LAJMI I FUNDIT:

Duhet të shkëmbehen ambasadorët, jo territore apo popullata

Sa më parë që Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës dhe shkëmbehen ambasadorët aq më mirë do të jetë për fillimin e një epoke për “normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe” .Njohja e realitetit të ri nga Serbia do ta lironte vetë këtë shtet që më së shumti është i ngarkuar nga barrierat e kaluar nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi. Këto dy shtete nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të njohin njëri tjetrin si shtete të barabarta.

Njohja dhe shkëmbimi i ambasadorëve


Paralajmërimet se në vjeshtë të këtij viti do të organizohen bisedime praktiko-teknike në mesë të Kosovës dhe Serbisë, ku këto bisedime të jenë të mirëseardhura për ne. Të kërkojmë vënien e marrëdhënieve diplomatike dhe caktimin e kohës për shkëmbim të ambasadorëve. Këto bisedime, pas shpalljes pavarësisë, do të jenë të nivelit të lartë dhe në nivel të komisioneve të ndryshme. Në këto bisedime do të duhej të afroheshin këto dy shtete, prandaj roli i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyroj Serbinë që sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës. Rrethanat kësaj here për ne janë më të lehtësuar, pasi është njoftuar opinioni se Gjyqi Ndërkombëtar i Hagë më 22 korrik të këtij viti do të shpall rezultatet e të drejtës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Prandaj, pas këtyre ngjarjeve bisedimet në mesë të dy shteteve do të jenë në favor të Kosovës. Serbia me rastin e një incidenti në Mitrovicë ku një qytetarë është vrarë dhe Deputeti i parlamentit të Kosovës është plagosur, thirri një seancë të Këshillit të Sigurimit, por këtë betejë në skenën globale si në fushën politike edhe atë diplomatike e humbi. Pas këtyre bisedimeve praktiko-tekniko në fund të këtij viti apo në vitin 2011, Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe asgjë tjetër të mos kërkon faktori ndërkombëtarë, por vetëm të shkëmbehen ambasadorët.

JO shkëmbim i popullatës

Ideja e shkëmbimit human të popullatës është e vjetër, prandaj edhe nuk ka rezultate dhe nuk do të realizohet. Në këtë projekt humbës do të jemi ne shqiptarët, kurse serbët do të jenë përfitues më të mëdhenj. Lëvizja e organizuar e popullatës prej një vendi përmes një marrëveshje dhe popullata do të kalojnë dhe do të bëhen banorë të një shteti tjetër. Kjo formë e shkëmbimit kolektiv asnjëherë në rrjedhat historike nuk është treguar e dobishme. Kur marrim këto parasysh këto, nuk duhet kërkuar, përkrahur se edhe nuk do të ndodhë në mesë të shqiptarëve dhe serbëve. Faktori politik dhe ushtarak i botës ka përgjegjësin dhe nuk duhet të lejon që të ndodh një shkëmbim në mesë të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit.

JO shkëmbim i territoreve

Ne shqiptarët nuk kemi të japim territore tona, pasi komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë janë hapësira tona etnike. Për serbët lokal të Kosovës po ashtu do të bisedohet, por pasi këto standarde për pakicat Kosova tashmë i ka plotësuar tërësisht. Kurse Mitrovica nuk është territor i huaj, por është qytete i trungut shqiptarë. Shkëmbim nuk duhet të kemi, pasi pjesët e trupit tonë Kombëtarë nuk jepen për pjesën tonë. Interes i reciprok i popullit shqiptar dhe atij serb është normalizimin e raporteve. Me këto bisedime, Serbia nëse do të fiton dhe të afrohet më afër me NATO-n duhet të pranoj Kosovën si shtet. Interes i dy shteteve është që të shkëmbehen ambasadorët. Kemi parasysh që Serbia shumë vështir e ka të pranoj që në Beograd të jenë dy ambasada të shteteve shqiptare, por ky është rendi dhe rregullimi i ri botëror. Në këto bisedime duhet të shtrohet drejtë dhe me kompetencë edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Luginës të mbetur nënë administrimin e Serbisë. Vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën, atëherë do të fillon faza për një ecje në të gjitha aspektet e jetës, për dy popujt. Shkëmbim i popullatës dhe shkëmbim i territoreve nuk është kurrfarë zgjidhje, dhe do të krijonte probleme zinxhirore në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. E vetmja është që të kalohet ish-hapësira e ngrehinës së quajtur Jugosllavi të stabilizohet dhe të krijohet së paku një treg unik dhe fillohet të bashkëpunohet në shumë fusha të interesit reciprok.

Në trend

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kalo në kategori