Maskat nacionale
Java e parë e qershorit të nxehtë politik e meteorologjik, në Kosovën Lindore, i përngjante një karnavali maskemballësh.
Rrugët dhe sheshet ishin të stolisura me panotë e Partisë për Veprim Demokratik, të cilat prodhonin mesazhe për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.
Këto mesazhe nuk tërhoqën vëmendjen gjithaq të qytetarëve për ta kryer obligimin e tyre qytetarë, për ta votuar Këshillin Nacional, kaq të përfolur dhe të nevojshëm për shqiptarët e këtij rajoni. Një projekt i tillë do të ishte vërtet kapital sikur në të të ishin përfshirë të gjitha subjektet politike e jo vetëm 2 për të mos thënë 1 nga 8 sish sa veprojnë në rajonin e Kosovës Lindore.
Por inatet nuk i lanë të bëhen shqiptarët bashkë. Shumica e partive politike shqiptare e Kosovës Lindore e bojkotuan këtë proces zgjedhor sepse qasje për formimin e tij nuk ishte e drejtë dhe e sinqertë.
Injorimi
Populli i rajonit të Kosovës Lindore e bojkotoi procesin zgjedhor të Këshillit Nacional, të cilit i printe PVD-UDSH.
Këto dy parti edhe pse ishin partner në zgjedhje filluan të bënin gara se kush më shumë po i mbush kutitë me vota të vjedhura dhe kush më shumë do të dalë fitimtarë në këto zgjedhje. Dhe si për hera dihet fitimtari.
PVD me përvojën e zgjedhjeve parlamentare tashti edhe nacionale u tregua më e shkathët në përmbushjen e synimeve të saj për më shumë para dhe pozita. Por, autoriteti politik i ngritur mbi bazën e votave të vjedhura dhe të përdhosura, vështirë se do ta mbajnë lart një autoritet të tillë.
Manipulimet e PVD-së u panë dy-tri orë para përmbylljes së procesit zgjedhor kur u mbushën kutitë e votimit.
Kjo fitore e zbehtë e PVD-së nuk do t’i kontribuoj zgjedhjes së problemeve të grumbulluar prej vitesh në Luginën e Rizës, por përkundrazi do t’i ngatërruar ato. Një Këshill Nacional njëpartiak nuk do të jetë i denjë për zgjidhjen e çështjeve kapitale të shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Këshilli Nacional i Riza Halimit me një Autonomi kulturore siç propagandohet nga qarqet e caktuara të kësaj partie mund vetëm t’i mbush xhepat e PVD-ejcave, të cilët të paskrupullt në këtë drejtim nuk dinë ta ndalin turrin.
Maskat
Maskat nacionale janë ideale për të vjelë votat e qytetarëve dhe paratë e qeveritarëve. Beogradi këto maska i ka përdorur me mjeshtëri edhe gjatë epokës famëkeqe të Shokut Tito, periudhës kanibaliste të Millosheviqit dhe tashti të politikës “demokratike” të Tadiqit.
Maskat e kuqe, të zeza, të verdha, të gjelbra, madje ato konkave dhe konvekse dinë të luajnë ashtu sipas kohës dhe rrethanave. Fytyra e tyre e vërtet tashmë doli në sipërfaqe. Vetëm shikoni si sillën, si lëvizin, si vrapojnë maskat e vjetra dhe ato të rejat. Maskat e vjetra të mbuluara me thinja, tërheqin nga prapa maskat e reja me më pak gjynahe, por shumë ambicioze për ta ndjekur rrugën e maskarenjve me përvojë.
Maskat nacionale u çjerrën gjatë ditës së votimit. Rrugët, të cilat qonin te vendet e votimeve ishin të zbrazëta, por edhe vendet e votimit bosh. Por, Beogradi i lejoi maskat për t’i mbushur kutitë sepse atij i duhet një Këshill Nacional të Shqiptarëve për t’i treguar botës sa demokratike është Serbia me 19 këshilla të tilla.
Por, maskat nacionale, nuk e ndalin aktivitetin me kaq. Ato po mundohen ta bindin faktorin ndërkombëtar dhe vendor ta mbështetin një krijesë të tillë, në mënyrë që turpin ta lajnë me turp. Maskat po i përdorin të gjitha mekanizmat për t’i arsyetuar paratë që i kanë marrë në emër të formimit të këtij këshilli.
Në këto periudha formimi i Këshillave Nacionale i shkon për shtati vetëm Serbisë për tu treguar para faktorëve ndërkombëtar se po punon në të mirë të zgjidhjes së problemit të pakicave. Këto Këshilla kanë pasur jehonë viteve të 90-ta, tashti jemi për integrime, për bashkime dhe unitet. Por maskat nuk e qajnë kokën për këto procese.
Qëllimi i tyre është i qartë mbushja e xhepave me para. Askujt nuk i ha palla a kanë shqiptarët punësim, integrim, përparim, por thjesht t’ia ngjesin aty ku mund të kapin.
Propaganda
Maskat nacionale i vunë në disponim të gjitha mjetet propagandistike për ta bind elektoratin se Këshilli Nacional është shpëtimi i tyre. Por e vërteta doli në shesh, përgjigja ishte shumë e zbehtë.
Për t’i arsyetuar votat e vjedhura maskat nacionale përdorin edhe disa mediume lokale, të cilat i mashtrojnë se do t’i financojnë në të ardhmen, madje edhe konferencat për shtyp, të cilat ishin të mjera si vet maskat nacionale.
Në mediumet lokale veçmas në dy prej tyre më të përkëdhelurat TV “Spektri” dhe TV “Aldi” u promovuan votat e vjedhura dhe u akuzuan disa mediume e faqe të internetit si tërnoci.press e kosovalindore, për kinse shtrembërim të prezantimit të aktivitetit të maskave ideale.
Kjo propagandë e maskave nacionale nuk do ta ketë të gjatë. E vërteta do të ngadhënjej. Populli i njeh maskat dhe maskarenjtë e Zabelit të Luginës së Rizës, të cilëve ngadalë po ju mbyllen rrathët dhe radhët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin