Beogradi insiston në modelin qipriot të zgjidhje së statusit të Kosovës
Beogradi në formë diplomatike dhe tinëzare po punon me Brukselin dhe një pjesë të Bashkësisë ndërkombëtare në degradimin e statusit të tanishëm Ahtisarian të Kosovës dhe mundësinë e kthimit të bisedimeve të reja. I ashtuquajturi sekretar i Ministrisë për “Kosovë e Metohi”, Oliver Ivanoviq, kohë më parë për disa mediume serbe kishte deklaruar se Beogradi është duke e rishikuar pozicionin e modelit qipriot për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe se për qëllim final ka mbrojtjen territoriale dhe integritetin e Serbisë në Kosovë.
Ky farë ministri tha se modeli qipriot është shumë i ngjashëm me Kosovën, sepse në dy rastet ka ardhur deri te ndarja e njëanshme e dy grupeve nacionale dhe ka shumë ngjashmëri në mes veti. Ai shtoi se, krejt kjo punë do të bëhet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cili sipas tij do të jetë në favor të Beogradit.
Propozimit të Beogradit iu kishte përgjigjur ambasadori amerikan në Prishtinë z.Kristofer Dell, i cili gjatë një vizite në komunën e re serbe të Kllokotit kishte thënë se Beogradi dhe Prishtina mund të bisedojnë vetëm për probleme reale dhe jetësore të banorëve të Kosovës dhe jo për statusin e saj, sepse sipas tij kjo tashmë është zgjidhur.
Por, për çudi deri më tani nuk kishte ndonjë përgjigje të institucioneve shtetërore të Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila siç po shihet nuk plan dhe strategji të qartë veprimi. MPJ-ja ka mbetur mbrapa në diplomaci dhe iniciativat, aksionet e saj diplomatike të devalvimit të këtyre qëndrimeve të Beogradit nuk po shihen askund. Diplomacia e Kosovës nuk është aktive, dinamike, nuk reagon me kohë dhe momente të duhura.
Joefikasiteti dhe ngurtësia e saj në veprime diplomatike ka bërë që diplomacia e Beogradit të këtë gjithmonë ofensive diplomatike dhe avantazh në arenën ndërkombëtare. Po ashtu, Beogradi duke shfrytëzuar dobësitë e saj po krijon vështirësi të theksuara në planin diplomatik dhe po paraqet pengesa të ndryshme, si në njohjen e shtetësisë së Kosovës, por edhe në pengimin e iniciativave të ndryshme integruese rajonale e me gjerë të Kosovës.
Tashmë, shtrohet pyetja, pse ambasadori amerikan Kristofer Dell të mbroj dobësitë e institucioneve të Kosovës? Deri kur dikush tjetër duhet të thirret në emër të popullit të Kosovës? Përgjigja është, sepse institucionet përkatëse të shtetit të Kosovës nuk janë të afta dhe nuk janë në nivel të detyrës së tyre, pra nuk kanë resurse njerëzore dhe kapacitete të mjaftueshme shtetërore.
Kjo Ministri duhet të ketë ndryshime të mëdha në mënyrë që të ketë performancë më të mirë në kryerjen e obligimeve dhe detyrave të saj shtetërore. Kjo Ministri ka nevojë për njerëz të aftë, të rinj, me energji të mëdha, të shkolluar, profesionistë të mirë dhe me vizion të qartë për të ardhmen e vendit të tyre dhe vetëm kështu mund të kenë suksese më të mëdha, sepse sfidat për shtetin e ri janë të ndryshme dhe të rënda.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin