Komunarët prizrenas nuk e konsiderojnë Shqipërinë si anëtare të NATO-s?!
Në shikim të parë, titulli i këtij artikulli, logjikisht, mund të na duket si i çuditshëm, qesharak , e, mbi të gjitha, naiv dhe banal, ama , nëse flasim ashtu sikur na shohin sytë, atëherë, ky konstatim na del plotësisht i saktë. Për çka është fjala, në të vërtetë? Pas Brukselit, më duket se Prizreni është qyteti i dytë në Evropë, i cili, në njërin prej shesheve të veta më kryesore, ka përmendore monumentale kushtuar NATO-s, aleancës më të madhe dhe më të fuqishme ushtarake në botë. Ky monument është përurua sivjet dhe gjendet në pjesën më të frekuentuar të qytetit. “Te rrethi”, siç orientohen prizrenasit, rruga në dalje të qytetit, në drejtim për Prishtinë. Po të kalosh pranë saj, do të vëresh se, ajo, përpos si përmendore dedikuese që simbolikisht shpreh kujtesën, respektin dhe falënderimin tonë të përhershëm ndaj kontributit të madh të kësaj aleance për çlirimin e Kosovës, e ndërtuar me një arkitekturë të qëlluar, ajo si e tillë, edhe më shumë e zbukuron dhe hijeshon atë pjesë të qytetit.
Përmendorja në fjalë, është e projektuar kryesisht si hapësirë e gjelbëruar me hartën e madhe të Kosovës prej betoni në mes, mbi të cilën nga metali ngrihet lart simboli i madh i NATO-s, ndërsa, përballë saj, gjenden shtizat ku janë të vendosura të gjitha flamujt e shteteve anëtare të kësaj aleance ushtarake. Apo, thënë edhe më saktësisht, duhet të ishin të vendosura të gjitha flamujt e shteteve anëtare, sepse, faktikisht dhe fatkeqësisht, aty mungon flamuri i një shteti anëtar – SHQIPËRISË!
Meqë, mua më bie të kaloj disa herë në ditë pranë këtij monumenti, fillimisht mendoja se kjo mungesë e rastit mund të jetë si pasojë e ndonjë lëshim teknik – formal dhe se shpejt do të evitohet nga kompetentët komunal prizrenas. Por, me kohë, gradualisht bindesha se nuk ishte ashtu. Kaluan më shumë se një muaj, dhe, sot e kësaj dite, as që i bie ndër mentë ndokujt që ta përmirësoj këtë lëshim. Ata sillen kështu, ndoshta mu pse në këtë rast është në pyetje mungesa e flamurit të Shqipërisë (për mua i shqiptarëve). Po të ishte fjala për flamurin e ndonjë shteti tjetër, zëvendësimin e kishin bërë brenda nate. I kam këto dyshime në vete, sepse jam i bindur se vërtet këta politikanë tanë lokal janë shumë të ndjeshëm ndaj flamujve të shteteve tjera. Këtë “virtyt” të tyre ” internacionaliste”, ata e treguan edhe më 10 qershor të këtij viti, kur nga policia lokale e Prizrenit me ngulm kërkuan që t’i burgos disa të rijnë të lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët, për nder të 10 Qershorit, përvjetorit të LSHP, nga shtyllat e qytetit, kishin hequr flamuj të shteteve tjera. Shteteve tona mike, siç thonë ata.
Një ditë, një shitës i lokalit pranë përmendores, më tha në shaka: në fillim, kur më 12 qershor të këtij viti, u promovua ky monument, aty ka qenë flamuri i Shqipërisë. Për këtë mund ta pyetni edhe Hashim Thaçin, i cili atë ditë ishte në prerjen e shiritit. Por, nëse saktësisht dëshironi ta dini të vërtetën, po ju tregoj. Atë rrugës e ka vjedh një dasmor, të cilit, ju kishte kërcënuar miku se nuk do t’ia jap nusen nëse vjen me e marr me flamurin e Kosovës?! A është bërë kjo punë me qëllim apo pa qëllim nga dikush, t’ ju them sinqerisht, nuk e di. Edhe unë si të tjerët vetëm mund të paragjykoj. Por, le të më thotë dikush që sado pak është shqiptar (apo kosovar), se si ishte ndjerë, nëse, ta zëmë, tek monumenti i NATO-s në Bruksel, pranë gjithë flamujve të eksponuar të shteteve tjera (anëtare të NATO-s) , nuk do ta vërente aty flamurin e Shqipërisë?!!
Se si e kishin përjetuar emocionalisht të tjerët këtë moment, nuk jam i sigurt, por, se si në atë çast ishte ndjerë një burokrat komunal prizrenas, e di shumë mirë: Indiferent! Sepse, sigurisht nuk e kishte vërejtur fare se aty mungon flamuri i Shqipërisë. Logjikisht, kjo nënkuptohet vetvetiu. Si mund ta diktoj këtë mangësi ky politikan i yni babaxhan komunal në Bruksel, kur, së pari, atë, nuk e vëren në qytetin e vet…?!!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-5-780x439.png)
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-12-780x439.png)
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
![Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aurora-tila-780x439.jpeg)
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin