Një ndër lulet e pakta në atë fushë me therra
Të thuash se të gjithë politikanet janë karrieristë, definitivisht është një thënie e gabuar, sepse paska në mesin e tyre edhe njerëz të mirë?! Njëri ndër të paret që e demantoi këtë thënie është nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputet për tre mandate dhe një kohë kryetar i Parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha.
Në shkrimin tim të para disa ditëve i titulluar “I diplomuari”, kërkova hapësira për kuadrot e reja, që kjo rini të këtë më shumë hapësirë në vendimmarrje. Shumë thjesht të largohen njerëzit e vjetër nga politika dhe pozitat udhëheqëse dhe të ju jepet hapësirë të rinjve, pa politizime. Në Parlament, Qeveri dhe në shumë institucione tjera të Kosovës, kemi njerëz të vjetër, disa kanë kaluar moshën 65 vjeçare, gjë e cila nënkupton pensionimin e këtyre personave, e ka disa të tjerë të cilët e kanë zënë një ulëse dhe nuk e lëshojën dot pa marrë parasysh kontributin e tyre dhe punën që po e bëjnë.
Kohë me par më rastisi libri i tije “Ditari i një izolanti” dhe gjersa e lexoja ishte e pamundur të mos më tërheqtë vëmendjen një histori aq e tmerrshme me plot vuajtje, dhëmbje e maltretime aq mizore që i kishte përjetuar Kolë Berisha me shumë shok, një histori shokuese e cila për shumë persona do të ishte abstrakte, por për Kolën ishte aq përjetuese dhe reale. Dhe mendoja mos vallë këta njerëz paskan qenë prej gurit e veçanërisht personi ne fjalë. Mirëpo, e gjithë kjo sakrificë ia kishte vlejtur sepse tashmë Kola ka përjetuar të madhen dhe të shumëpriturën pavarësi.
Pas çlirimit të vendit, Kolë Berisha me votën e popullit u zgjodh deputet i Parlamentit të Kosovës, pastaj kryeparlamentar dhe anëtar i grupit të Unitetit për bisedime ndërshtetërore. Dhe një gjë që është shumë interesante dhe që e has të shumë pak politikan tjerë në vendin tonë është se si për gjatë gjithë kësaj kohe emri i tij nuk u përmend për keqpërdorime apo diçka tjetër (për të keq), hyri dhe doli me duar të pastra, dhe kjo vlen me shumë sesa milionat që i kanë bë disa të tjerë.
Pasi që arriti të jep edhe kontributin e tij (të vogël apo të madh, e vlerëson populli dhe koha) për lirinë dhe pavarësinë e vendit, si një burrë i vërtet, pasi që i përfundon këto misione të shenjta për Kosovën, vendos që me një letër t’ju drejtohet popullit kosovar. Duke i falënderuar së pari për besimin dhe përkrahjen qe ia dhanë, Kolë Berisha dha dorëheqje me arsyetimin se ka ardh koha për pension.
Punën që e bëri për shumë vite me radhë dhe vendimi i tij për tërheqje nga politika edhe njëherë vërtetuan përkushtimin e madh të tij ndaj këtij vendi siç e cek edhe vet ai në shkrimin e tij: “Kam punuar aq sa kam ditur e aq sa kam mundur. Kam punuar pa hile dhe gjatë tërë kësaj kohe të nënkryetarllëkut tim jam përpjekur që selia e LDK-së gjithmonë të jetë e hapur, madje edhe atëherë kur ishte vështirë të jesh shqiptar…”
Kjo gje është madhështore, ky rrugëtim i tije me shumë vuajtje dhe sakrifica, është shembull për të tjerët e sidomos për brezat e rinj. Shpresojmë që rrugën e tij ta ndjekin edhe shumë të tjerë të cilëve iu ka kaluar “afati”, kanë kontribuuar sa kanë mundur.
Kolë Berishës na mbetet t’i urojm shendet dhe ta falenderojmë për të gjitha të mira që i solli këtij vendi.
(Autori është i diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe student në Fakultetin Ekonomik)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri