LAJMI I FUNDIT:

Restorant edhe në parkun Solana

– Vazhdon shkatërrimi i pamëshirshëm i hapësirave të gjelbra në Mitrovicë –

Këtyre ditëve, anëtarëve të Komitetit për politikë e financa të Asamblesë komunale në Mitrovicë i është shpërndarë rendi i ditës, ku propozohet që një pjesë e parkut “Solana” te Ura e Gjakut në Mitrovicë, të jepet për shfrytëzim privat për ngritjen e një restoranti aty, demek me qëllim të ruajtjes së parkut.

Kjo është ironi kulmore. Në emër të ruajtjes së parkut shkatërrohet parku për të cilin gjatë 10 viteve të fundit janë dhënë dhjetëra mijëra euro në dy raste.


Herën e parë u rregullua me fonde të Bashkimit Evropian dhe shiritin e tij e preu hiç më pak se Javier Solana. Prej këtu edhe filloi të quhet “Parku Solana”.

Herën e dytë, jo më larg se vitin e kaluar, u dhanë edhe disa dhjetëra mijëra euro nga Komuna e Mitrovicës përkatësisht nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Tani propozohet që gjithë këto investime të shkojnë huq dhe dikush aty të bëjë restorant, thuajse pak restorante ka në Mitrovicë, për më tepër që shumica e tyre po bankrotojnë nga fukarallëku që po e kaplon Mitrovicën seç ditë e më tepër.

Në këtë mënyrë po vazhdohet shkatërrimi i pamëshirshëm i hapësirave të gjelbra edhe ashtu skajshmërisht të pakta në Mitrovicë.

Shkatërrimi i hapësirave të gjelbra në qytetin më të ndotur në Evropë, ku vdekshmëria nga kanceri është 4 herë më e shprehur se në çdo qytet tjetër të Evropës, paraqet vepër kriminale të terrorit masiv e cila herë do kurdo do të gjykohet.

Ata që do të votojnë për vendime të tilla do të turpërohen më vonë dhe do të dënohen me burg në momentin që Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nuk do të ketë arsyetim për ta se tjetërkush i ka hëngër mollët e atyre po u mpihen dhëmbët.

Në fakt, për ata që po i hanë mollët mund të mos ketë dëshmi por ata që votojnë për vendime të tilla nuk kanë se si ta fshehin përgjegjësinë e tyre.

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Kalo në kategori