Ditëlindja e Dellit dhe vuvuzelat e Ramushit!
Është lehtë të pështysh po çka pastaj:
“Kjo Qeveri është e korruptuar dhe mund të llogaritet se është vet maja e krimit të organizuar” e dëgjojmë këtë refren për çdo ditë nga opozita dhe opozita e opozitës dhe pozitës, po e kuptoni se po mendoj në shoqërinë civile e cila si qëllim final e ka të bëhet edhe vet pozitë!
Ky refren nuk është se po këndohet tash për herë të parë, është kënduar menjëherë pas përfundimit të luftës. Tash është shndërruar në kakofoni! Derisa opozita dhe pozita, që nga përfundimi i luftës kanë këmbyer akuza të rënda për këto fenomene gjithëpërfshirëse karakteristike për të gjitha vendet në transicion, ndërkombëtarët e kanë plaçkitur Kosovën përmes procesit të privatizimit dhe tenderëve shumëmilionëshe! Politikanët e vendit i kanë përdorur si rrogëtarë, liftboy apo dormena duke i qerasur me të imëta!
Paratë e imëta nuk të pasurojnë shumë mirëpo, duke u shoqëruar me hajdutë profesionistë ndërkombëtarë e kanë mësuar zanatin dhe tash lirisht mund ta ligjërojnë lëndën e korrupsionit në universitetet më me renome ndërkombëtare! Për këtë nuk kam fare dilema!
Ka qenë shumë brengosëse që menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pa pritur të ftohet kjo pavarësi e cila për mua ka qenë akull pavarësi, pavarësi e tredhur nga potenca vendimmarrëse, menjëherë kanë filluar sulmet e opozitës kundër Qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar! Çfarë paradoksi, në njërën anë kërkon njohje ndërkombëtare për shtetin e lindur me shumë defekte ndërsa në anën tjetër dërgoni porosi se vendi udhëhiqet nga të korruptuarit dhe krimi i organizuar! Dhe atëherë habiteni pse nuk ju pranojnë!
Dhe, gjithashtu gëzoheni për dështimet e Qeverisë duke shpresuar se do të jeni pastaj në vend të tyre. Mu në grazhd! Prandaj, më është dukur shumë e pamoralshme, që në atë fazë të shtetndërtimit të luftohet shteti duke e sulmuar Qeverinë.
Kam qenë kundër kësaj pavarësie, por pas shpalljes së saj nuk do ta sulmoja Qeverinë, pavarësisht a do të ishte në krye të saj Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Rada Trajkoviq apo peshkopi Teodosije! Të thuash se në këtë Qeveri nuk ka të korruptuar është e njëjtë sikur të besosh se në Oqeanin Atlantik nuk ka mbetur asnjë pikë uji! Gjithashtu, të thuash se në radhët e opozitës nuk ka të korruptuar dhe krim të organizuar është e njëjtë sikur të besosh se në Alaskë nuk ka borë dhe akull!
E njoh shumë mirë, edhe pozitën, edhe opozitën! I njoh shumë më tepër se që ata mendojnë se i njoh! Ua di shumë biznese, kryesisht të pista që i bëjnë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni, Turqi, Kroaci, Dubai, Kinë, Slloveni, Itali dhe vende të tjera. E di se si janë bërë disa këshilltarë milionerë hajdutë e që kanë qenë raste sociale më parë! Andaj lërëni, ju lutem shumë! Jo se është bajate por është shndërruar në neveri!
Jam shumë i bindur se sot në Kosovë nuk ka hetues, prokurorë dhe gjykatës vendorë që kanë vullnet, guxim dhe gatishmëri për t’u përballur, jo me peshqit e mëdhenj të korrupsionit e që tani janë transformuar në peshkaqej, për kah rreziku dhe në balena të korrupsionit përkah kapaciteti korruptiv! Nëse je idealist i skajshëm, e që nënkupton të jesh i marrë, atëherë duhet të besoni se EULEX-i është i vendosur ta luftojë korrupsionin duke e qëlluar aty ku pikërisht duhet.
Oportuniteti i EULEX-it dhe vendosmëria që me çdo kusht ta ruaj situatën e sigurisë nën kontroll domosdoshmërisht krijon situata për marrëveshje politike që i amniston balenat e korrupsionit! Kjo ka ndodhë në Kosovë! Me pozitën dhe opozitën! Retorika bajate e Kermabonit dhe Fejtit se askush në Kosovë nuk mund të jetë mbi ligjin mund të llogaritet vetëm pjesërisht e vërtetë dhe duhet të riformulohet si: “ askush në Kosovë nuk mund të jetë mbi ligjin përveç korrupsionit dhe krimit të organizuar përkatësisht ata politikanë që kanë potencial destabilizues apo që kanë hyrë në raporte biznesi me figura të fuqishme ndërkombëtare!”
Ndërkombëtarët edhe ashtu janë mbi ligjin në Kosovë duke e interpretuar si të duan vet dhe duke bërë ligje që atyre u konvenojnë! Prandaj nuk kanë vullnet ta luftojnë korrupsionin, nuk kanë krijuar infrastrukturë për luftimin e tij madje, me ndërhyrje nga pozita e “monitoruesit”, “lehtësuesit” e çka jo tjetër duke e penguar luftën kundër korrupsionit, në emër të luftës së “pa kompromis” kundër tij! Kosovën po e shndërrojnë në Kolumbi të Ballkanit!
Gjuha shqipe si mjet për të lexuar, gjuha angleze si mjet për t’u bindur dhe kuptuar:
Fatos Nano nuk fliste me Sali Berishën dikur, sot Sali Berisha nuk flet me Edvin Ramën. Të gjithë këta duhet të jenë shqiptarë dhe gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare! Ali Ahmeti nuk flet me Menduh Thaçin, që të dy shqiptarë të Maqedonisë e që gjithashtu gjuhën shqipe e kanë gjuhë të nënës! Në Kosovë Ramush Haradinaj nuk flet me Hashim Thaçin. Për këta jam i sigurt se përveç se gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare ata janë shqiptarë! Po pse atëherë këta nuk flasin?! Për arsye personale a? Nuk e besoj!
Nuk janë këta vdektarë të rëndomtë të cilët kanë qenë pa rol në të kaluarën dhe se nuk kanë ndonjë rol sot! Madje kanë ndikim të madh edhe në të ardhmen, qoftë pozitiv apo negativ! Dhe kjo ndodhë vetëm në hapësirat ku jetojnë shqiptarët! Sali Berishën dhe Edi Ramën nuk qe në gjendje t’i pajtojë as Evropa e lere më ndonjë ndërmjetësues shqiptar! Intolerancën personale e kanë ngritë në monument të armiqësisë duke e dëmtuar Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët anekënd botës ku jetojnë! Dhe pastaj këta ta drejtojnë shtetin?!
Në Maqedoni shqiptarët janë në gjendje shumë të keqe ndërsa figurat kryesore i lejojnë vetes komoditet të mos komunikojnë fare dhe në këtë mënyrë vetëm sa e thellojnë dhe përkeqësojnë golgotën shqiptare si dhe defaktorizimin e tyre, si popull! Nuk e di nëse kanë pasur presion ndërkombëtarë që ta “normalizojnë” komunikimin mirëpo nismat shqiptare për takim dhe tejkalim të “mosmarrëveshjeve” të tyre i ka pranuar vetëm Menduh Thaçi.
Ramush Haradinaj dhe Thashim Thaçi nuk kanë komunikuar një kohë të gjatë ndonëse prej gjaku janë shumë të afërt dhe se kanë luftuar për të njëjtin ideal! Njëri ka qenë kryeministër ndërsa tjetri është kryeministër aktual! Edhe nëse interesi personal i ndanë, e duket se po i ndanë, interesi i Kosovës, i qytetarëve të saj, lufta e fundit dhe e kaluara do të duhej t’i bashkojë ose, së paku të mundësojë të kenë raporte korrekte!
Asnjëri prej tyre nuk ka qenë në gjendje ta bëjë atë hapin e parë, të shtrirjes së duarve! Pra, asnjëri prej tyre nuk ka qenë në gjendje ta tejkalojë veten!
Kam biseduar me të dy dhe kam ardhur në përfundim se nuk kanë asnjë arsye bindëse të mbajnë qëndrimin e tillë! Nuk kam mundur t’i bind! Tash po e kuptoj pse nuk kam mundur t’i bind?! Në kohën kur kam biseduar me ta nuk e kam festuar ditëlindjen, nuk kam qenë ambasador, nuk kam pasur asnjë mjet shtrëngimi apo kërcënimi dhe se me ta kam biseduar në gjuhën shqipe që duket se ka qenë hendikep!
Gjatë këtij kampionati botëror në futboll, mësuam për një instrument që prodhon shumë zhurmë i quajtur, vuvuzelat! Në Kosovë nuk kemi instrument me emër të tillë por kemi subjekte politike, të pozitës dhe opozitës që në vend të zhurmës prodhojnë sharje, fyerje, shantazhe, denoncime te ndërkombëtarët, kolaboracionizëm dhe veprime të tjera të pista që i dëmtojnë qytetarët e Kosovës dhe vet shtetin e Kosovës.
Ambasadori Dell e njeh mentalitetin dhe traditën ballkanase shumë mirë prandaj pati sukses në pajtimin e Ramushit me Hashimin. Ishte i sigurt se këta nuk ia prishin festimin e ditëlindjes, nuk e lejon tradita dhe burrëria! Është ambasador dhe mik ndërkombëtar. Gjuhën angleze e ka gjuhë të nënës dhe e dinë se politikanët kosovarë, edhe nëse nuk e kuptojnë këtë gjuhë, pa asnjë kundërshtim i binden! I ka dy duar. Në njërën e mbanë shkopin, në tjetrën karrotën! Ua dinë të kaluarën, të sotmen dhe është në gjendje t’ua përcaktojë të ardhmen! Jo nga pozita e atij që merret me fall! E si mos t’i pajtojë pra?!
Mendoj se do t’u binte shumë më mirë të më dëgjonin mua sepse me ta kam biseduar pa asnjë interes ose më mirë të them për interes të Kosovës. Kam biseduar shqip sikur bisedohet me miq, vëllezër dhe duket nuk jemi kuptuar!
Po pse ambasadori Dell vendosi që pikërisht tani t’ia shurdhojë vuvuzelat e Ramushit?! Po pse vetëm të Ramushit? Sepse pranë vuvuzelave të Ramushit ato të Dacit, Pacollit, Agim Çekut nuk dëgjohen fare! Sepse vlerësohet se Ramushi ka potencial destabilizues! Sepse tash do të bisedohet me Serbinë për “çështje teknike” dhe vuvuzelat e Ramushit nuk është mirë të dëgjohen, politikisht nuk është e shëndetshme të dëgjohen!
Dhe, më në fund besoj se njëra ndër arsyet kryesore të këtij afrimi të bërë në mënyrë të dhunshme dhe nën presion është paralajmërimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare!
Prandaj, më këtë ambasadori Dell ka dashur t’ua bëjë të qartë se HANIBAL (ALBINI) është ANTE PORTAS (PARA DYERVE)! Botërisht ju bëjë me dije se ambasadori Dell nuk më ka ftuar në Darkën e Pajtimit e që në fakt ka gjasa që lehtësisht mund të shndërrohet në DARKËN E GJYKIMIT TË KRISHTIT!
(Autori i shkrimit është drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së. Pikëpamjet në këtë shkrim janë krejt personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin