Si duhet kursyer çdo ditë nga 5 euro apo më shumë
Kriza nëpër të cilën ka hyrë Kosova dhe po kalon popullata e saje, ka nevojë për një qasje më radikale në menaxhimin e parës së shpenzuar. Është ngritur në nivel kombëtarë çështja e kursimit dhe mënyrave të harxhimit në formë të arsyeshme. Siç duket lluksit dhe shpenzimeve të pa nevojshme i ka ardhë fundi. Popullata e Kosovës ka filluar të zvogëloj shpenzimet duke filluar nga kafeja e deri tek pajisjet elektronike dhe rrobat. Njerëzit janë duke kaluar nga lista e konsumatorëve në grupin e njerëzve që tash blejnë gjëra vetëm sipas listës. Janë 16 gjërat që pothuajse po zvogëlohën, ndodhin apo zhduken çdo dite dhe që po mesohemi të jetojmë pa ato!
Ushqimi: Çdo ditë e më shumë njerëzit po përgatisin dhe po hanë në shtepi. Në këtë mënyrë pikësepari po i eliminojnë një sër mëlmesash të pa nevojshme për organizmin tuaj si “mustard, majonez, ketchup, djathra pa origjinë por edhe ëmbëlsira”, të cilat nuk janë të freskëta. Kjo mënyrë përveç se kursen para, është edhe më e shëndetshme për organizmin. Në këtë mënyrë ju i zvogëloni edhe shpenzimet tuaja të faturës elektrike që vjen nga furra “Mikrovalore”. Mos harroni se ushqimi i freskët blihet rreth 50% më lirë, vetëm duhet t’i kushtojmë kohën e caktuar blerjës. Është e preferushme që secili që punon ta marrë mengjesin nga shtepija e tij/saj.
Pazari: Deri me tash shumë familje kanë blerë mallra në dyqanet skaj shtepisë apo banesës së tyre. Por kohëve të fundit, shumica prej tyre po hulumtojnë nëpër pazare ku mund të blejne produkte më të freskëta dhe më të kapshme për xhepin. Ka filluar të zhduket kërkesa “shkruaj se i paguaj kur e marr rrogën”. Madje, një grup i caktaur familjarësh të organizuar kanë zgjedhur një mënyrë krejtë ndryshe e edhe më të lirë dhe më të mirë – i ndajnë shpenzimet e rrugës dhe blejnë 50% më lirë direkt në bashqet e bujqërve nëpër fshatra. Poashtu, ruajtja e ushqimit dhe konzervimi i tij nëpër “friza” ka marrë hov sërish. Shumë më pak po hidhet në mbeturina! Sasia e mbeturinave është shtuar nga plastika, letra dhe metali – segmente keto të mira për biznes ri-ciklues?!
Telefoni/a: Për sa telefona ka nevojë një përson? Është një pyetje që në ditët e sotme kur telefoni mobil është pjesë e pa ndashme e përditëshmerisë së njeriut që ngrite si fakt shpenzues. Madje edhe interneti tashme ofrohet në telefonat mobil. Kjo tregon se një pjesë të madhe të shpenzimeve mund të eleminohën. Poashtu telefoni i shtepisë si linje fikse pak që do të ketë vëlerë në këtë botë të shpejtë dhe në zhvillim. Interneti e ka zëvëndësuar tërësisht atë. Me Skype.com mund t’i kryeni të gjitha komunikimet me zë dhe me video. Ndërsa, përmes YouTube.com mund t’i shihni te gjitha seritë e mundshme nëpër botë. Si pjesë e Youtube janë një serë kompanishë televizive më të mëdhatë dhe më seriozet në botë. Madje mundësia e zvogëlimit të shpenzimeve të telefonit mobil poashtu ekziston vetëm duke i menjanuar tre thirrje të pa nevojshme brenda një ditës. Duke shkyçur vetëm telefonin fiks ju mund të kurseni deri në 90 euro në vit.
Pagesat: Kosovari deri me tash është mësuar që të mos kursej dhe të mos ketë kujdes në mënyrën e shpenzimeve. Por, kohëve të fundit një familje vetëm me “poça kursyes elektrik”, mund të kursej rreth 8 euro në muaj. Poashtu, është rritë kurësimi i ujit. Pagesat, kanë filluar të bëhën çdo muaj, për të evituar pagesën e interesit në faturë – sidomos KEK-u. Shumë veta kanë filluar ta zvogëlojnë apo mbyllin minusin nëpër banka. Unë jam një ndër ata! Ka pak apo s’ka fare pagesa për zbukurim të automjetëve apo banesave. Të gjitha këto për të zvogëluar shpenzimet. Individet kanë zvogëluar pastrimin e automjetve nga mesatarja 2-3 herë në javë në vetëm një hërë. Ndërsa dy herat tjera ndoshta e pastrojnë vet. Madje janë zvogëluar njerëzit që marrin kredi – edhepse inetresi është shumë i lartë në bankat tona. Duket se bankat kanë krijuar një lloj modeli “Kartel” dhe janë marrë vesh për normat. Por për ketë në një shkrim tjetër. Poashtu, ujin mund ta ndalni derisa i bjeni me brushë dhëmbëve; derisa i lani flokët me shampon; derisa e lani trupin me sapun.
Trendi. Më në fund ka ardhë koha t’i thuhet stop përcjelljës së trendëve – duke zvogëluar mundësitë e blerjës së gjësëndëve esenciale. Secili individ i punësuar apo jo duhët të zvogëloi blerjën apo të mos blejë gjërat (rroba, këpucë, apo të brenshme) që do t’i përdorë vetëm një herë. Pse më pas duhet të ndiheni fajtor?! Poashtu secili duhët të eleminoj ndjenjën e blerjës se paisjeve të pa-nevojshme elektronike. Apo edhe ndëroj shpesh ato psh: telefonin mobil. Cila është zgjidhja e juaj? Shypja e pullave (butonave) në një paisje më të vjetër e që është e njëjtë dhe funksionon njëjtë sikur shtypaj a tyre në një paisje më të re. Teknologjia nuk ka ndryshura shumë për të plotësuar nevojat përsonale, por vetëm ato profesionale – gjë që pa asnjë problem bën edhe pa këtë ndryshim.
Duhani: Deri me tash sëcili qytetarë i Kosovës ka blerë duhanë me paqetë – madje as me box jo?! Por, tash kanë filluar jo vetëm të blejnë me box, por edhe të blejnë duhan që mund ta mbështjellin vetë. Madje në treg kanë dalë një numër i madhe llojesh duhani që mund të blihen për 40% të çmimit aktual të një paqete të gatshme. Duke e mbështjellur “Mallboro, Winston, Ronhillin apo Kent”, ju kursen nga 10-30 euro në muaj – varësisht prej vartësisë së duhanit. Duhet theksuar se duhani i paqetuar krijon vartesi. Madje është trend botërorë të mësosh të mbshjellësh një cigare.
Kablloviku: Shumë familje janë duke mos e vazhduar pagesën e “TV Kabllovike” si dhe janë duke gjetur alternativa të tjera për shikime gratis të programee si YouTube, TV dhe filam gratis përmes internetit. Lidhja me televizor është shumë e lehtë. Poastu, shumica janë kthyer në programet pa pagesë satelitore gjermane dhe angleze në satelitin ASTRA. Komplet pajisjet satelitore kushtojnë 27 euro pa motorr dhe 37 euro me motorr. Të gjitha lajmet dhe shumë programe janë në internet. Ndërsa sa i përket internetit – tash kanë filluar që nje grup familjesh në banesa po e paguajnë një shpejtësi të kënaqëshme për të gjithë 4Gb/s dhe po e shfrytëzojnë të gjithë sëbashku “wireless”. Ndërsa të rinjët po i ndjekin të gjitha lidhjet gratis nëpër qytete – përderisa pijnë kafe dhe bëjnë biseda; i shkarkojnë ato programe që kanë nevojë më së shumti. Kurse, familjet, po e blejë një apo dy televizor që e përcjellë teknologjinë për një kohë më të gjatë.
Qeraja: Privatësia ka qenë një element që është dëshiruar nga të gjithë njerëzit. Nevoja financiare për të kursyer në qera ka bërë që numri i “cimerëve” të shtohet dukshëm nëpër banesat dhe shtepitë e ndryshme që janë marrë me qera; sidomos në Prishtinë. Në 99% të shtepive dhe banesave ku ka banuar një përson në një dhomë – tash është shtuar edhe një tjetër për të zvogëluar shpenzimet e përbashkëta. Kurse shumë të rinjët që deri me tash kanë jetuar me qera, janë kthyer në shepinë e prindërve. Poashtu, një numër i qifteve kanë filluar të kthehen në shtepitë e prindërve të tyre, për të zvogëluar shpenzimet e përbashkëta si uji, rryma dhe komunalitë. Gjithashtu edhe ushqimi i përbashkët shihet si hap drejtë zvogëlimit të shpenzimeve.
Ahengjet ditor: Kafet, birrat dhe pijet e tjera qe gati çdo dite i pi nje individ i punesuar në tërritorin e Kosovës, ka mundësi t’i reduktoj në vend të çdo dite në çdo dy-tri ditë. Kjo kursen të paktën 2 euro. Një ide e mirë do të ishte që të marrin me vete apo të perdorin në punët e tyre kafe të kulluar amerikane, apo edhe Nescafe. Për një muaj ju mund të kurseni deri në 10 euro.
Revistat dhe gazetat: Çdo pakësim i shitjës së shtypit është lajm i keq për mediat e shtypura. Por, ky fenomen tashmë është prezent edhte tek ne. Të gjithë njerëzit që deri me tash e kanë blerë gazetën për një apo dy artikuj, ata tash mund t’i gjejnë në internet artikujt dhe të mos e blejnë krejtë gazetën. Kjo tregon se brënda muajit mund të kurseni 3 euro. Poashtu, edhe për revistat, njerëzit çdo ditë e më shumë po drejtohen kah interneti. Një studim amerikan nga “Kaiser Family Fundation” ka gjetur se aktualisht femijet ndërmjet moshave 8-18 shpenzojnë vetëm 38 minuta në ditë duke lexuar diçka të shtypur (qoftë edhe librat). Ndërsa në vitin 2004 kjo shifer ishte në 43 minuta. Kurse, 7 orë e 38 minuta i përdorin mendiet tjera.
Dhuratat: Një ide shume e mirë dhe gratis është që ju (në veçanti femrat) të mblidheni tek shoqja apo shoku dhe të sillni të gjitha dhuratat që u janë dhën gjatë vitit paraprak dhe t’i shkëmbeni ato në mes vete dhe më pas të rejat t’ua falni njerëzve të tjera. Në këtë mënyrë, ju kurseni nga blerja e dhuratave të tjera minimumi 5 euro, por edhe e gezoni dike me një dhuratë të re. Dhe mos harroni “Ju gjithmonë jeni dhurata më e mirë”.
Shopingu: Për të blerë nga një dyqan në tjetrin ka qene një shprehi e madhe e pasluftës, pa marrë parasyshë çmimin! Ndërsa sot shumica e blerësve janë zhdukur – dhe tash blejnë vetëm gjërat esenciale pa të cilat nuk mund të bëjnë – me listë. Made femrat, tashmë kanë filluar t’i nxjerrin gjërat të cilat më herët (vitin e kaluar) ndoshta i kanë veshur një herë. Ri-formatimi i ormanëve ka filluar të bëhët dhe kombinimi i rrobave e që tashmë është bërë trend i ri. Madje për të zvogëluar shpenzimet, femrat kanë fillaur moden e re (të para luftës) ndërrimin e rrobave me femrat tjera për një kohë të caktaur. Poashtu, nerëzit kanë filluar t’i kthejnë disa gjëra që para disa vjetëve i kanë arkivuar nëpër bodrume. Këpucat nuk kanë ndryshura shumë nga ato të pranverës. Teoria: “përderisa funksionon, mos e ndërro”, ka filluar të ketë shumë efekt.
Takimet: Në kulturën tonë shqiptare e para dhe më e rëndësishmja është që të pëlqehen çiftet. Interesi është pak apo hiq i theksuar. Shumë pak meshkuj apo femra e kanë ndjenjën e interesit për t’u takuar me dike, edhe pse ky fenomen po rritet gradualisht. Por, pyetja ëshët se si të kursejmë në një takim? Sëpari qifti duhët të dakordohet për vendët e takimit – siç edhe zakonish bën? Çka do të vizitojnë? A do të hanë jashtë dhe çka do të hanë? Pikniqet janë forma më e preferuar sot dhe më e lira e çdo takimi. Poashtu, duke e marrë një film në DVD për 1 euro dhe duke e shikuar bashkë ju kurseni 5 euro. Vizitat në Muzeun Etnologjik apo Galeria e Arteve të Kosovës në premierat e hapjes janë gratisë; është edhe një mënyrë tjetër për të kursyer. Poashtu, i gjeni ftesat e shfaqjeve në Teatrin Kombetar kur janë gratis. E ndiqni Festivalin e Filmit Gjerman se edhe këtu krejt java është gratis. Për banorët e Rrafshit të Dukagjinit – Alpet Shqiptare apo Gryka e Rugovës është një atrakcion poashtu gratis. Pra, secili nga ju mund të kurseni deri në 2 euro në çdo takim.
Vetura: Nëse mirret parasyshë tregtia me automjete të reja gjatë këtij viti – do ta kuptoni se të gjithë dilerët e automjetëve po punojnë me humbje. Sikur të mos ishte edhe servisimi që kushton shumë, shumë shtrenjtë; atëherë gati të gjtihë do t’a mbyllnin autosallonin. Blerja e automjetëve të vjetëra është riktyer në formë. Psh: një Golf 2 (si automjeti më i famshëm në KS) blihet për 2500 euro, përderisa Mercedesi i vitit të njëjtë kushton 1500-1800 euro. Por, sekreti për të qenë i sukseshshëm në blerjë është zgjedhja e automjetit jo shumë të vjetër, por me motorr që punon shumë mirë. Kështu që do të kurseni shumë në planin afatëgjatë. Mirëmbajtja do t’iu kushtojë shumë më pak. Mos harroni, nëse ecni me këmbë apo bicikletë, jo vetëm që e zvogëloni dioksid karbonin në natyrë, por edhe nuk keni më nevojë të shkoni në “Aerobi” për zvogëlim të peshës.
Pushimet: Mos shko në pushime të cilat do t’iu kushtojnë para gjatë gjithë vitit që po vje. Mos merrni kredi për pushim!? Bjeshka apo liqeni, janë pushim i njëjtë si deti. Madje, bjeshka është edhe më e mirë dhe shumë më e lirë.
Sigurimi shëndetësorë: Pas 15 pikave arrijmë në fund. Kohëve të fundit është rritur numri i njerëzve që kanë mungesë të parave për të paguar shërbimet e tyre shëndetësore. Duke kursyer nga të gjitha pikat e mësipërme, del që sigurimin shëndetësor apo edhe jetësorë mund ta paguani vetëm nga kursimet e bëra – pa shtuar asnjë cent nga buxheti juaj aktual. Këtë buxhet mund ta planifikoni për diçka tjetër. Nuk ka më nevojë të falcifikoni kortonin (librezen) për t’u vizituar në spital, apo edhe me keq të ikni nga spitali apo ordinanca mjekësore pas vizitës. Poashtu, nuk i eleminoni dhimbjet duke pritur të kalojnë për shkak se nuk keni mundësi ta paguani kontrolli. Pra duke kursyer nga pikat e mësipërme, ju arrini ta paguani sigurinë tuaj.
Janë këto disa këshilla fillesatre si të kurseni. Lista juaj mund të rritët nga vet ju edhe më shumë. Nëse i ndiqni të gjitha këshillat drejtë dhe me kujdes, do të mund të ndodhë që të keni një bluzë apo një palë framerka (jeans) më pak, por do të keni mjaft të holla për të gjitha ato që i keni dhe të tjerat që i dëshironi. Të jeshë racional në jetë nuk është turp – është sukses.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A