LAJMI I FUNDIT:

Vitin tjetër në Jerusalem!

Para se të merrte në dorë timonin e Shtëpisë së Bardhë, presidenti aktual Barack Obama premtojë se administrata e drejtuar nga ai, maksimalisht do të angazhohet për arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve. Iniciativa e fundit e SHBA-ve për rifillimin e bisedimeve indirekte mes palëve është mjaft inkurajuese, por se sa do të jetë frytdhënëse është mjaft brengosëse. Shumë diplomat e politikanë nga SHBA-të, e bota mbarë kanë shpenzuar karrierën e tyre, duke ju përkushtuar arritjes së paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve. Mirëpo është një gjë! Ata kurrë nuk kanë arritur sukses.

Kjo e cila quhet “çështja palestineze” nuk është asgjë tjetër përveç se okupim klasik i territoreve palestineze dhe i shtetit, ekzistenca e të cilit de facto është njohur edhe nga ana e Kombeve të Bashkuara, po atëherë kur është njohur edhe ekzistenca e Izraelit.
Realisht kjo “çështje” nuk kërkon shumë mend që të gjendet “zgjidhja ”. Nevojitet guxim politikë, maturi dhe sinqeritet që një herë e mirë t’i vihet pikë okupimit përmes dhunës, e cila po u shkakton dëme jo vetëm palestinezëve por edhe vetë izraelitëve.

Për të drejtuar bisedimet mes palëve është angazhuar emisari special i presidentit Obama për Lindjen e Mesme, diplomati Xhorxh Miçëll. Ai gjatë qëndrimit në rajon takoj palët dhe pohoi se shpreson “që sa më parë” të kalohet nga bisedimet indirekte në ato direkte. Bisedimet mes izraelitëve dhe palestinezëve u ndërprenë në janarin e vitit 2009, kur forcat e Izraelit nën pretekstin e ndjekjes së Hamasit, për 20 ditë vranë më shumë se 1200 palestinezë, kryesisht civil në Rripin e Gazës.


Rifillimin e bisedimeve gjatë qëndrimit të saj në Lindjen e Mesme e përshëndeti edhe vet sekretaria amerikane Hillari Klinton. Ajo shprehu bindjen se “përmes bisedimeve, palët mjaft mirë do të mund të merren vesh për procesin e përmbylljes së konfliktit dhe përmbushjen e qëllimit palestinezë për shtetin e tyre të pavarur, të bazuar në kufijtë e vitit 1967, përmes shkëmbimit të territoreve si dhe qëllimit izraelit për shtetin çifut me kufijtë të sigurt e të pranuar”. Sekretaria Klinton më tej vazhdoi se në rast të dështimit të bisedimeve – kjo do të thotë, vazhdim i tragjedisë për jetrat e njerëzve, mohim ndaj të drejtës së palestinezëve për aspiratat legjitime të tyre dhe rrezikon të ardhmen afatgjate e të sigurt të Izraelit.

Jo pa qëllim por duke ju referuar veprimeve të fundit të izraelitëve e sidomos deklaratës së kryeministrit Benjamin Netanjahu, frytdhënënien e bisedimeve e konsiderova si brengosëse. Deri sa çifutet po kremtonin 43 vjetorin e okupimit të Jerusalemit, të cilin e shtinë në dorë në vitin 1967, në luftën e njohur si “Lufta gjashtë ditore”, kryeministri izraelit Netanjahu deklaron: “Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe zhvillojmë veten tonë në Jerusalem”. Përfaqësuesi palestinez për bisedimet Seab Erekat, pas kësaj deklarate, e cila automatikisht nuk respekton as kërkesën e emisarit amerikan Miçëll, që palët të mos marrin asnjë iniciativë që do të vështirësonte bisedimet, e akuzojë Izraelin se po minon bisedimet para fillimit të tyre. Nisur nga ky fakt, pavarësisht deklaratës, do të ishte naive nëse kryeministri Netanjahu do të besonte se duke shkatërruar pasuritë palestineze dhe duke ndërtuar shtëpi për Izraelitët do të mund ta ruante shtetin e tij. Vendimin e Izraelit për ndërtimin e shumë vendbanimeve për çifutët në Jerusalemin lindor dhe në Bregun Perëndimor edhe administrata presidentit Obama, kishte kërkuar që ta ndalonte për deri sa të mos ketë një zgjidhje.

Për këtë rifillim të bisedimeve as shefi i shtetit Rus, Dimitri Medvedev nuk po qëndron “këmbëkryq”, mirëpo ai ditëve të fundit në kryeqytetin e Sirisë takojë liderin në ekzil të Hamasit, Khaled Meshaal. Menjëherë pas këtij takimi, ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, lideri i partisë nacionaliste “Israel bejtenu”, Avgidor Liberman e kritikoi ashpër presidentit rus Medvedev për takimin. Ministri Liberman ashpër e kundërshtoi propozimin edhe të kryetarit turk Abdullah Gyl, për pjesëmarrje në bisedime edhe të grupit opozitar palestinez Hamas. Izraelitët edhe pse e dinë se pa futjen edhe të Hamasit në bisedime nuk do të ketë asgjë, ata vazhdojnë të jenë kundër bisedimeve me Hamasin. Largimi nga tavolina e bisedimeve të një grupi i cili gëzon përkrahje legjitime nga populli, do të thotë dështim i procesit.

Krejt në fund duhet veçuar, se çdo proces i filluar për qetësimin e raporteve mes Izraelit dhe Palestinezëve, i cili do të jetë jo frytdhënës, do të na shtyjë vetëm të riformulojmë një frazë të ri bazuar në frazën e njohur çifute “Vitin tjetër në Jerusalem”, me “Okupatorët vitin tjetër jashtë Jerusalemit”.

(Autori është analist dhe hulumtues i pavarur)

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori