Thirrjet para portës së Sezamit
A ka hyrë Kosova dhe Ballkani në fazën e përmbylljes së çështjeve të pazgjidhura politike? A ka rrezik që disa nga këto zgjidhje të modifikohen sa të preket në substancën e zgjidhjeve aktuale politike, të krijuara si rezultat qoftë i marrëveshjeve të hapura apo pakove të “mbyllura”? A i konsiderojnë palët disa nga këto opsione “zgjidhje” dhe për disa prej tyre “gjysmë zgjidhje”? A është pjekur politikisht ky rajon të hyjë në një zgjidhje të plotë përfundimtare që konsiderohen praktike dhe më funksionale?
Pas hyrjes së Ballkanit në një fazë të stabilitetit politik dhe mbylljes së opsionit të luftës për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura nga një periudhë historike tek tjetra, fundi i dhjetëvjeçarit të vitit 2010 nuk na siguron shumë të ndihemi të sigurt se kanë përfunduar të gjitha mosmarrëveshjet në rrafshin politik. Siguria në rajon është rezultat i prezencës së faktorit më të madh të sigurisë në botë, NATO-s, e cila i ka shtyrë mjaftë struktura politike qeveritare, të mendojnë se qasjet në raport me njëri-tjetrin duhet të ndryshohen dhe “hasmëritë” e vjetra nuk mund të nisin as të përfundojnë si më parë.
Lëvizjet politike në drejtim të jetësimit të marrëveshjeve, dhe obligimeve që dalin prej “pakove” si duket ende kanë mbetur pa u përmbushur, për shkak të distancës së madhe në komunikim mes popujve të armiqësuar, të cilët tepër ngadalë po e zhvendosin logjikën e rrënimit nga konceptet e tyre politike për të operuar me logjikën e ndërtimit, e cila nuk është aq e përgatitur për kalkulime të reja politike më serioze, për ta shkurtuar distancën kohore drejt suksesit.
Ky trend i ngadalshëm, shpesh po bëhet shqetësues, sidomos për qeveritë e atyre të shteteve të dala nga një proces konfliktuoz, se a do të ketë ndonjë afat të limituar, ku pas kësaj faze hyhet në problemet të mëdha të integrimit dhe harmonizimit të legjislacionit, përmbushjes së standardeve që e përcaktojnë rendin dhe sigurinë në nivel të BE-së, si shembull Kosova, e cila për shkak të problemeve në konsolidimin e shtetësisë i zvarritet perspektiva për të aderuar në “gjeografinë” e re të kontinentit të vjetër.
Një realitet i hidhur, të cilin e nxori Ballkani, do të duhej t’i shërbente vetë Bashkimit Evropian, se zgjidhjet e imponuar artificilale mund të mos tregohen të qëndrueshme, andaj relacionet e ndërtuara brenda kësaj bashkësie shtetesh, kërkojnë qasje më praktike, që brenda çdo entiteti shtetëror të ndihet funksionalitetit i institucioneve. Marrëveshja e Ohrit dhe Pakoja e Ahtisaarit ende mbeten pjesë e kritikave që fillojnë nga një pikënisje, se ato shoqërohen me mungesë të implementimit të tyre, me gjithë dobitë e dala dhe pasojat nga një varg kompromisesh të dhimbshme. Marrëveshja e Ohrit është fakt që e ka mbyllur luftën, por ende nuk mund të thuhet se e ka bërë të qëndrueshme paqenë, ndërsa Pakoja e Ahtisaarit ende zbatohet në mënyrë selektive.
Serbët që jetojnë në brendësi të territorit të Kosovës janë treguar më bashkëpunues në marrjen e përgjegjësive në komunat e reja, ndërsa pjesa veriore e vendit, e cila mbanë një vazhdimësi territoriale me shtetin e Serbisë, tani ka arritur të krijojë një realitet abortues karshi strategjive dhe koncepteve të politikave integruese, me rritjen e kërkesës deri në shkallë segregacioni për ta forcuar idenë e një modeli të një autonomie, e cila shtetit të Kosovës mund t’i krijojë këto pasoja politike:
1. Instalimin e modelit të sistemit federalist
2. Forcimin i ndikimit më të madh të Serbisë në territorin e Kosovës
3. Hapjen e mundësive të veriut të vendit për shkëputje në të ardhmen
4. Humbjen e kuptimësisë së ekzistencë së shtetit të Kosovës, dhe atë në dy drejtime : a) e para duke ia rrudhur hapësirën territoriale dhe sovranitetin për ta bërë atë shtet më minor dhe jo funksional b) forcimi i ndikimit të Serbisë në “dobësimin” e pushtetit qendror nëpërmes komunave të reja serbe
5. Rritjen e ambicieve dhe kërkesës politike të komunitet serb të frymëzuar nga realiteti i krijuar në veri të vendit
Tani për tani realiteti është ky, dhe nuk mund të fshihet, por kreatorët e politikës në Ballkan nuk e kanë ndërmend ta fusin veten në aventura të reja, sidomos ata që përjashtimisht i preferojnë marrëveshjet në formë të tipit të “pakove” të mbyllura. Nuk është lehtë të pajtohesh me të kaluarën, sepse janë të njohur humbësit dhe fituesit në Ballkan, të cilët janë të detyruar të venë themelet e paqes së qëndrueshme, por a mund të bëhet kjo pa korrektimin e gabimeve historike, apo disa nga palët duhet të “pajtohen” për hir të rendit dhe sigurisë të thërrasin: Sezam mbyllu!
Thelbi i mospajtimeve mes popujve të Ballkanit është më i thellë se sa duket, disa prej tyre ende nuk mund të jenë misionar të paqes, sepse ka të atillë që kanë investuar gjatë në rrënimin e saj. A do të hyjë Ballkani në një autokorrekturë të politikave të vjetra nacionaliste, të cilat sot i komplikojnë zgjidhjet e qëndrueshme dhe afatgjate në rajon?!. Apo koha shpesh do të na sjellë si para portës së Sezamit, dikush bën thirrje të hapet dhe dikush të mbyllet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin