KSA e Kosovës “Titiste” dhe ajo e sotme “Ahtisariane”
Kallëzimi aktual penal i deputetit Nahit Hasani , ndaj veprimtarisë së dyshimtë kriminele dhe antikombëtare të disa personaliteteve të elitës politike shqiptare të ish regjimit të atëhershëm komunist, që nga viti 1945, e deri më vitin 1999 në Kosovë (perioda pas bombardimeve të NATO-s), më shtyri që, pa e komentuar këtë Kallëzim nga këndvështrimi juridik, politik, historik dhe moral , të bëjë vetëm një krahasim kuriozitar të asaj kohe të shkuar të periodës komuniste të Kosovës “titiste” dhe kësaj të sotmes: Republikës së Kosovës “ahtisariane”
Në vazhdim, do t’i parashtroj disa hamendësime si paralelizma të ngjashmërive të mundshme në mes të KSA e Kosovës “titiste” (deri në periodën milosheviqiane-1989) dhe Kosovës sot, si shtet thuaja, të pavarur dhe sovran “ahtisarian”. Kuptohet, me këtë rast, kurrsesi nuk insistoj që me këto krahasime patjetër të pajtohen plotësisht me mua të gjithë lexuesit.
1. Në shtetin e sotëm të pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, pa dyshim, ne si shqiptar i gëzojmë të gjitha të drejtat politike, dhe, ngjashëm ato ju garantohen edhe pakicave tjera kombëtare. A nuk ishte kështu edhe në KSA të Kosovës “titiste”?
2. Në shtetin e sotëm të pavarur “atisarian” të Republikës së Kosovës, ne e kemi kushtetutën, i kemi institucionet tona, flamurin shtetëror dhe të drejtën e përdorimit paralel të flamurit kombëtar! A nuk ishte kështu ngjashëm edhe në KSA të Kosovës “titiste”?
3. Në shtetin e sotëm të pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, ne konsiderohemi si bashkësi multietnike. A nuk e kishim si të ngjashëm vëllazërim – bashkimin edhe në kohën KSA të Kosovës “titiste”?
4. Në shtetin e sotëm dhe të pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, ne sot në pushtet i kemi njerëzit që me pushkë në dorë luftuan për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me shtetin amë Shqipërisë. A nuk është kjo rrethanë e ngjashme me partizanët në KSA të Kosovës “titiste” që me pushkë në dorë e luftuan fashizmin dhe në Konferencën e Bujanit u deklaruan për të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje dhe mundësinë e bashkimit me shtetin amë Shqipërisë? Por, me të ardhur në pushtet, si ata partizan dikur, ashtu edhe këta sot, e harruan atë synim si moto kryesore të luftës së tyre , dhe, përkundrazi, u angazhuan në pamundësimin e realizimit të tij;.
5. Në shtetin e sotëm të pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës , në pushtet e kemi klanin e Drenicës-Llapit. A nuk ishte kështu ngjashëm edhe në KSA të Kosovës “titiste”, kur në pushtet sundonte elita e klanit gjakovar?
6. Në shtetin e sotëm të pavarur “ahtisarian” të Kosovës Republikë, 28 Nëntorin, ditën e flamurit, nuk e kemi me ligj si festë shtetërore. A nuk ishte kështu edhe në KSA të Kosovës ”titiste”?
7. Në shtetin e sotëm të pavarur “ahtisarian” të Kosovës, si prioritet dhe obligim e kemi aplikimin pa kusht të programin qeveritar të kthimit të serbëve të shpërngulur nga Kosova. A nuk kishim një program të tillë në formë të kthimit të qëndrueshëm të serbëve dhe malazezëve në Kosovë, edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste” ?
8. Në shtetin e sotëm të pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, në pushtet e kemi elitën politike servile vendore që me konsekuenc e zbaton në praktikë këtë planë! A nuk e kishim kësi elite të ngjashme politike vendore edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste”?
9. Në shtetin e sotëm të pavarur “ahtisarian” të Republikës së Kosovës, si mbikëqyrje përmbi kok, e kemi EULEX-in dhe bashkësinë ndërkombëtar. A nuk kishim diçka të ngjashme si mbikëqyrje nga Federata dhe republikat tjera të Jugosllavisë (posaçërisht të Serbisë) edhe në KSA të Kosovës “titiste”?
10. Në shtetin e sotëm të pavarur të Kosovës “ahtisariane”, si institucionin në cilësinë e mbrojtjes civile dhe katastrofave natyrale, e kemi FSK-në. A nuk kishim diçka të ngjashme, si: Mbrojtjes civile dhe territoriale, edhe në kohën e KSA të Kosovës “titiste”?
11. Në kohën e KSA të Kosovës “titiste”, burgjet ishin përplot me shqiptar, sot janë përplot me ish pjesëtarë të UÇK-së dhe ndonjëherë edhe me aktivist të lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët, haptas kërkojnë, shkruajnë dhe brohorisin në rrugë: “jo negociata me Serbinë”, “vetëvendosje”, “jemi një” etj.
Në Kosovën e sotme “ahtisariane” bile kemi edhe disa specifika të disfavorshme si margaritarë që nuk i kishim fare në KSA të Kosovës “titiste”. Ta zëmë:
– Atëherë, i kishim fabrikat tona që punonin dhe një ekonomi sado qoftë të fuqishme; sot, asnjë uzinë nuk e kemi funksionale dhe ekonomia e Kosovës është në kolaps;
– Atëherë, të gjitha kishat ortodokse serbe, ishin nën kompetencat e organeve tona krahinore të Kosovës dhe nuk i ruante askush me polic; të shpallura si zona të veçanta të mbrojtura, sot më nuk janë nën kontrollin tonë dhe kudo afër tyre mund të hasësh nga 4-5 policë roje;
– Atëherë, nuk kishim enklavat njënacionale, sot i kemi me bollëk…e kishim Kosovën në kufijtë e veta të përcaktuara administrative si tërësi, sot nuk e kemi…
Sikur po vërehet nga këto krahasime të çuditshme, si në kohën e pavarësisë “ahtisariane” të Kosovës shtet sot, ashtu edhe të asaj të KSA të Kosovës “titiste” dikur, shqiptarët mund të lypin gjithçka dhe të kenë çdo gjë, por kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk guxonin të kërkonin të drejtën e tyre të garantuar edhe me dokumentet dhe kartat tjera ndërkombëtare, sikurse është e drejta për vetëvendosje dhe mundësia e bashkimit me Shqipërinë?!
Një kërkesë të tillë popullore, sot në Kosovën “ahtisariane”, bile-bile, e kemi të ndaluar edhe me Kushtetutë??!
Por, për fund, sido që të jetë, edhe përpos këtyre krahasimeve, padyshim se, të gjithë sot duhet të jemi të kënaqur që, mbi të gjitha, tanimë nuk e kemi “SHKAUN” MBI KOKË!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-41-780x439.jpg)
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475993596_923708333302759_576153060210992953_n-e1738836825554-780x439.jpg)
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_16-4-780x439.png)
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin