Veriu i Kosovës të futet nën administrim policor e ushtarak
Pas protestës së bandave terroriste serbe kundër vendosjes së institucioneve të Republikës së Kosovës, me ç’rast nga këta u vra mjeku boshnjak Mesud Gjekovic, kurse një ditë më vonë kishte një tentim vrasje të Petar Mileticit, deputet i parlamentit të Kosovës dhe kështu situata ishte tensionuar mjaft. Në këtë pjesë të Kosovës kjo gjendje kaotike është që nga pas lufta e vitit 1999 dhe mund të thuhet lirshëm se janë krijuar të gjitha kushtet, që përfundimisht Parlamenti i Kosovës të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të futë nën administrim policor e ushtarak këtë pjesë të vendit, në mënyrë që të normalizojë këtë situatë dhe të kthejë ligjin dhe rendin e Kosovës.
Kjo gjendje e tendosur dhe e padurueshme, për një kohë të gjatë ka mbushur kupën e durimit dhe ka kaluar të gjitha kufijtë e normales, ndërsa tani duhet të veprohet dhe njëherë e përgjithmonë ky problem të zgjidhet drejt, në mënyrë që ky rajon dhe njerëzit e saj të kenë qetësi dhe normalitet si vendbanimet tjera të Kosovës.
Tashmë, dihet botërisht faktori kryesor i destabilizimit të këtij rajoni, e ky është Beogradi dhe politika e tij destruktive dhe roli i strukturave të ndryshme kriminale e paralele, si dhe disa organizatave të fshehta serbe që operojnë për një kohë të gjatë. Këta faktorë janë fajtorët kryesorë që po shkaktojnë gjakderdhje, dhunë dhe tensione të përhershme. Bandat dhe mbeturinat kriminele serbe të strehuara në këtë rajon kanë gjetur terren të përshtatshëm në veprimtarinë e tyre, sepse këtu për një kohë të gjatë nuk ka ligj dhe rend publik. Këto banda deri më tani nuk janë trazuar nga askush, as nga KFOR-i, as nga Policia e Kosovës, sidomos kjo e fundit është plotësisht njënacionale, serbe dhe nuk është nën kontrollin dhe komandën e Policisë së Kosovës. Këta kriminelë, nga këto forca të sigurisë nuk janë shqetësuar aspak dhe janë shndërruar në burim destabilizimi të përhershëm të rajonit. Kaosi i përgjithshëm është shumë i volitshëm për ta dhe kjo gjendje është toleruar si nga faktori ndërkombëtar, por edhe ai vendor. Deri më tani kemi pasur tezën se ky problem është politik dhe duhet të zgjidhet vetëm me mjete politike, por këto raste po demantojnë se krimi duhet luftuar me të gjitha mjetet jo vetëm me politikë.
Nuk mund të kuptohet, se si është e mundur që edhe pas dy viteve të pavarësisë së Kosovës, që një stacion i saj policor në veri vendit, të mos i bindet komandës së përgjithshme të Policisë së Kosovës. Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe ky stacion, përfundimisht të reformohet dhe të futet nën komandën e Policisë së Kosovës. Padyshim, një pjesë të fajit për stacionimin e kriminelëve të ndryshëm këtu e ka mu kjo polici. Ndërsa, veprimet e organizatave të ndryshme e fshehta serbe, të cilat haptas u panë, sidomos në manifestimin e Vidovdanit në Gazimestan më 28 qershor të këtij viti, janë sipas direktivave të Beogradit, ndërsa Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj tyre. Ata shëtisin lirshëm nëpër Kosovë dhe janë të papenguar nga askush. Qeveria e këtij vendi, këto organizata duhet ti shpallë si terroriste dhe t’i dëbojë nga Kosova.
Republika e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme policore dhe ushtarake për të zgjidhur problemin e verior të saj, sepse ka mbi 10.000 policë të ushtruar dhe mbi 2.000 pjesëtarë të Njësisë Speciale antiterroriste, të cilët do të ishin në gjendje të rregullojnë situatën vetëm brenda dy orësh. Në këto kapacitete nuk përfshihen Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK-së), të cilat janë rreth 2.500, sepse janë të monitoruara nga NATO-ja dhe nuk ka nevojë më të madhe. Serbia nuk ka kapacitete të një lufte të re dhe nuk guxon të futet në territorin e Kosovës, sepse ky vend është i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga 70 shtete të botës. Ndërsa, Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe ka të drejtë të kërkojë ndihmë ushtarake për Kosovën, por pse jo edhe të implikohet ushtarakisht. Rezultati i këtij intervenimi do të jetë në anën Kosovës, vetëm duhet vullnet dhe unitet politik i të gjithë faktorëve relevantë të Kosovës. Mos të harrojmë se ky problem është produkt i politikës vendore, por edhe i politikës ndërkombëtare dhe ky duhet të zgjidhet bashkërisht nga dy palët.
Me anë të administrimit policor e ushtarak do të ishin arrestuar të gjithë kriminelët të llojeve të ndryshme dhe më pastaj do të instaloheshin të gjitha organet e Republikës së Kosovës. Ky intervenim policor dhe ushtarak do të duhej të ishte sa më i shkurtër, për shkak të politikës ndërkombëtare, e cila në fillim do të kundërshtonte, por më vonë do të kalonte. Krejt kjo punë varet nga serioziteti i politikës vendore, se a është vërtet e interesuar të zgjidhë këtë problem njëherë e përgjithmonë, apo duhet lënë këtë punë për pazare të ndryshme politike.
Padyshim, se kufiri në veri të Kosovës duhet të kontrollohet nga forcat speciale të Kosovës, ndërsa patrullat policore të jenë të përziera. Këtu, nuk guxon të ketë polici njënacionale dhe kurrë më nën komandën e dikujt tjetër. Kështu dhe vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës me ç’rast të gjithë njerëzit që jetojnë aty, pa marrë parasysh etninë e tyre të kenë paqe, punë dhe zhvillim ekonomik. Ndërsa, bandave terroriste serbe duhet dhënë ndëshkimin e merituar dhe dëbimin e tyre të përhershëm. Kjo është koha e fundit kur shteti i Kosovës, që përveç mençurisë duhet treguar edhe muskujt e vet, sepse edhe ligji më human në botë mbrohet me forcë, e mos të flasim për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe territorin e një vendi sovran e demokratik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin