LAJMI I FUNDIT:

Debat pa asnjë vendim në Kuvend!

Organizimi i zgjedhjeve të Serbisë që do të mbahen në Mitrovicë dhe Artanë (Novobërdë), të përcjella me euforitë e vizitave të liderëve politikë nga Serbia në veri të Kosovës, pas shkeljeve të njëpasnjëshme të sovranitetit dhe integritetit territorial të Shtetit tonë, sikur i detyruan edhe deputetët tanë dembel më në fund, për një debat jo dhe aq bindës në Kuvendin e Kosovës, duke i zhgënjyer shqiptarët edhe një herë më tepër.

Debati në Parlamentin e Kosovës mbi cenimin e integritetit territorial të vendit nga funksionarët dhe shteti i Serbisë, pothuajse e humbi tërë seriozitetin e qëllimit për të cilin po mbahej, nga shpërthimi i akuzave të ndërsjella në mes pozitës dhe opozitës së Kosovës.

Vizitat e shpeshtuara dhe të pa paralajmëruara kohët e fundit, të shumë zyrtarëve serbë në veri të Mitrovicës, për organizimin e fushatave zgjedhore për zgjedhjet lokale të Serbisë në Mitrovicë dhe Artanë që do të mbahen këtë të diel kanë shqetësuar të gjithë shqiptarët por jo edhe aq deputetët tanë të cilët nuk e trajtojnë me seriozitet asnjë problem e as këtë të shkeljes së integritetit territorial të vendit nga ish pushtuesi ynë.


Ndër diskutimet më të zjarrta mund të veçohet ai i deputetes, Besa Gaxherri, e cila nuk i kurseu kritikat as ndaj kryeministrit Hashim Thaçi për mungesë veprimi ndaj fenomeneve negative, dhe cenimit të hapur të integritetit territorial të vendit nga Serbia dhe zyrtarët e saj.

Debati u ashpërsua edhe më tej edhe nga deputetja Melihate Tërmkolli për tu pasuar me kundërakuza ndaj opozitës nga deputeti i PDK-s Rexhep Hoti i cili thirri edhe EULEX-in në ndihmë për nxjerrjen e dosjeve kundër krimeve ekonomike, duke u harruar kështu pothuajse fare shkeljet e integritetit territorial të Kosovës nga ana e Serbisë, me sulmet ndaj njëra tjetrës; pozitë-opozitë.

Ani pse shteti i Kosovës sipas mediave nuk ka sovranitet në 25 për qind të territorit të vet, polemikat e ndërsjella nuk sollën as një vendim unanim për kundërveprim ndaj invazionit serb, përkundër zotimit të kryeministrit se Qeveria do të zbatonte çfarëdo vendimi nëse sillej një i tillë nga Kuvendi i Kosovës për pjesën veriore të vendit.

Kuvendi, edhe pse duhej të debatonte dhe të sillte një vendim për kundërveprim kundër cenimit të integritetit territorial nga Serbia në veriun e Kosovës, për fat të keq aty nuk u zhvillua debat por polemika me fajësime të ndërsjella ndërmjet pozitës dhe opozitës duke i zhgënjyer edhe një here më shumë shqiptarët.

E vetmja gjë pozitive që vlen të përmendet nga ngjarjet e fundit në Kosovë është vendimi i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë paralajmëruar edhe një protestë gjithëpopullore, e cila do të mbahet në Mitrovicë, në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës!

Ndaj, kësaj proteste me vend, duhet ti bashkohen të gjithë ata që e ndiejnë veten shqiptarë ngase rreziku i ndarjes së Kosovës, nëse nuk i kundërvihemi ne vetë, fuqishëm dhe në mënyrë të organizuar, kam frikë se do ta marr aminin e ndërkombëtarëve – hilexhi!

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori