Cila dorë qenka më e kuqe!?
Që dikush të brengoset për të tjerët, fillimisht duhet t’ia bëjë një pyetje vetës se, kush në të vërtet jam unë, ia dua të mirën atij, apo vet unë kam qenë pjesëmarrës në shndërrimin e jetës së tij në ferr të kësaj bote. Që dikush të futet në gara se, kush shkrepi plumb i pari në harmonin e marrëdhëniet ndëretnike në vend, urgjentisht duhet t’ia bëjë një retrospektivë ngjarjeve të cilët e cenuan paqen në vend, duhet të interesohet rreth dënimit të aktorëve të këtyre krimeve dhe rreth pësimit e degradimit të personave të pafajshëm.
Që dikush ta akuzojë dikë për krime dhe vrasje, së pari duhet të turpërohet për lirin e kriminelëve dhe për robërinë e të pafajshmëve. Ndodh që kriminelët të jenë pikërisht ata që akuzojnë, pse jo edhe ata që mbrohen me kundër akuza. Ndërkaq, pësorja si zakonisht dhe në vazhdimësi bie mbi popullin tonë të pafajshëm, i cili përpos që moralisht i dënoi këto mishmashe të fëlliqura, ende diçka konkrete nuk ka arritur të bëjë, neglizhencë kjo, si rrjedhojë e mbështetjes në forcën e të zgjedhurve tanë.
Gjatë këtyre ditëve, patëm rastin të njoftohemi me akuza të ndërsjella mes partisë maqedonase në pushtet dhe partisë opozitare maqedonase.
Duke mos u munduar dhe u lodhur shumë për objektin fyes e provokimin e radhës, kësaj here partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja, hapi një çështje të re akuzash (por të njohura nga ne që moti) ndaj kreut të LSDM-së.
Cërvenkovski vihet nën akuzë për incidentin në Bit Pazar gjatë vitit 1993, ku sipas VMRO-DPMNE-së u ushtrua dhunë brutale. Gjoja se prej këtu paska filluar (dis)harmonia e marrëdhënieve ndëretnike.
Në media, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Biçikliski, deklaroi kështu: “Me LSDM-në dhe Branko Cërvenkovskin filloi shuarja e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Me LSDM-në dhe Branko Cërvenkovskin filloi përkeqësimi i bashkëjetesës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. LSDM-ja dhe Branko Cërvenkovski i kanë rrahur qytetarët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Branko Cërvenkovski ka keqtrajtuar këta qytetarë me ushtrimin e dhunës në mënyrë brutale nga policia, Branko Cërvenkovski është i papërmirësueshëm”.
Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Emilijan Stankoviq, zëdhënës i LSDM-së. Mes tjerash ai tha: “incidenti i Bit Pazarit nuk është asgjë nëse krahasohet me luftën e 2001-shit dhe viktimat e rëna gjatë asaj periudhe, sa do që Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja të mundohen të futin në konfuzion opinionin me transmetimin e spoteve nga e kaluara, mbrëmë Gjorçe Petrovin, sot Bit Pazarin e nesër ndoshta Kuklishin, ajo nuk është asgjë në krahasim me vetëm një shembull, Konfliktin e vitit 2001, Qeverinë e Lubço Georgievskit, dorën e djathtë e tij, Nikolla Gruevskin, viktimat në civilë, personat e zhvendosur, skenarët për ndarje të Maqedonisë, ide prej të cilave Gruevski asnjëherë nuk hoqi dorë”.
Kështu filluan lojërat nënçmuese të radhës të politikës maqedonase kundrejt popullit shqiptare, e jo të politikës shqiptare. Partia në pushtet doli me spot për trazirat e Bit Pazarit të shtypura me dhunë nga lideri i LSDM-së, kurse nga LSDM-ja lëshuan spotin që tregon në mënyrë reale Maqedoninë 2010, si dhe shpenzimin e parave nga ana e Qeverisë.
Ndërsa publiku i cili duhet të jetë në lojë në cilësinë e mbrojtësve (partitë shqiptare), nënçmimet e radhës i shikuan si probleme të partive maqedonase. Jo të nderuar, këto janë probleme tona, ku me gjakun e shqiptarëve zhvillohen kampanja dhe marketingje politike. Në këto akuza kishin harruar qëllimisht t’i paraqesin viktimat e këtyre aksioneve barbare. Kësisoj, ata u morën vetën me formën, duke e anashkaluar tërësisht përmbajtjen.
Normalisht që do e anashkalojnë, kur kihet parasysh fakte se, burgjet dhe varrezat e produkteve të këtyre aksioneve janë të mbushur vetëm me shqiptarë. Me këtë, këta të pandershëm dëshirojnë që të artikulojnë edhe më tej zymti dhe tmerr ndaj nënave shqiptare që ende po i lëngojnë plagët e marra me rastin e vrasjeve dhe burgosjeve të bijve të tyre. Nëna e djemve të tillë, të cilët akuzohen për ndonjë vepër penale, sot e mot, mëngjes e mbrëmje, është duke i pritur bijtë e saj që së bashku ta festojnë bajramin dhe festën e 28 nëntorit.
Po ashtu, nëna e djalit tjetër, mëngjes e mbrëmje pret të takohet me djalin e saj në botën tjetër, për të cilin organet kompetente maqedonase i thanë se të birin tuaj e ka vra vëllai i tij i gjakut, ndaj ne kundër tij do të jemi të pamëshirshëm. Por, nënat shqiptare, fare mirë i dini këto dredhia, sepse të njëjtin fat e patën edhe baballarët e tyre, në ditët e fundit të shërbimit ushtarak, duke ia sjellë xhenazen në shtëpi, me arsyetim se filan personi ka bërë vetëvrasje, edhe atë me automatik pas shpine.
Këto raste të tmerrshme për kauzën tonë shqiptare, më së mirë i ndërthuri Fan Noli në poezinë “Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur” ku në strofën e parë poeti këndon: Nëno moj, mbaj zi për vëllanë, me tre plumba na i ranë, na e vranë e na e shanë, na i thanë trathëtor.
Ndaj, politikanët tanë nuk duhet ta harrojnë faktin se, shqiptarin kur ta prekësh në moral, kur ta akuzosh pa të drejtë, kur ta shpallësh tradhtar dhe kur tenton t’i shtysh në hasmëri ndërmjet veti, atëherë ke tentuar që shqiptarin ta varrosësh të gjallë dhe heshtja në garën se kush më shumë paska mbytur shqiptarë, apo kush më shumë i paska duart e kuqe me gjak shqiptari, gjithsesi se është më e dëmshme se vetë krimet e bëra nga ata.
Nuk lejojmë që mbytja e dy apo tre shqiptarëve të krahasohet me kurrgjë, me arsyetimin se partia tjetër paska mbytur shumë më shumë në luftën e 2001-shit, edhe atë civil të pafajshëm. Nëse është kështu, atëherë pse nuk e paraqesin ndonjë padi penale në organet e gjykatave vendore dhe ndërkombëtarë. Por, ne fare mirë e dimë se sa ata ndjejnë keqardhje për vrasjen, trazirat dhe burgosjen e shqiptarëve, ndaj përmes këtij shkrimi, shfrytëzoj rastin t’i bëjë thirrje ndërgjegjes shqiptare (lexo: kryesisht politikës shqiptare) për një garë shumë të ndjeshme, që sot e asnjëherë, këto vrasje dhe burgosje nuk do t’ia falim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin