LAJMI I FUNDIT:

Cilit t’i vihen prangat sot e cilit asnjëherë?

Kompromiset i kanë kushtuar këtij populli dhe do të vazhdojnë t’i kushtojnë gjithmonë, derisa dosjet të jenë kërcënim dhe ankth për udhëheqësit qeveritarë të këtij vendi.
Qeveria e Kosovës e ka lënë anash moralin politik, sepse realisht këtu nuk bëhet fjalë më për moral, por për mbijetesë të qeverisë, duke kalkuluar me zyrtarë të korruptuar, se cilit duhet t’i vihen prangat sot, cilit nesër dhe cilit asnjëherë.

As diksioni i Kryeministrit, as ndjeshmëria dhe as intonacioni i tij, nuk do ta rikthejnë besimin e humbur të qytetarëve te kjo Qeveri.
Fjalimi i fundit i Kryeministrit drejtuar qytetarëve, e konfirmoi edhe një herë krizën qeveritare në Kosovë. Ndoshta më në fund, Kryeministri e ndjeu se nuk e ka më mbështetjen dhe besimin e popullit për të qeverisur.

Ndaj mendimin se Kryeministri nuk do ta pranonte faktin se në Kosovë po ndodh diçka e
pazakontë, sikur afër tij të mos ishin disa këshilltarë më pak emocional karshi këtyre zhvillimeve, të cilët, nëse nuk kanë ditur ta këshillojnë se si të mos vijë deri në këtë situatë, po mundohen që me çdo kusht ta diferencojnë Kryeministrin nga Ministrat dhe Qeveria e tij.


Tashmë nuk kam dyshim, se është arritur një kompromis në mes të politikës dhe atyre që janë të thirrur për të zbatuar ligjin. Kjo dëshmohet me paraqitjen intensive të Kryeministrit dhe Presidentit në media, pas takimeve të shumta me ndërkombëtarë dhe me përfaqësues institucional në Kosovë, të cilët janë të thirrur që ligjërisht ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin jo vetëm në këtë qeveri, por edhe në qeveritë e mëhershme. Me hetimin e ish-qeveritarëve nga qeveritë e kaluara, EULEX do të dëshmoj se krimet ekonomike të bëra edhe atëherë nuk janë harruar dhe secili do të përgjigjet para ligjit për çfarëdo keqpërdorimi në këtë 10 vjeçar.

Në një kohë, as Presidenti dhe as Kryeministri nuk u prononcuan për media pas bastisjes në MPT, të njëjtit tani prodhojnë aktivitete mediale ditore për ta paraqitur veten si luftëtarë të ndershëm të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga ana tjetër Përfaqësues Ndërkombëtar po përpiqen me çdo kusht ta nxjerrin Kryeministrin e Kosovës si lider të luftës kundër korrupsionit.

Nuk mund të besojmë ndryshe, përpos që në këtë mes ka kompromise të dhimbshme për drejtësinë, për sundimin e ligjit, për luftën kundër korrupsionit dhe për të ardhmen demokratike të këtij vendi.

Në kompromise të tilla, padyshim, rol esencial kanë pikërisht ato dosje që është dashur të hetohen e që në këtë rast shërbejnë për të arritur kompromise në dëm të interesave të qytetarëve. Destabilizimi, s’ka dyshim, se ka qenë kryefjala e kompromiseve për gjithë këto hetime në Institucionet vendore.

EULEX-i me një fushatë mediale të suksesshme ka arritur të bindë thellësisht qytetarët, se kjo qeveri është edhe më e korruptuar se sa është ajo në realitet. Me këto veprime EULEX-i duhet ta dijë se ka hyrë në rrugë pa kthim.

Po bëhet një luftë e pakompromis për ta shpëtuar këtë qeveri, duke lënë mënjanë dhe tërësisht në harresë, qytetarin e Kosovës dhe gjendjen e rëndë sociale në të cilën ai jeton.
Diskutimet politike në çdo rast flasin për hallet e qeverisë, se si qeveria është stabile, e konsoliduar, bashkëpunuese dhe rehat në pozicionet e veta. Asnjëherë nuk përmendet se çfarë po bënë kjo Qeveri për Qytetarin, a thua këta qeveritarë janë në pushtet për të rehatuar vetveten apo janë aty për t’i shërbyer qytetarëve.

S’ka diskutim se ky popull ka merituar të qeveriset me më shumë dinjitet. Populli ynë ka mësuar të jetë i duruar përballë gjendjes së rëndë sociale, por nuk do të jetë gjatë i duruar, përballë ngufatjes së të ardhmes së tyre, nga individë që kanë humbur kursin politik duke ju shërbyer vetëm interesave të tyre të ngushta.

Pas arrestimeve të mundshme të zyrtarëve të lartë qeveritarë, mund të ketë dalje masive të qytetarëve në rrugë, por kjo, jo për të protestuar, por për të festuar fillimin e ndryshimeve të mëdha që nisin pikërisht nga lufta konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Patjetër që duhet të presim faktet për të drejtuar gishtin nga ata që vërtetë janë të korruptuar.

Qytetarët e Kosovës, në këtë vrull të informacioneve ditore, duhet të gjejnë forcë për të medituar, në kërkim të alternativeve, duke pasur për kriter kryesor ndershmërinë e politikanëve të vendit, për të mos guxuar asnjëherë t’u rijapim besimin atyre që në rastin e parë në këtë qeveri dhe në qeveritë e më hershme, janë dëshmuar si të korruptuar dhe të paaftë për të qeverisur.

Në trend

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori