radikalizmit. Qeveria e Kosovës duhet të rindërtojë nëpër mbarë Kosovën sa më shpejtë shtëpitë e mbi 7000 serbëve që i përkasin kësaj kategorie e që kanë pas lëvizur prej jugut në veri, në mënyrë që këta të kthehen e të jetojnë rehat në vendlindjen e tyre. Duke gjetur kështu një zgjidhe permanente e duke mos ngelur peng i vazhdueshëm i projekteve të Beogradit apo bujarisë së ndërkombëtarëve. Po kështu qeveria e Kosovës duhet të hyjë në bisedime me Kroacinë me ndihmën e vendeve partnere në mënyrë që të mundësohet riatdhesimi në Krajinë e Sllavoni e atyre qindrave banorë serbë që janë sjellë në Kosovë gjatë luftës në Kroaci por që tani kanë ngecur në veri.
Për t’i dhënë fund varfërisë qeveria duhet të bëj çmos të rimëkëmbë industrinë minerare të veriut si dhe infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Në mënyrë të koordinuar me donatorët mund të nxitet gjithashtu edhe hortikulturën, akuakulturën, blegtorinë dhe agroturizmin. Tjetër mundësi investimi janë banjat termale në Vernic të Leposaviqit dhe Banjskë të Zveçanit ose dy hidrocentralet e veriut, ai i Bajskës në lumin e Banjskës dhe ai i Batares në Bistricë të cilët së bashku kushtojnë më pak se 3.5 milionë euro. Retorika e zbrazët dhe patetike për Mitrovicës duhet t’i lërë vendin veprimit konkret dhe një hap i arsyeshëm do të ishte shndërrimi i qytetit në zonë të lirë ekonomike dhe ndërtimi i një parku industrial si ai i Drenasit për të tërhequr investime.
Qytetarëve të veriut iu duhet dhënë mesazhi që Prishtina është shumë e përgjegjshme për fatin e tyre duke ndërmarrë nisma për të inkurajuar industritë që kanë potencial në veri si ajo e përpunimit të drurit, prodhimit të inerteve të ndërtimit apo e përpunimit të mallrave bujqësore dhe qumështit. Në këtë mënyrë qytetarët e veriut do mund të jenë të integruar dhe ndërvarur ekonomikisht në mënyrë të natyrshme me pjesën tjetër e Kosovës dhe do mund të veprojnë mbështetur në ndërgjegjen dhe vullnetin e tyre të lirë e jo bazuar në përllogaritjen taktike të rrogave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij