Politika anestetike
Negociatat për popullin e Kosovë nënkuptojnë humbjen. Ky perceptim ekziston sepse sa herë që dikush ka negociuar në emër të Kosovës për Kosovën, gjithmonë rezultati ka qenë humbja.
Diplomati dhe negociatori francez, François de Callières, autor i veprës klasike Mbi mënyrën e negocimit me princat, negociatat që kanë bërë politikë-bërësit e Kosovës me Serbinë në dekadën e fundit do t’i kish quajtur “negociata te buta”. Negociata të buta kemi kur negociohet e panegocueshmja dhe pranohet e papranueshmja. Krejt kjo për të arritur një zgjidhje që nuk është zgjidhje.
Jemi dëshmitarë që në kohën e fundit janë shtuar zërat në qarqet ndërkombëtare se Kosova duhet të rifillojë negociatat më Serbinë. Diplomacia intensive serbe ka bërë që bashkësia ndërkombëtare të bëjë trysni të institucionet e Kosovës për rifillimin e negociatave. Deri te kjo situatë kemi ardhur sepse faktori ndërkombëtar dhe shteti serb e kanë kuptuar që politikë-bërësit kosovar i mungon vullneti për ta bërë Kosovën shtet normal.
Shteti serb nuk është i kënaqur më planin e Ahtisaarit, as më gjendjen De Facto në terren. Serbia dëshiron thellimin e ndarjes së Kosovës duke krijuar një republikë serbe brenda Kosovës. Institucionet e Kosovës tashmë veç kanë dhënë sinjale pozitive për bisedimet e paralajmëruara. Diçka e pritshme, aspak e çuditshme. Janë po këto subjekte politike, po këta politikanë që përfunduan një palë negociata më Serbinë në Vjenë, si rrjedhojë e të cilave u bënë shumë koncesione në dëm të Kosovës.
Negociatat, pavarësisht llojit dhe natyrës, kanë një emërues të përbashkët: pazarin politik. Meqë pazari nënkupton blerjen dhe shitjen, politikë-bërësit e Kosovës, të dëshmuar për kompromise të vazhdueshme politike me Serbinë, do të jenë shitësit. Për më keq, duke e ditur zemërgjerësinë e politikë-bërësve koncensionues, ata madje nuk do jenë as shitës: ata ia falin Serbisë veriun e Kosovës.
Ky pazar ku shitësi fal dhe blerësi përfiton, do ta bëjë Kosovën edhe një herë pacient të praktikantëve eksperimentues ndërkombëtarë kirurgjikë. Në sallën e operacionit që do t’i nënshtrohet Kosova, doktor (kasap) do të jenë ndërkombëtaret e UNMIK-ut e EULEX-it, politikë-bërësit e Kosovës do të jenë anesteziologë, ndërsa pala serbe do të jep preferencat e tyre se ku dhe sa thellë të futet brisku kirurgjik.
Negociatat me Serbinë që u zhvilluan në Vjenë, klasa politike e Kosovës i quajti “bisedime për çështje praktike”. Sot negociatat e paralajmëruara me Serbinë, që me gjasë do të fillojnë pas verdiktit të GJND-së, po i quajnë “ bisedime për çështje teknike”. Hipokrizia terminologjike e politikë-bërësve kosovarë është mjet që iu shërben për maskimin e veprimeve kolaboracioniste.
Të gjitha projektet antikombëtare që i kanë pranuar janë emërtuar ndryshe nga përmbajtja e tyre e vërtetë. Decentralizimin e shpjegonin si një fenomen i cili vendimmarrjen e dërgon më afër popullit. E vërteta është se decentralizimi që po na ndodh nuk është civil e administrativ, por etnik, prandaj është thikë për copëtimin e Kosovës. Thoshin se eksterritorialitetit behët për qëllime të mira, meqë mundëson mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. E vërteta është se eksterritorialiteti, kështu siç është bërë, ka pasur për synim serbizimin e kësaj kulture. Misionet ndërkombëtare i quanin këshillëdhënëse e monitoruese. E vërteta është se misionet ndërkombëtare kanë fuqi ekzekutive. Një retorikë e njëjtë përdoret edhe për kinse integrimin e Kosovës në mekanizmat euro-atlantike në të ardhmen shumë të afërt.
Politikë-bërësit na kanë lodhë më refrene se si Kosova se shpejti do të përfshihet në liberalizimin e vizave; se si Kosova se shpejti do t’i bashkohet familjes evropiane; sesi Kosova do të ketë një ulëse në Kombet e Bashkuara; se si Kosova se shpejti do të bëhet pjesë e aleancës ushtarake të quajtur NATO.
Më këta politikë-bërës që ka Kosova, te gjitha këto premtime praktikisht janë të paarritshme. E gjithë kjo bëhet që populli i Kosovës vëmendjen të ketë jo në të tashmen që po ndodh, po në të ardhmen e mirë që, kështu siç po shkon puna, zor se do të ndodh.
Na premtohet një e ardhme integruese për të na shkëputur nga e tashmja rrënuese.
Kosova nuk mund të përfshihet në liberalizim e vizave dhe as të bëhet pjesë e Bashkimit Evropiane deri sa të sundojë misioni i saj EULEX. Mosnjohja e Kosovës nga pesë vende të BE-së ndikon në ketë aspekt. Për me tepër, raporti i progresin qe do të vijë ne fund të këtij viti nga Komisioni Evropian do të na tregojë se sa larg jemi.
Për të qenë anëtare e OKB-së duhet pëlqimi i pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Kundërshtimi i Rusisë dhe Kinës do të vazhdojë po aq sa Serbia do ta shoh Kosovën pjesë të saj. Sa i përket anëtarësimin në NATO, Kosova nuk e përmbush kriterin bazë për anëtarësim, ngase nuk ka ushtri, NATO nuk pranon organizata civile humanitare por ushtri profesionale.
Për ta ndryshuar situatën politike, ekonomike e sociale dhe për ta bërë Kosovën shtet normal i cili do të ketë gjasa praktike për integrime euro-atlantike, duhet forcë e re politike.
(Autori është politolog)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-41-780x439.jpg)
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-60-780x439.jpg)
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
![Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/Kosova-U21-780x439.jpg)
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin