Letër ministrit të MASHT-it, z.Enver Hoxhaj
Duke marrë për bazë ecurinë e përgjithshme në arsimin kosovar, si qytetar i këtij vendi, duke hequr titujt dhe meritat, vendosa të shpreh shqetësimet e mia lidhur me këto ecuri.
Ndonëse jetoj në një rajon të varfër të Kosovës dhe pak të zhvilluar ekonomikisht e kulturalisht, ato që po ndodhin me arsimin tek ne duhet të na shqetësojnë të gjithëve, dhe aq më tepër Juve që jeni përgjegjës për përmirësimin e gjendjes në arsimin kosovar.
Marr shkas nga “zgjedhjet” e ditëve të fundit të drejtorëve të shkollave në komunën e Rahovecit, por jo vetëm në këtë komunë, ku kriteri bazë ka qenë partishmëria.
Madje zyrtarët komunal dhe sponsorët e tyre nga strukturat e partisë, nuk i kanë parë fare dosjet e kandidatëve për drejtor shkollash.
Zgjedhjet kanë qenë të njohura që më parë, që para konkurrimit.
Fatkeqësisht “paneli intervistues“ i ngritur në kundërshtim me Ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm, konkretisht në kundërshtim me nenin pesë të këtij Ligji, ka qenë i përbërë vetëm nga kukulla dekoruese. Ky panel joligjor nuk ka marrë parasysh faktin se kandidati ka të kaluar të pastër kombëtare, posedon certifikata të njohjes së punës me kompjuter, komunikon në gjuhë të huaja, ka të kryer kurse e trajnime për menaxhim e mësimdhënie cilësore.
Të gjitha këto kanë qenë të pamjaftueshme, ngase nuk është plotësuar kriteri kryesor PARTISHMËRIA.
Gjithashtu e pranoj edhe një “dobësi” personale; nuk jam edukuar që t’i zgjidh problemet e shkollës me grushte e dhunë fizike e psikike, ashtu siç e preferon drejtori aktual i arsimit në këtë komunë.
Zotëri ministër i respektuar Hoxhaj, kjo do ta vrasë arsimin në gjuhën shqipe.
Ja pse!
– Duke angazhuar drejtorë jo autoritativ dhe “kullera”, shkolla i ka
mbyllur dyert përfundimisht për komunikim me prindër të arsimuar dhe të tjerët që janë të interesuar ta bëjnë këtë.
– Duke angazhuar drejtorë me përgatitje të dyshimtë profesionale,
përfundimisht i janë mbyllur dyert komunikimit intelektual, profesional e shkencor.
– Duke angazhuar drejtorë të politizuar dhe militantë partiak, i janë
mbyllur dyert komunikimit të shëndoshë ndërnjerëzor dhe e kanë përjashtuar nga shkolla pjesën tjetër të shoqërisë.
– Duke angazhuar drejtorë që për vite me radhë nuk kanë treguar
rezultate të mira as në mësimdhënie e as në drejtim të shkollave, i është shpallur luftë cilësisë në mësimdhënie
– Duke angazhuar drejtorë që kanë toleruar sjelljet asociale dhe
ngacmimet seksuale të nxënëseve, përfundimisht i janë hapur dyert dukurive devijante dhe amoralitetit në shkollat e Rahovecit
– Duke angazhuar drejtorë që i japin llogari strukturave të caktuara partiake, përfundimisht është ndezur debati politik në auditoriumet shkollore, gjë që më së paku është e dëshirueshme për “shoqëri të ndërtuar mbi dije”( këto janë citimet Tuaja zotëri Ministër dhe pikërisht kjo më ka shtyrë të marr mbi vete rrezikun për të marrë përgjegjësi drejtuese në shkollë).
– Duke angazhuar drejtorë të angazhuar në partinë Tuaj, i janë mbyllur dyert konkurrencës së vlerave dhe është përdhosur institucioni i konkursit.
I nderuar z. Hoxhaj do të mund të renditja edhe disa argumente të tjera, por jam i bindur se, Ju i njihni më mirë, pasi që keni dalë nga universitete me famë botërore e me qasje evropiane, prandaj nga Ju pritet të aplikoni evropianizimin edhe në shkollat tona.
Nga Ju zotëri Ministër Hoxhaj kërkohet të ndërhyni dhe të ndërpreni këtë ecuri, për t’i hapur shpresë të ardhmes dhe për të sjellë më shumë optimizëm për të ardhmen tonë evropiane. Dihet mirë se në proceset integruese euro-atlantike mund të konkurrojmë vetëm me vlera, prandaj le t’ju jepet rasti vlerave të vërteta që posedon ky vend.
Nga Ju zotëri Ministër kërkohet disiplinim i drejtorëve të papërgjegjshëm të drejtorive komunale, në mënyrë që ata të vihen në mbrojtje të interesave të komunitetit më të gjerë dhe jo vetëm të interesave të partisë. Nga duhet të kërkoni që mos ta vënë pushtetin në interes të partisë, por të jetë e kundërta. Shpresoj se këto vërejtje do të konsiderohen qëllimmira dhe në interes të vendit tonë, për të cilin kemi dhënë aq shumë mund, djersë e gjak.
Me respekt!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania