Ndryshimi i Moberit
Injorimi dhe realiteti
Vendorë dhe ndërkombëtarë këto ditë u lidhen nyje në kërthizën e një shprehje injoruese, se nuk njihen zgjedhjet e organizuara të Serbisë në territorin e Kosovës.
Mjaftoi vetëm pak orë që në intervistën e Oliveri Ivanoviqit, dhënë RTK-së, të kuptohet se si injorohet mesazhi që vjen nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, para një deklarate aspak serioze, që pavarësisht implikimeve politike dhe tendecioze, vjen si kundërmesazh, për ta mistifikuar një realitet krejt ndryshe, por fatkeqësisht i përputhshëm me gjendjen ekzistuese, dhe, sipas Oliverit, BE-ja, apo kushdo qoftë tjetër nëse dëshirojnë të hyjnë në ofertën e bashkëpunimit në veriun e vendit do të jenë të detyruar t’i njohin me apo vullnetin e dikujt, organet që dalin nga një proces zgjedhor, në të cilin janë përfshirë shumica e qytetarëve serbë me të drejtë vote. Dhe kjo përkthyer në gjuhen politike do të thotë, se “strukturat“ paralele gradualisht po transformohen nga organe ilegjitime në “legjitime”.
Në këtë luftë tani janë krijuar dy realitete : I pari është përcaktuesi i tij, vetë Serbia, dhe qytetarët e komunitetit serb në veri të vendit, të cilët janë refuzues të ofertës për integrim, dhe qasja tjetër që po ashtu është refuzuese i këtij realiteti, i cili nuk i kalon asnjëher caqet e retorikës politike, që si pikënisje e ka ofertën serioze të dalë nga plani i Ahtisarit, me privilegje të veçanta që e tejkalojnë çdo autoritet të pushtetit lokal, i cili funksion në Evropë.
Në mes të kësaj fushe diku qe dhjetë vite me radhë, palët “bashkohen” si rezulatat i kundërshtimeve vetëm në këto pika: atje ku bëhet lufta politike dhe diplomatike, here pas here aty ku ka rrezik që tensionet të ngriten në përplasje etnike. Produkt i krejt kësaj situate është një realitet i pamohueshëm : Serbia e ka forcuar pozicionin në teren, ndërsa shqiptarët mbeten edhe më tutje të vërejnë kohezionin e deklaratave politike në mes Washingtonit dhe Brukselit, se a ekziston e njëjta përgjigje apo mund të lexohet diçka mes rreshtave.
Diçka e pa “shkruar” e që mund të kuptohet nga ky kontest, mbetet indiferenca e Euleksit, i cili reagon po me aq kapacitet sa mund të reagojnë institucionet e Kosovës, dhe me këtë rol që vazhdon të jetë qortues nga ana e qytetarëve, për këto veprime të plogështa, po bëhet përjashtues nga misioni që e ka.
Antimoberi
Novelisti i njohur Viktorian, Çarl Dikens, ka krijuar një personazh interesant, sikur ta kishte marrë nga bota shqiptare, pasi ai personifikon optimistin e përhershëm.
Moberi i shqiptarëve, i cili në shekullin njëzet e një vazhdon të mbetet në krye të listës së vendeve të botës, për optimizmin e pafund, përkundër sfidave brenda vetes si komb, vazhdon të reflektoj me një ndjenjë të përçudshme në politikë, dhe është fenomen specifik në vete për të cilin dikush mund të organizoj ndonjë hulumtim për të nxjerrë një të “vërtetë”.
Dhjetëvjeçari pas luftës, karshi problemi të veriut të vendit, na bëri me tepër se Mober, sikur të ishin vetë ne ata që e kemi kurdisur këtë ”lojë” për të qeshur nga fillimi, por jo të fundit, moberqe.
Me rrokullisjen e gjërave në një proces të gjatë si po duket Moberi ynë, është diku në fund të epilogut të tij, sepse zhvillimet që nuk duken se janë të favorshme, mund t’ia ndryshojnë trajtën jo vetëm të optimistit të përhershëm, ndoshta do ta bëjnë fillimisht më serioz, të dal nga roli të cilin e ka, dhe pasi ta ketë kuptuar se kjo qasje nuk e dërgon drejt suksesit, por nuk do të thotë të bëhet antimoberian.
Episodi i një të diele
Ura e Ibrit, e cila nga një metaforë e bashkimit, po merr kuptimin e ndarjeve etnike, e dizajnuar në atë mënyrë jo sa për të lehtësuar lëvizjen, por për ta vënë në një kontroll qarkullimin e qytetarëve, për të penguar konfrontimet dhe acarimin e situatës, ishte vendi ku në episodin e ditës së diele, Serbia organizoi zgjedhje në shtetin e Kosovës, dhe pasi përfunduan zënkat nga një distancë disa metërshe në mes dy etnive shqiptaro –serbe, kjo ditë u mbyll si nën ritmin e vargjeve të Kadaresë, kushtuar Betejës së Kosovës, që në variantin e modifikuar, Moberit shqiptar, nuk do t’i pëlqente t’i lexohen kështu: Veriu i Kosovës u ngrys Serbi dhe u gdhi Serbi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin