Fatmirët dhe jovanët, rrahmanët dhe draganët!
Një epitaf politik:
Zgjedhjet lokale në Kosovë më në fund përfunduan, nëse vërtetë përfunduan! Sikur edhe serialet televizive që nisin dhe përfundojnë, disa me tragjedi, disa të tjera me happy end. Është interesant të thuhet se këto zgjedhje janë përsëritur dhe stërpërsëritur vetëm në komunat ku ka fituar PDK me të vetmin përjashtim të Gjakovës ku, edhe pas përsëritjes së votimit me meritë pati fituar Pal Lekaj i AAK-së. Kandidati i AKR-së për kryetar të Gjakovës edhe sot e kësaj dite nuk pajtohet me këtë humbje dhe për këtë arsye, së paku dy orë në ditë kërkon adresa në internet ku mund të ankohet me shpresë se do të dëgjohet zëri i saj! Dhe se do të përsëriten zgjedhjet! I njëjti sindrom është edhe në Mitrovicën e Jugut ku gjithashtu kandidati i AKR-së për kryetar, miku im Nexhmedin Spahiu ëndërron me sy hapur se zgjedhjet duhet të përsëriten për faktin se ai nuk u bë kryetar!
Karakteri i pjesëtarëve të shoqërisë civile është i përçudshëm në raste kur nuk fitojnë ndërkaq që mendojnë se janë të parapaguar të fitojnë gjithmonë! Menjëherë, në mënyrë refleksive u aktivizohet instinkti denoncues i cili drejtohet, urbi et orbi, në të gjitha anët e botës! Karakteristikë tjetër e këtyre zgjedhjeve ka qenë kontestimi dhe mospranimi i rezultateve. Mirëpo, gjithashtu duhet të theksohet se pas çdo përsëritjeje të votimit, kandidati i partisë që nuk i ka pranuar rezultatet është ndarë shumë më keq se në raundin paraprak. Janë rrahur dhe turpëruar keq, pa ndonjë nevojë! Po e kanë hallall se vet e kanë kërkuar!
Kandidatët që kanë humbur në këto zgjedhje lokale, përveç kokëfortësisë dhe trajtimit të kundërshtarit , jo si rival politik por si armik i cili duhet të luftohet me të gjitha mjetet nuk kanë dëshmuar se i njohin rregullat e lojës politike! Këtë e them duke pasur parasysh faktin se asnjëri që i humbi zgjedhjet nuk shkoi te fituesi për t’i uruar fitoren dhe për t’i ofruar ndihmë në realizimin e projekteve që janë në interes të të gjithë qytetarëve nga programi i tyre parazgjedhor, aq më parë që edhe këta kanë pasur projekte të mira.
Duket se interesi i qytetarëve ka qenë në planë të dytë! Gjuha e përdorur në këtë fushatë ka qenë e ashpër, përjashtuese, akuzuese dhe shpeshherë edhe fyese! Mirëpo zbulimi më i madh, të mos them epokal në kuptimin negativ i këtyre zgjedhjeve ke qenë Nesrin Lushta! Diçka e papërsëritshme! Paraqitja e saj ka qenë kurrfare hiç! Ky është shembull tipik kur profesionalizmi nuk është kriter përcaktues por vullneti dhe dëshira e subjektit politik për ta kontrolluar procesin zgjedhor përmes KQZ-së. Madje, duket se alkimisti i pafat, në rastin konkret presidenti Sejdiu, në vend të Gurit Filozofik ka përdorur ndonjë guri tjetër andaj i ka dalë Nesrin Lushta! Alkimisti i vërtetë asnjëherë nuk e ngatërron formulën e shndërrimit e metalit në ari. Te ne duket se ka ngjarë një defekt!
Në edicionin e Përrallës me Tupan të Gjilanit figura më qesharake dhe më tragjike ka qenë kandidati i koalicionit AAK- LDK, z. Fatmir Rexhepi. Fushatën e ka nisë dhe përfunduar me turbopatriotizëm dhe hiperdemokraci! Imagjinare gjithsesi! E ka akuzuar zotni Hashim Thaçin, kryeministrin aktual se është neostalinist, me demek stalinist i ri. Titisti i vjetër të akuzon për neostalinizëm! Pastaj, se në këmbim të votave po shpërndan thasë me miell, oriz, sheqer, kafe , çaj, krip etj.etj. E kriposi fare, me një fjalë! Kishte akuza se Hashim Thaçi ka deficit demokratik, kombëtar etj. Se është Pijemont i korrupsionit, krimit të organizuar dhe atij spontan etj. Se po rrinë tërë kohën në Gjilan (sikur Gjilani të ishte në Angolë e jo në Kosovë!). Se e ka zhvendosur kabinetin qeveritar në Gjilan që ishte pjesërisht e vërtetë sepse aty kishte edhe përfaqësues të LDK në qeverinë e Pehlivanit të Madh, sipas Fatmir Rexhepit pra fjala është për Hashim Thaçin!
Para publikimit të rezultateve preliminare, në një intervistë për mediet elektronike, Fatmiri nuk kishte fare dyshim në fitoren e tij prandaj fillimisht shprehej si kryetar i Gjilanit ndonëse e dinte shumë mirë se “ i kishte hypur dhisë”! Kur u bind se e ka fshirë cunami elektoral, Fatmir Rexhepi deklaroi se në Gjilan nuk ka fituar demokracia por PDK-ë! Sikur PDK të ishte SPS-i i Serbisë apo ajo nacionasocialiste e Adolf Hitlerit! Sipas tij, po të fitonte LDK, do të fitonte demokracia. Se në Gjilan kanë fituar pehlivanët dhe jovanët! Me një fjalë se Jovani dhe jovanët (serbët) paskan fituar në Gjilan! Sipas tij janë krejt njëjtë, si PDK, si pehlivanët, si jovanët! Dhe këtë e thotë kandidati i një partie, LDK, e cila, nëse nuk është formuar nga jovanët atëherë nuk ka pasur gjasa të formohet pa rrahmanët dhe draganët!
Fatmir Rexhepi e ka një histori të cilën e njohin mirë gjilanasit andaj nuk ka fituar! Dhe, është bërë mirë që nuk ka fituar! Kur u vranë dy protestues paqësorë të lëvizjes “Vetëvendosje!”, Arben Xheladini dhe Mon Balaj nga policët rumunë të UNMIK-ut, Fatmiri si ministër i Brendshëm, vetëm pasi e urdhëruan të largohet deklaroi se nuk ishte i zoti” ta tremb as macen nga përsheshi”! Në vend se të urdhëronte hetimet për krim ndaj bashkëkombëseve të tyre të cilët u ekzekutuan në mënyrën më kriminale, nga ministri u bë këshilltar! Me rëndësi ishte se nuk mbeti pa përshesh! Në fund të fundit edhe jovanët janë qytetarë të Republikës së Kosovës, me të drejtë vote dhe është e drejtë e tyre për kënd do të votojnë! Madje, sipas Ahtisarit të cilin Fatmiri asnjëherë nuk e kundërshtoi, jovanët kanë më shumë të drejta se vet Fatmiri dhe unë, gjithnjë sipas parimit të diskriminimit pozitiv. Po këtë punë Fatmiri e dinë shumë mirë sepse i ka votuar të gjitha ligjet, në të gjitha pakot që i janë ofruar, pa i lexuar fare!
Së bashku me shokë! Madje, mund t’ju duket si barsoletë ndonëse është krejt e vërtetë se pikërisht përfaqësues të lart të koalicionit, kandidat i së cilit ishte Fatmiri gjatë vizite të një fshati të banuar me jovanë, në kërkim të votave natyrisht, e që është krejt normale, pasi i kaploi dalldia dhe u rrit adrenalina, e qerasën muzikën e jovanëve me 150 euro të buta të Buxhetit të Dhunuar të Kosovës! Thuhet se u këndua kënga: ”Oj Jovane iza brega, po du me u ba kryetar i Gjilanit por Qemajl Mustafa ne da”! Fatmir Rexhepi asnjëherë nuk e zuri në gojë emrin e Qemajl Mustafës duke u munduar që skajshmërisht ta injoronte! Për këtë arsye i humbi këto zgjedhje dhe do zgjedhje tjera! Për arsye se personalitetin e tij, shihe ti, personalitetin e shkriu në partinë LDK-së dhe AAK-së ndërkaq që Qemajl Mustafa e ruajti individualitetin e tij përballë partisë që e kandidojë, PDK-së , pra.
Qemajl Mustafa fitoi bindshëm dhe shumë paqtë! Ai nuk e përdori fjalorin fyes dhe denigrues ndaj askujt sepse luajti shumë fer! Ai nuk i përdori as pehlivanët e as jovanët por i fitoi votat e qytetarëve të Gjilanit, shqiptarëve, serbëve, turqve, romëve dhe të tjerëve. Sepse ata ishin votues, qytetarë dhe jo pehlivanë dhe jovanë! Ishte krejtësisht e natyrshme angazhimi i Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të tjerë për sigurimin e votave për kandidatin e tyre siç ishte e natyrshme angazhimi i Lutfi Hazirit, Ramush Haradinajt dhe të tjerëve për Fatmir Rexhepin! Mos qenka dashur që Hashim Thaçi të bëjë fushatë për Fatmir Rexhepin?! Mund të jetë pehlivanë por jo deri në atë masë! Apo do të duhej që Lutfi Haziri dhe Ramush Haradinaj të bënin fushatë për Qemajl Mustafën?!
Fushatën më të fuqishme për Qemajl Mustafën e ka bërë pikërisht Fatmir Rexhepi! Dhe u bë mirë edhe për Fatmir Rexhepin që përfunduan zgjedhjet në Gjilan sepse, nëse do të vazhdonin rivotimet, Fatmir Rexhepi jo që nuk do të bëhej kryetar i Gjilanit por nuk do të kalonte as për këshilltar komunal! Mendoj se është koha e fundit, që në vend të fyerjeve, denigrimeve, diskualifikimeve kandidatët që duan të zgjidhen për t’u shërbyer qytetarëve duhet të ofrojnë programe që do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve e jo vetëm cilësinë e jetës së tyre dhe familjarëve të tyre. Si shembull eklatant se çfarë fjalori nuk duhet ta përdorin kandidatët që e kërkojnë votën e qytetarit duhet t’iu shërbejë Kuvendi i Kosovës që, jo rrallë here shndërrohet në arenë të rrugaçërisë!
Ju lutem, merreni si model si duhet të silleni gjatë fushatës zgjedhore kryetarin e zgjedhur të Hanit të Elezit, z. Refki Sumën i cili i fitoi zgjedhjet pa bërë fare fushatë dhe pa fyer ndonjëri. Thjesht, ishte i sinqert dhe e kishte besimin e qytetarëve!
Dëmet kolaterale dhe dëmet reale:
Melihate Tërmkolli, deputete e Kuvendit të Kosovës, anëtare e Kryesisë së LDK-ë si dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-ës dha dorëheqje nga të qenit anëtare e Kryesisë së LDK-së si akt i përgjegjësisë morale për shkak të humbjes së LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale. Mendoj se akti i dorëheqjes do të ishte më kuptimplotë nëse do të largohej edhe nga kreu i Forumit të Gruas ndërkaq që mandatin e deputetes e ka nga populli që është shumëfish më i vlefshëm se postet politike partiake!
Melihate Tërmkolli realisht e ka vlerësuar gjendjen në LDK-në dhe i ka identifikuar përgjegjësit për këtë gjendje! Për dallim prej Melit që këto dëme i vlerëson si reale, babaxhanët e LDK-së që janë thirrur në përgjegjësi nga Melihate Tërmkolli këto dëme i cilësojnë si dëme kolaterale që i përkasin ndonjë partie tjetër duke deklaruar se LDK është e fortë dhe se pas reformimit që do të ndodhë kur “nën fikë do të pikin dardha” do të bëhet edhe më e fortë! Grupi rebelues brenda LDK-së i quajtur Grupi i Gorenjës po sillet si minjtë para deratizimit natyror! Në mungesë të maces trimërohen skajshëm ndërkaq edhe nëse e ndjejnë mjaullimën në një distancë të madhe, me shpejtësi të dritës kthehen në birucën e tyre! Në këtë mënyrë ua kufizojnë vetes lirinë e lëvizjes!
Dikush po thotë se Meli këtë e bënë për shkak të publicitetit. Unë, sinqerisht nuk e besoj këtë sepse Melihate Tërmkolli publicitetin e fitoi në vitin 1989 kur në Kuvendin e Kosovës , nën rrezik të madh votoi kundër ndryshimeve kushtetuese në ndërkohë që shumë deputetë burra me tope të cilat i mbanin si tepricë teknologjike votuan për ndryshime! Një numër i tyre sot është akomoduar bukur mirë. A është Melihate Tërmkolli Mohikani i fundit në LDK që këmbëngul për reforma dhe shkurorëzim të një martese të aranzhuar nga të tjerët, si shans i fundit për mbijetesë të LDK-së, a po e bënë punën e Sizifes, luftën e Don Kishotit, punën e djallit apo se ndjehet e margjinalizuar dhe e humbur në këtë parti do ta shohim në një të ardhme të afërt! Mendoj se e ka mirë! Sidoqoftë, po i ndihmon kalbjes së LDK-së dhe varrosjes politike! Kjo po e bënë këtë me veprime impulsive ndërsa babaxhanët në me krye Eqën, vdekjen e LDK-së po e festojnë me muzikë dhe humor, të zi apo të bardhë, nuk është me rëndësi!
Për fund po ju tregoj në konfidencë se pas riformatizimit të paralajmëruar as do të largohen peshqit e mëdhenj e as që do të arrestohen peshkaqejt e korrupsionit! Do të jetë një grithje sipërfaqësore ku do ta pësojnë ata ministra apo zyrtarë që ushqehen me qebapë e të cilët nuk kanë as imunitet lokal ndërkaq do të mbijetojnë ata ministra, disa këshilltarë mega hajdutë, njerëz shumë të fuqishëm në hije dhe zyrtarë që kanë imunitet ndërkombëtarë! Por vetëm përkohësisht! Derisa t’i mbarojnë edhe do punë. Për ndërkombëtarët gjithsesi, në këmbim për lëkurën e tyre! Rroftë Kermabo, “luftëtar” i “pakompromis” i krimit të organizuar dhe korrupsionit! Lavdi “veprës” dhe jetës së tij! Sidomos, largimit të tij! Mirëseardhje për gjeneralin Ksavier de Marnak, trashëgimtar i tij i cili do ta luftojë krimin e organizuar po aq sa edhe Kermabo!
Pas gjeneralit de Marnak, EULEX-i dhe gjyqësia kosovare, me gjasë do të udhëhiqet nga ndonjë rreshter i KFOR-it francez! Pse jo: Fraternite, Liberte, Egalite! Në Francë, gjithsesi, në Kosovë kurrsesi!
(Autori i shkrimit është drejtor ekzekutiv i KMDLNj-së. Pikëpamjet në këtë shkrim janë personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin