Ilir Meta në Beograd – hap pozitiv i diplomacisë shqiptare
-Vënia e kurorës tek varri i ish kryeministrit Gjingjiq (simbol i rrugës Evropiane), ka kuptimin e asaj se n’çfarë rruge dëshiron ta shoh Shqipëria Serbinë.
-Kosova ka nevojë për çfarëdo komunikimi me Beogradin dhe forcimi i marrëdhënieve Tiranë-Beograd mund dhe duhet të jetë një korridor kontakti edhe për Kosovën.
Shqipëria ka filluar t’i korrë frytet para të anëtarësimit të saj në NATO. Vizita e zv/kryeministrit të Shqipërisë Ilir Meta në Beograd dëshmoi se diplomacia shqiptare tashmë është shumë më dinjitoze se më parë. Kjo vizitë u bë kohën e duhur dhe me një mesazh të kuptueshëm: Shqipëria tashmë nuk diskuton me Beogradin për Kosovën. Tashmë diskuton për Luginën e Preshevës. Lidhur me Kosovën ka mospajtime me Serbinë sikur që ka edhe Kroacia me Serbinë, por tashmë për Shqipërinë, Kosova është kapitull i mbyllur sa i përket obligimeve ndaj saj. Këtë mesazh e ka përçuar vizita e Ilir Metës në ndërdijen e opinionit serb dhe atij ballkanik.
Një veprim tërësisht origjinal ishte vënia e kurorës tek varri i ish kryeministrit Gjingjiq (simbol i rrugës Evropiane të Serbisë), që ka kuptimin e asaj se n’çfarë rruge dëshiron ta shoh Shqipëria Serbinë. Sigurisht që do t’ishte më e rrugës që para se te varri i Zoran Gjingjiqit, të hidhte një kurorë tek sheshi “Sllavia”, sheshi ky qendror i Beogradit, ku ndodhet përmendorja e socialdemokratit serb të fillimit të shekullit XX, Dimitrije Tucoviq.
Tucoviqi është autor i librit “Serbia e Shqipëria” ku denoncon masakrat serbe ndaj shqiptarëve dhe argumenton të drejtën e shqiptarëve për të pasur shtetin e tyre. Tucoviqi madje duke replikuar me publicistët serbë, të cilët madhështinë e figurës së Skënderbeut ia atribuonin “nënës së tij sllave”, na zbulon se heroi kombëtar serb Karagjorgje Gjorgje Petroviq, gjyshi i Mbretit Petar I Karagjorgjeviq, mbretit serb të kohës kur shkruante Tucoviqi ka pasur edhe nënën edhe babën shqiptarë nga fisi i Kelmendit.
Sigurisht që Ministri i Jashtëm shqiptar do të duhej t’i bënte respekt këtij burri të madh në qendër të Beogradit. Madje për këtë ekzistonte edhe një arsye shtesë: origjina partiake e Ilir Metës dhe Dimitrije Tucoviqit. Tucoviqi ishte ndër socialistët e parë në Ballkan, dhe sigurisht më i shquari i kohës. Por si duket Meta nuk i ka pasur të njohura këto fakte, dhe të paktën bëri mirë që nderoi Gjingjiqin i cili nuk shquhet për miqësi me shqiptarët por t’paktën me gjermanët po. Është mirë që ketë ta kenë parasysh në rast të ndonjë vizite në të ardhmen Presidenti apo Kryeministri i Shqipërisë, e pse jo, kjo vlen edhe për liderët kosovarë.
Kosova ka nevojë për çfarëdo komunikimi me Beogradin dhe forcimi i marrëdhënieve Tiranë-Beograd mund dhe duhet të jetë një korridor kontakti edhe për Kosovën. Nëse në kohën e Enver Hoxhës linja Tiranë-Beograd funksiononte për të futur nëpër burgje të rinjtë shqiptarë të Kosovës të organizuar në celulat ilegale, tani ky korridor politik mund të shërbejë për të ofruar Prishtinën dhe Beogradin drejt Bashkimit Evropian dhe drejt NATO-s.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë