LAJMI I FUNDIT:

ORA për Evropën

Në ditën e Evropës, kur në gjithë kryeqytetet evropiane do të festohet, m’u kujtua një gjë për Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës. Prishtina, është ndër kryeqytetet e vetme në Evropë që nuk ka një ORË publike që funksionon dhe ndihmon qytetarët për të matur kohën. Në ketë mënyrë dëshmohet se Prishtina as kur është fjala për një diçka që nuk kushton shumë, nuk është në gjendje të ngjajë në kryeqytete evropiane. Ajo është e izoluar dhe koha është ndalur për të. Ashtu siç janë ndalur të dy orët publike që kanë funksionuar dikur “Ora e Dardanisë” dhe “Sahat Kulla”.

Në vitin 2007 u pata zhgënjyer kur kolegët nga seksionet JEF-it (Federalistet e Rinj Evropian, atëherë isha Kryetar i kësaj organizate për Kosovë) në Evropë kanë kërkuar nga aktivistët e tonë në Prishtinë të fotografojnë një orë publike në kohën 5 në 12, për të realizuar një fushate gjithevropiane, (5 to 12 – Europe is waiting) në mënyrë që të shtyjnë liderët evropianë të mendojnë për reformat në BE dhe të mendojnë më shumë për Evropën e Bashkuar. Pas përpjekjeve të shumta të aktivistëve të JEF-it për ta siguruar ketë fotografi, ata kishin hasur në dy ora publike të cilat nuk funksionin, dhe nuk funksionojnë as sot e kësaj dite. Të dy orat ishin ndalur. Fatkeqësisht akrepat e tyre nuk ishin ndaluar në kohën kur kishim nevojë ne, 5 në 12. Në ketë mënyrë imazhet dhe fotografia nga Prishtina ishin pamundësuar për koleget tanë në Bruksel. Me ketë rast, ne dëshmuan se nuk jemi ende gati për të qenë në Evropën e Bashkuar.

Atëherë dhe por edhe tash (përmes këtij shkrimi) pata kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të ndërtojnë një ORË publike e cila do t’i ndihmonte kosovarët që të orientohen. Kjo orë do të duhej të quhej “ORA Evropiane” në mënyrë që kosovarët të fillojnë të orientohen dhe ndjehen evropianë, ndërsa politikanët të mendojnë më seriozisht për të ardhmen tonë në Evropë. Kjo orë do të duhej që të shërbejë që qytetaret dhe institucionet të kenë më shumë sens për kohë. I keni parë se si politikanet kosovar vonohen çdo herë. Nuk ju bëhet vonë kurrë. Kujtojeni procesin e vizave. Kosova ka mbetur e fundit ne rajon.


Ndërkohë që në këto “ditë festive” politikanët kosovar do të vazhdojnë të mitizojnë integrimin evropian, edhe pse vendi ka një realitet të zymtë dhe dëbues për vlerat dhe praktikat e BE-së. Në kohën kur politikanët mitizojnë integrimin evropian, qytetarët e Kosovës duan që Kosovën ta shohin vërtet si një vend evropian, i cili ka internalizuar vlerat dhe parimet e qeverisjes së BE-së. I gjithë ky proces duhet të fillojë me çështje praktike dhe të dobishme për qytetarët e këtij vendi. “ORA Evropiane” është një prej këtyre çështjeve. Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, do të mund që së paku për nga ORA të jetë e bashkuar me Evropën. ORA është 5 në 12.

Në trend

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori