Vakti i Turqisë
Mbase jo si në vaktin e osmanlinjve, Republika e Turqisë është duke tërhequr vëmendjen e politikës botërore, me ngritjen e saj të dukshme në arenën ndërkombëtare. Nismat shumë pozitive e me ndikim të Turqisë, po e sjellin atë në një pozitë, mjaftë të volitshme duke i dhënë emrin e një fuqie globale.
Angazhimi i diplomacisë turke, posaçërisht në Ballkan e në Lindjen e Mesme, është padyshim fryt i një diplomacie aktive e me qëllime të mira, të cilën po e trason kryediplomati turk Ahmet Davutoglu. Fakti që Republika e Turqisë është shteti më i madh e më i fuqishëm i Ballkanit, i jep një peshë të veçantë angazhimeve të saja të sinqerta e konstruktive në hapësirën e kësaj pjese të Evropës.
Ky vend kohëve të fundit është duke promovuar një filozofi diplomatike të re e mjaft produktive, si për vetë Turqinë ashtu edhe për ato hapësira të cilat ajo i konsideron zona të interesit. Për këtë vakt të Turqisë, Xhorxh Fridman në librin e tij “Njëqind vitet e ardhshme”, parasheh një pozicion të favorshëm për Turqinë në Ballkan.
“Rreth Turqisë duhet të dimë dy gjëra kryesore: ajo ka një ekonomi të fortë e cila po rritet me një shpejtësi të madhe dhe në rajon ka forcën më të madhe ushtarake. Turqia për më shumë se 500 vjet ka pasur fjalën kryesore në botën islame, ku pas Luftës së Parë Botërore ajo tërhiqet në vete. Ajo tani po kthehet në një gjendje ku ishte dikur”, e përmbyllë Fridman.
Pa dyshim politologu Fridman, si arsye të mundshme për këtë pozicion të cilin Turqia është duke rezervuar për veten, e sheh tek “mosinteresimi” i të tjerëve për Ballkanin.
Republika e Turqisë, sidomos prej ardhjes në fronin e diplomacisë turke të ministrit Davutoglu, shtetet e Ballkanit është duke i trajtuar si zona qendrore të interesit e jo si periferi të cilës duhet vënë kushte, siç në një formë apo tjetër është duke vepruar Bashkimi Evropian.
Fridman me plot të drejtë e sheh “mosinteresimin” e të tjerëve si arsyen e cila i lë hapësirë Turqisë të shtrijë interesin e saj në hapësirën e izoluar të Ballkanit. Rritja e influencës turke nuk duhet të shqetësoj Bashkimin Evropian, mirëpo të nxisë interesin më të sinqertë e të pakusht për këtë “vrimë” e cila duket sot në hartën e BE-së dhe e ka emrin Ballkani Perëndimor.
“Nuk duam të kthejmë dominimin tonë politikë në Ballkan. Turqia në Ballkan nuk do të bëhet vëzhguese memec”, para disa kohësh pohojë vetë ambasadori turk në Beograd, Umar.
Jo pa të drejtë në ligjëratën me titull: "Një Ballkan otoman në shekullin e 21", të mbajtur në Sarajevë në ditët e para të vitit 2010, ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu, shtetet e Ballkanit i konsideron si periferi e shpërfillur e Evropës, e viktima të konkurrencës botërore.
Faktet dhe realiteti na thonë se kryediplomati turk në këtë konstatim të tij ka të drejtë. Shtetet e Ballkanit, e sidomos ato të cilat kanë vajtuar duhet ta lëvizin kursin të cilin janë duke e mbajtur në dhjetë vitet e fundit. Për këtë kurs joproduktiv, me të cilin janë duke lëvizur gjërat në Ballkan, nuk e kanë fajin vetëm shtetet e këtij rajoni, por patjetër që Bashkimi Evropian, si krijesë e dëshmuar për brishtësinë e saj, është ajo e cila mban përgjegjësin kryesore të arritjeve e mosarritjeve për këtë pjesë të Evropës.
Pas aktivizimit dhe asaj që është duke punuar diplomacia turke në Ballkan, vinë shqetësime nga diplomatët perëndimor, siç ishte deklarata e ministrit italian të Punëve të Jashtme, Franko Fratini. "Bashkimi Evropian duhet t’i tërheqë drejt vetes vendet në perëndim të Ballkanit, ndryshe do të ndërhyjnë qendra të tjera forcash”, pohon Fratini.
Diplomatët perëndimor nuk do të duhej të shikonin Turqinë si konkurrent, por si partner, nga se vetë Turqia është ajo e cila e ka bërë ofertën e saj për ti ndihmuar BE-së përmes anëtarësimit, sikurse që bënë edhe me NATO-n.
Angazhimi i diplomacisë turke rreth çështjeve të rajonit dhe Lindjes së Mesme pa mëdyshje është faktor që jep të kuptojmë se Republika e Turqisë është e interesuar të ndihmojë në përparimin dhe stabilizimin e këtyre hapësirave, ndaj të cilave perëndimi nuk ka një qëndrim të përbashkët. Kur them se perëndimi nuk ka një qëndrim, i referohem sidomos vendeve të Ballkanit të emëruar perëndimor, ndaj të cilave vazhdon, jo vetëm të mos ketë qëndrim unik, por edhe interesi duket se është në zbehje.
Nisma e Turqisë për krijimin e mekanizmit të konsultimeve trepalëshe për stabilizimin e raporteve mes Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë dhe Kroacisë është një fenomen diplomatik, i cila jep shpresa për ecuri pozitive në stabilizimin e Bosnjë-Hercegovinës dhe në proceset e bashkëpunimeve të ndërsjella.
Gjatë takimit mes presidentit të Kosovës, Sejdiu dhe të Turqisë, Gyl, u pa qartë se interesimi i Turqisë për shtetin e Kosovës është në nivelin e lartë. Pas takimit presidenti Gyl theksoi angazhimin e vendit të tij për të ndihmuar Republikën e Kosovës në zhvillimin e përgjithshëm të saj.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, në vitin që lamë pas ishin për tu lavdëruar. Tregtia mes këtyre vendeve prej vitit 2003 deri në vitin 2009 vetëm sa është dyfishuar. Edhe ndaj IRJ të Maqedonisë, Republika e Turqisë ka treguar një interes të veçantë.
Vakti i tanishëm i Republikës së Turqisë nuk është e as nuk do të jetë si vakti i osmanlinjve, por është vakt që do të sjellë lëvizje pozitive në rajon.
(Autori është analist dhe hulumtues i pavarur)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin