Elokuenca e paraqitjeve publike të politikanëve tanë të lartë
(Shikuar nga një këndvështrim tjetër dhe ndryshe)
Po të më ishte kërkuar që ta realizoj një intervistë të improvizuar me ndonjë nga politikanët tanë të lartë, me kusht që ajo të dukej sikur të ishte origjinale, unë, atë, me shumë sukses, e kisha sajuar me kryeministrin tonë Hashim Thaçi. Pse e zgjodha pikërisht Hashim Thaçin, nuk është aspak rastësi. Sepse, që nga emërimi i tij në këtë post, aq me një kujdes dhe kureshtje të veçantë i kam përcjell përmbajtjet e prononcimeve dhe deklaratave të tija publike në media, saqë, tanimë, më janë të mishëruara si të njohura. Vetëm mjafton që me vëmendje pak sa më të përqendruar, t’i krahasojmë fjalimet e tija të mëhershmet, me këto të tashme, dhe, në to, të gjithë do të vërejmë një standardizim të përsëritshëm shabllonistik të ligjërimit. Natyrisht, me disa ndërhyrje të vogla kuptimore të cilat me mjeshtri i adaptohen aktualitetit të momentit politik ditor. Po ashtu, të gjithë e dimë se, karakteristika tjetër vizuale e deklaratave mediale të kryeministrit tonë, është, se, ato kur thuhen, gjithmonë kombinohen edhe me lëvizje të shprehur pantomimike të duarve. Disa këtë shprehi të tij të theksuar të mënyrës së komunikimit publik e cilësojnë si normale dhe diçka që atë bënë të duket sa më spontan dhe sa më origjinal karshi të tjerëve. Por, po ta analizojmë nga pak edhe nga aspekti psiko-analitik, atëherë na del se, tek ai, patjetër si shkas në prapavijë, duhet të ketë ndonjë burim të nënvetëdijshëm të ndrydhur si cytje.
Me sa duket, Hashim Thaçi në vete, që në start i ka të përcaktuara disa rregulla parimore të prononcimeve publike, andaj, para se ai ta ligjëroj direkt përgjigjen në ndonjë nga pyetjet konkrete, së pari, gjithë materialin e kalon mentalisht nëpër filtrin e përputhshmërisë logjike kuptimore të tyre me disa principe më parë të përcaktuara (nuk jam i sigurt se a janë ato principe të përcaktuara nga ai, apo nga dikush tjetër). Kjo merr një kohë dhe gjithnjë si operacion spontan psikik, përcillet edhe me lëvizje motorike të ndonjë nga pjesët fizike të trupit. Këtë fenomen si dukuri, po të doja, çdo kush mund ta provoj në vete. Ta zëmë, inskenoni një përgjigje në ndonjë nga pyetjet e aktualitetit politike dhe tentoni që në kuptimin përmbajtjesor të saj, patjetër t’i futni ndonjë nga sloganet: “ në koordinim dhe bashkërendim me miqtë tanë ndërkombëtar” , “integrime euro-atlantike”, “perspektiva evropiane”, “Kosova shtet sovran dhe i pavarur”, detyrimisht fjalët: “sukses”, “shkëlqyeshëm” etj. Edhe vetë do të bindeni se, në këtë situatë, patjetër në ju duhet të shprehet ndonjë mimikë – pantomimikë fizike spontane: nevoja të sqaroni me duar, lëvizja e buzëve, (si te Skenda i jonë, ta zëmë), dridhja e këmbës, etj. Vetëm me vëmendje vëreni kur kryeministri lexon diçka të shkruar në letër, atëherë, atij i mungojnë këto lëvizje pantomimike. Kjo nënkuptohet, sepse, tanimë, kur diçka më parë e përgatitur si e shkruar lexohet, në vetëdije veç ekziston bindja e instaluar se, ajo ligjëratë i përbën të gjitha parimet e asaj shabllonistike më parë të përcaktuar.
Por, mbi të gjitha, Hashim Thaçi si politikan, ka edhe diçka të natyrshme në vete. Fizikën. Gjatësinë dhe ndërtimin e bukur anatomik të trupit me reflektim të fuqishëm tërheqës të dukjes. Pa dyshim se edhe ai e di mirë këtë dhuratë të Zotit në vete, andaj, përmes përzgjedhjes me shije të veshjes sipas modës së fundit, gjithmonë ia arrijnë që, pa marrë parasysh çka flet, për shumë kë të jetë mbresëlënës dhe tërheqës. Dihet mirë se Hashim Thaçi si kryeministër, prapa vetes ka shumë këshilltarë, ama, unë sinqerisht dyshoj se, pikërisht kur jena tek përzgjedhja e veshjes së tij me shije, atë e këshillon ndonjë nga këshilltarët vendor?! Mbase, as këshilltarja e parë qe e ka në shtëpi. E nëse vërtet kryeministrin për veshje e këshillon zonja e shtëpisë, atëherë asaj ia shprehi publikisht përgëzimet e mia të sinqerta për shije perfektë që ka në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, sa i përket prononcimeve publike në medie, Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu, do të thoja se janë dy gjysma të të dy kundërtave që së bashku formojnë një tërësi të plotë, me kusht që, do të ishte mirë që ndonjëherë kryetari, në deklaratat e veta elokuente, ta praktikoj logjikën e shprehjeve popullore të Ramush Haradinajt, e jo të veproj sipas atij parimi: “sa më i pa qartë të jesh në masë, aq më i mençur dukesh për ta”.
Mbi të gjitha, nuk ka dyshim. Në prononcimet e Fatmir Sejdiut, gjithmonë shihet stili i nivelit të lartë të të shprehurit akademik. Tek ai, sikur në fjalimet e ligjëruara spontanisht, ashtu edhe në ato të lexuara me shkrim, vërehet një përputhshmëri e plotë e renditjes estetike dhe sintaksore të fjalëve dhe fjalive. Krahasuar me ligjërimet spontane dhe atyre të shkruara, tek ai nuk mund të vërehet ndonjë disproporcion i dukshëm stilistik. Andaj, kjo na përforcon më tepër bindjen se, çka e lexon publikisht në letër Fatmir Sejdiu, pa dyshim se vetë e ka shkruar dhe përpiluar më parë atë. Kuptohet, gjithnjë nën këshillime të vazhdueshme me miqtë tanë ndërkombëtar dhe në përputhshmëri të plotë me kërkesat e misionit të tyre në Kosovë.
Nëse mënyra e ikjes nga dhënia e përgjigjes adekuate pyetjeve“provokuese” të gazetarëve, tek Hashim Thaçi, është: “të flasësh krejtësisht diçka tjetër që nuk ka lidhje me pyetjen”, kjo situatë e palakmueshme, tek Fatmir Sejdiu, gjithmonë tejkalohet duke u bërë “TOSHO”, sikur thotë populli. Thënë më konkretisht, duke u treguar kinse nuk di asgjë zyrtarisht për këtë punë, apo, si metodë tjetër edhe më perfide, përmes gjuajtjes së topit në teren të ndonjë institucioni tjetër shtetëror: “Nuk jam i informuar. Nuk di asgjë. Për këtë shkoni e kërkoni përgjigje tek “filan-fistek” institucioni… etj”.
I udhëhequr nga bindja e paluhatshme për vete, se, “për mua nuk ka pyetje të cilës publikisht nuk mund t’i jap përgjigje adekuate”, si politikan tjetër i yni, që me paraqitjet e veta të shpeshta është tepër prezent në publik, pa dyshim se është zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Për të mos qenë voluminoz dhe të mërzitshëm me këtë analizë kuriozitare të elokuencës publike të këtyre politikanëve tanë të lartë, zëvendëskryeministrin tonë do ta lëmë për një herë tjetër…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin