LAJMI I FUNDIT:

“Këshilli Nacional” apo humbja definitive e shqiptarëve të Kosovës Lindore?!

Pyetja me vend do të ishte pse ky shkrim tani, kur u kryen votimet për këtë "Këshill Nacional"?! – sepse tani është pikënisja e punës së këtij "Këshilli Nacional" dhe të shkruaja më herët do të ishte e kotë sepse edhe ashtu një pjesë e kishin ndarë mendjen që të dilnin në zgjedhje…

Këshilli Nacional i shqiptarëve me gjithë mend se do të duhej dhe do të i mbrojë të drejtat e shqiptarëve, por sa do të mund t’i mbrojë kjo mbetet të shihet në të ardhmen. Megjithatë nuk është se unë jam skeptik por, ky këshill është duke filluar punën e tij në bazë të ligjit të Serbisë dhe pikërisht kjo më shtynë të bëhem skeptik. Nuk është se unë dyshoj tek të gjithë ata këshilltarë që do të jenë në atë këshill mirëpo dyshoj se do të kenë mundësinë të japin kontributin e tyre për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në një shtet që ditë e më tepër po tregohet si armik i përbetuar (edhe pse i tillë ishte) nëpër shekuj.

Andaj, duke patur parasysh se Ligji për të drejtat e njeriut dhe minoritete, ani se nuk pengon organizimin e pakicave në këtë rast edhe të neve shqiptarëve, ky ligj hedh poshtë Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, derisa po ashtu indirekt ne (shqiptarët) nëse pranojmë të funksionojmë (me këtë këshill) në bazë të këtij ligji do të jemi armiq indirekt të (pavarësisë së) Kosovës. Sepse ky ligj të lejon të organizohesh deri në atë masë sa të mos shkelësh kushtetutën e shtetit (të Serbisë) gjë që e cila kushtetutë e parasheh Kosovën si pjesë territoriale të Serbisë, gjegjësisht si krahinë të sajë.


Në dy taborët që kishim nga politika e vetëqeverisjes lokale e Kosovës Lindore si ato: PVD – UDSH pro formimit të këshillit nacional në bazë të këtij ligji, PDSH – BDL – LPD – LKSH pro formimit të këshillit nacional por jo në bazë të këtij ligji nuk ishte dhënë ndonjë vizion i qartë se:
PVD – UDSH, një model që si të i ikin shkeljes së kushtetutës për të mos qenë armiqtë të Kosovës dhe të avancohen të drejtat e shqiptarëve në arsim, kulturë, informim, përdorimin e gjuhës shqipe dhe përdorimin e simboleve kombëtare. Unë personalisht nuk dyshoj në angazhimin e sinqertë të këshilltarëve të këtij këshilli por në fakt për të patur një sukses duhet një politikë e mprehtë dhe angazhim maksimal (jo euforik) që si nga fillimi ashtu me kapacitete të shumta të punohet në këtë drejtim.

Në paraqitjen e kandidaturave të PVD-së si parti më e madhe dhe me një angazhim shumë të thekshëm për formimin e këtij këshilli, më ra në sy se shumë pak kishte kandidat të rinj, pothuaj se të gjithë ishin figura të njohura tanimë për qytetarët e Kosovës Lindore, dhe unë mendoj se po që se PVD do të kishte një seriozitet dhe të ishte e sinqertë duhej që t’u jepte mundësinë kapaciteteve dhe kuadrove të reja, që të punojnë për të avancuar këtë këshill por, si gjithmonë duhej të ishin po të njëjtat figura të cilat pothuaj të gjithë ishin këshilltarë komunal që kërkonin të merrnin edhe nga një post tjetër dhe këtu zbehet menjëherë serioziteti, humbet sinqeriteti dhe këtu menjëherë vihet në dyshim suksesi i këtij këshilli.

Sa i përket taborit tjetër PDSH – BDL – LPD dhe LKSH, përpos deklaratave publike që jemi mësuar të i dëgjojmë as nga këtu nuk dëgjuam ndonjë model për një formim të një këshilli efikas që do të mbronte të drejtat e shqiptareve, sidomos për të i ikur konfliktit ndërshqiptar derisa na duhet një unifikim i sinqertë dhe i fort që përnjëmendtë do të formonte një këshill ndoshta edhe më të fortë se sa ai në bazë të ligjeve që na diskriminojnë apo na bëjnë fajtorë vetë neve për mosfunksionim.

Unë aspak nuk dyshoj në patriotizmin e tyre, por mendoj se sidomos PDSH – BDL dhe LPD duhej të uleshin dhe të krijonin një model që do t’u paraqitej qytetarëve se si do të duhet të dukej një Këshill i vërtetë Nacional i cili përpos që do të avanconte të drejtat e shqiptarëve në arsim, kulturë, informim, përdorimin e gjuhës Shqipe dhe simboleve Kombëtare, ai do të mbronte edhe dinjitetin e shqiptarëve si autokton që janë aty në Kosovën Lindore, dhe mbi të gjithat njëkohësisht do të mundohej të jetë një zë brenda Serbisë pro pavarësisë së Kosovës.

Sipas rezultateve (të çuditshme) preliminare të zgjedhjeve për "Këshill Nacional" del se ne Preshevë votuan 54%, në Bujanoc votuan 36% kurse në Medvegjë votuan 60%, nga kjo del që nuk e votuan në Preshevë 46%, në Bujanoc nuk votuan 64% në Medvegjë nuk votuan 40%, kjo është shumë e dyshimtë kur thuhet se ishte 50% – 50%! Por në fakt këtu shtrohet pyetja se sa janë reale këto shifra apo mos edhe këto janë të manipuluara sikurse mbledhja e nënshkrimeve. Nëse kjo është ashtu edhe që dyshohet shumë sinqerisht të jetë ashtu, atëherë që në fillim po shihet kahja e këtij këshilli.

Kjo do të thotë se asgjë nuk mundë të jetë në funksion të punës së mirë të një Këshilli Nacional por sikur do të ishte mision i përçarjes dhe manipulimit. Është absurde që një këshill i tillë të mundohet të proklamohet si fitimtar derisa përçanë shqiptarët. Në fakt sa ishte numri i të regjistruarve për të dalë në votime?!

Duhet patjetër që politika shqiptare e Kosovës Lindore të ulet në një tavolinë dhe të diskutoje rezultatin e vetë, sepse unë besoj se aspak nuk janë të interesuar asnjëra palë të bartë fajin për një dështim të plotë të politikës në kushtet dhe ditët që jemi. Duhet që të krijohet një model i punës së përbashkët kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve.

Edhe unë si qytetar i Kosovës Lindore nuk di se kush e ka me të drejt e kush jo. Megjithatë e di se ne kemi patur një referendum të mbajtur më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, kemi patur luftën e UÇPMB-së që sadopak solli ndërgjegjësim dhe kurajë tek shqiptarët e Kosovës Lindore dhe mbi të gjithat kishim një marrëveshje nga këshilltarët e tre kuvendeve komunale të Kosovës Lindore me një deklaratë politike se bashkërisht do të zgjidhnim problemet e shqiptarëve të këtij rajoni. Në fakt të gjitha këto u shkelën, PSE?!

Këshilli Nacional do të jetë shkaktarë për thellimin e përçarjes apo edhe do të humbë kredibiletin e shqiptarit në Kosovën Lindore, kjo mbetet të shihet në të ardhmen.

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori